Kolec Topalli, nyjat e shqipes, botimet “Toena”, Tiranë, 2009
Abstract
Monografia Nyjat e shqipes e Kolec Topallit pason një sërë botimesh të tjera serioze të autorit mbi probleme të rëndësishme të historisë së gjuhës shqipe si theksi i shqipes, çështje të zhvillimit historik të zanoreve, diftongjeve, bashkëtingëlloreve (sonante, mbylltore, fërkimore) etj. Në monografinë Nyjat e shqipes Kolec Topalli trajton në mënyrë të hollësishme problemet e nyjave në shqipe. Në këtë vepër çështjet e nyjave të shqipes janë paraqitur dhe renditur në kapituj përkatës: Formimi i nyjave; format e nyjave dhe burimet e tyre; funksionet e nyjave; paranyjëzimi i mbiemrave; zhvillime të nyjave në kushtet e sand’hit; nyja joshquese; mosha e nyjave.Downloads
References
-
K. Topalli, Theksi ne gjuhën shqipe, Tiranë, 1995; K. Topalli, Fonetika historike e gjuhës shqipe, botime Dituria, Tiranë, 2007; Evolucioni historik i përemrave të shqipes, Tiranë, 2008.
-
Me të drejtë shtrohet nga Topalli (Nyjat, f. 258-259) çështja e vështirësisë së zgjidhjes së këtyre problemeve, duke qenë shqipja një gjuhë e dokumentuar vonë me shkrim dhe duke qenë se nyjat duhet të jenë formuar disa shekuj para shkrimeve të hershme të saj.
-
K. Topalli, Nyjat e shqipes, Tiranë, 2009, f. 258-275. Nuk kanë munguar në këtë kapitull shtjellime të pikëpamjeve të gjuhëtarëve shqiptarë si Çabej, f. 261, Riza, f. 261, Gjinari, f. 262, Shaban Demiraj, f. 262, Bokshi, f. 263 etj.
-
K. Topalli, Nyjat e shqipes, Tiranë, 2009, f. 40: Selman Riza është i pari gjuhëtar që nyjat e shqipes i ka bërë objekt në një monografi të veçantë, duke trajtuar problemet e tyre të sinkronisë dhe të diakronisë.
-
S. Riza, Vepra 3, Prishtinë, 2002, f. 169 ( nyjen e prapandejtuar tek mbiemrat I mirë etj. shqipfolësi bashkëkohor nuk e ndien më aspak si të këtillë, dmth., si element caktues, e prandaj këta mbiemra ai dhe i prapanyjëzon në substantivim e sipër: I mirI etj.).
-
Shih S. Riza, Vepra 3, Prishtinë, 2002, f. 169 (Edhe me të vërtetë, në shqipen bashkëkohore, nyja e caktuar, në bashkëvajtje me emra, prapandejtohet ose prapangjitet, e prandaj quhet: artikull postpozitiv ose nyjë e prapme, më drejtë, nyjë e prapandejtuar, ose e prapangjitur, p.sh., burrI etj. ; kurse në bashkëvajtje me mbiemra ajo përkundrazi parandejtohet, e prandaj quhet: artikull prepozitiv ose nyjë e parme, më
-
drejtë, nyjë e parandejtuar, p.sh. i mirë etj.).
-
S. Riza, Nyjat e shqipes në tekstet e pesë autorëve tanë më të vjetër, SF, n. 1, 1983. Riza u ka kushtuar vëmendje edhe problemeve të tjera të gjuhës së këtyre autorëve: sistemit rasor, terminologjisë emërtuese të rasave të veçanta (në veçanti të së ashtuquajturës kallëzore parafjalore), sinkretizmit të rasave, përdorimit të formave të pashtjelluara të foljes etj.
-
Në lidhje me termin nyjë zero që përdoret krahas termave nyjë shquese dhe nyjë joshquese, Bokshi u përmbahet trajtimeve përkatëse të Hjelsmlevit, të cilat ai i citon në frëngjisht dhe që kanë të bëjnë me dallimin që Hjelmslevi bën midis nyjës shquese (fr. L’article dit défini est un morphème de concrétisation qui indique que l’objet ou sa qualité est supposé connu à l’interlocuteur, à celui qu’on parle), nyjës joshquese (fr.
-
Article indéfini, un morphéme de concrétisation qui indique que l’objet ou sa qualité est supposé inconnu à l’interlocuteur), dhe nyjës zero (fr. Article zer, par opposition aux deux autres, un morphème d’abstraction).
-
K. Topalli, Nyjat e shqipes, Tiranë, 2009, Kreu Formimi i nyjave, f. 54.
-
K. Topalli, Nyjat e shqipes, Tiranë, 2009, f. 263: Me këtë përfundim ky gjuhëtar hedh poshtë mendimin për një lashtësi paralatine të prapavendosjes së nyjës në gjuhën shqipe në bazë të trajtës së shquar të kallëzores njëjës dhe në bazë të emërores së shquarM të emrave me –on (ftoi).
-
Një pikëpamje të tillë të ngjashme me atë të Çabejt Topalli e shpreh edhe në Kreun III të veprës, me titull Funksionet e nyjave, ndërsa trajton edhe dallimin midis nyjës së prapme dhe asaj të përparme, f. 137: Nga dy nyjat e shqipes, nyja e prapme, që është edhe më e lashta dhe i është ngjitur emrit, është më e qëndrueshme dhe më e lidhur me emrin pas të cilit qëndron; kurse nyja e përparme, që është më e re dhe nuk
-
është përngjitur me emrin, është më pak e qëndrueshme dhe në ligjërim të lidhur shpeshherë mund të mungojë.
-
Në gjuhët romane perëndimore njihet ekzistenca e nyjës së përparme, e cila mendohet të ketë lindur nga dëftorët përgjegjës të latinishtes.
-
K. Topalli, Nyjat e shqipes, Tiranë, 2009, f. 50.
-
Ndër të tjera shih edhe E. Likaj, Format analitike në gjuhën shqipe, Tiranë, 1997, f. 132.
-
E. Likaj, Format analitike në gjuhën shqipe, Tiranë, 1997, f. 132. Shih edhe E. Likaj, Disa çështje të zhvillimit historik të nyjave në gjuhën shqipe, në SF n. 1, 1977.
-
Në këtë rast Topalli i referohet rendit të drejtë të vendosjes së përemrit dëftor ndaj emrit djalë apo vajzë në sintagmat ai djalë apo ajo vajzë, në ndërtime aktuale të shqipes së sotme, e që më pas ai do t’i krahasojë edhe me ndërtime përgjegjëse në gjuhë të tjera.
-
K. Topalli, Nyjat e shqipes, Tiranë, 2009, f. 55: Në gjuhën shqipe, që e ka humbur pjesërisht sistemin e vjetër të eptimit, fjalët shërbyese, siç janë parafjalët, pjesëzat etj., kanë pozicion të ngulët e jo të çlirët ndaj fjalës me të cilën lidhen. Një prirje e tillë nuk përjashton as nyjat që u ngjiten emrave.
-
K. Topalli, Nyjat e shqipes, botim i cituar, 2009, f. 55: Në këtë rast ata (mbiemrat) shprehin sende konkrete njëlloj si emrat, duke u bërë emërtimi i sendit në bazë të cilësisë së tyre.
-
K. Topalli, Nyjat e shqipes, botim i cituar, 2009, f. 56: Kjo nyjë, që në këto sintagma ka marrë kuptime të veçanta, duhet dalluar nga nyjat e përparme të mbiemrave e të emrave të rasës gjinore, të cilat e kanë burimin jo drejtpërdrejt nga përemrat dëftorë, por nga nyjat e prapme të emrave me përsëritjen e tyre.
-
E. Çabej, Rreth disa çështjeve të historisë së gjuhës shqipe, BUSHSHT, n. 3, 1963, f. 79.
-
Ky fakt do të përbënte diversitet të shqipes në krahasim me të tjera gjuhë indoevropiane dhe me ndërtimet e sotme të shqipes (ai djalë, ajo vajzë; it. quest’uomo, questa ragazza, fr. ce fils, cette fille; angl. this man, gjerm. Dieser Mensch etj.), në të cilat nyja mban pozicion të paravendosur se pikërisht përemri dëftor përkatës ka një pozicion të tillë.
-
K. Topalli, Nyjat e shqipes, Tiranë, 2009, f. 60.
-
Po aty, f. 60.
-
Më tej (f. 140) do të nënvizohet fakti që nyjat e prapme kryejnë edhe funksionin e tregimit të kategorive gramatikore të emrave (gjini, numër, rasë). Këto nyja nuk përdoren te mbiemrat veçse në rastet e emërzimit të tyre, d.m.th., kalimit në klasën e emrave.
-
K. Topalli, Nyjat e shqipes, Tiranë, 2009, f. 138.
-
K. Topalli, Nyjat e shqipes, Tiranë, 2009, f. 140.
-
K. Topalli, Nyjat e shqipes, Tiranë, 2009, f. 138: Prandaj rastet e përdorimit të mbiemrave të prapanyjëzuar dëshmojnë kalimin e tyre në kategorinë e emrave (mbiemra të emërzuar), duke shënuar objekte konkrete, që emërtohen me anë të cilësisë së tyre, p.sh. : e zeza e thoit”një njollë nën thua, pjesa e zezë e thoit”, e verdha e vezës “pjesa e rrumbullakët e vezës, që ka ngjyrë të verdhë”.
-
Të vërehen edhe shembujt që kanë të bëjnë me përdorimet pa nyjë të përparme të tipit zi/ zia “hidhërim i thellë, fatkeqësi”, shkurt “muaji i dytë i vitit”, nga mbiemri i shkurtë, toponimi Vjerdhë, nga mbiemri i verdhë etj., patronimet e tipit Ziu, Zeza, me origjinë nga mbiemri i zi/ e zezë, antroponimi e patronimi Bardh etj.
-
K. Topalli, Nyjat e shqipes, Tiranë, 2009, f. 140: Ndonjë mbiemër me origjinë emërore mund të përdoret formalisht me nyjë të prapme, por pa qenë i emërzuar. I tillë është mbiemri i fundit/ e fundit, ku kemi një gjinore të shquar të përdorur si mbiemër, duke u nisur nga sintagma të tilla gjenitivale, si shtresa e fundit, ku fjala fund ka pasur kuptimin konkret të pjesës së fundit (dyshemesë, tabanit) e më vonë ka marrë kuptimin mbiemëror që kanë gjuhët e tjera për këtë fjalë (khs. it. ultimo. fr. dernier, ang. last,
-
gjerm. letzt).
-
K. Topalli, Nyjat e shqipes, Tiranë, 2009, f. 178: Paranyjëzimi i mbiemrave të shqipes është i lidhur ngushtë me shfaqjen e nyjave, të cilat janë bërë treguese të gjinisë, numrit dhe rasës te kjo kategori leksiko-gramatikore. Me këtë proces mbiemrat janë kthyer në forma analitike me tregues gramatikorë të paravendosur, ndryshe nga ç’ndodh me emrat, që treguesit gramatikorë i marrin prapa tyre.
-
K. Topalli, Nyjat e shqipes, Tiranë, 2009, f. 179.
-
Ky fakt nuk presupozon që domosdoshmërisht emri dhe mbiemri duhet të bëjnë pjesë në të njëjtin lakim. Siç e thamë më sipër, mbiemrat me –a janë vetëm femërorë dhe përcaktojnë edhe femërorët me –us të lakimit të dytë që shënojnë pemë, drurë: pinus alta, pishë e lartë; fagus procera, ah i lartë.
-
Nuk janë të pakta në gjuhën latine rastet kur gjinia e emrit është më tepër një kategori semantike sesa thjesht gramatikore. Kjo ndodh me emërtime gjeografike qytetesh, krahinash, lumenjsh të mëdhenj, ishujsh, me emërtimet e frutave, të pemëve e drurëve, perëndive e perëndeshave etj.
-
K. Topalli, Nyjat e shqipes, Tiranë, 2009, f. 181.
-
Gj. Buzuku, Meshari, Tiranë, 1968, f. 275/a.
-
Gj. Buzuku, Meshari, Tiranë, 1968, f. 323/b.
-
Gj. Buzuku, Meshari, Tiranë, 1968, f. 161/a.
-
F. Blanchus, Dictionarium latino-epiroticum. ., Romae 1635, 215.
-
P. Bogdani, Cuneus prophetarum, botim kritik përg. nga A. Omari, Tiranë, 2005, f. 5.
-
Siç u tha dhe më parë, dukuria e shfaqjes së fundoreve formale të ngjashme me ato të emrit shfaqet në mbiemrat grekë dhe latinë.
-
K. Topalli, Nyjat e shqipes, Tiranë, 2009, f. 204.
-
K. Topalli, Nyjat e shqipes, Tiranë, 2009, f. 204. Në këtë përqasje sintagmash emërore në shqipen e vjetër dhe në latinishte, vërehet përputhje edhe në drejtim të rendit të vendosjes së mbiemrit ndaj emrit të përcaktuar. Ndërsa në drejtim të topikës së emrit ,Zotnë/ Dominum gjithsecila gjuhë ka ruajtur tipicitetin përkatës në drejtim të rendit të gjymtyrës drejtuese të një emri që merr përcaktor në rasën gjinore.
-
Gj. Buzuku, Meshari, Tiranë, 1968, f. 143/a.
-
K. Topalli, Nyjat e shqipes, Tiranë, 2009, f. 204-205. Topalli në lidhje me këtë dukuri vë në dukje ndryshueshmërinë e rasteve të mësipërme, meqë tek autorët e vjetër mbiemri lakohet në rasat e zhdrejta të shumësit, ndërsa në folklor ky lakim shfaqet në rasat e drejta dhe në të dy numrat. Në folklor lakimi i mbiemrit shfaqet kur është në shkallën sipërore, i prirë nga ndajfolja mâ.
-
K. Topalli, Nyjat e shqipes, Tiranë, 2009, f. 221. Po aty, (f. 240-241), Topalli nënvizon: Të gjitha faktet gjuhësore të paraqitura më sipër dëshmojnë rolin e madh që ka luajtur sand’hi në krijimin dhe në zhvillimin e nyjave të shqipes, duke shndërruar në një masë të madhe sistemin e lakimit e duke i dhënë gjuhës shqipe një fytyrë të re.
-
K. Topalli, Nyjat e shqipes, Tiranë, 2009, f. 242: ... ndërsa nyjat e shqipes kanë si burim përemrat dëftorë, nyja joshquese ka si burim numërorin themelor një.
-
K. Topalli, Nyjat e shqipes, Tiranë, 2009, f. 242: ... ndërsa nyja e prapme shquese e ka humbur kuptimin e përemrit dëftor, nyja joshquese e ka ruajtur deri në njëfarë mase kuptimin e numërorit një. Për këtë arsye kjo e fundit përgjithësisht nuk përdoret me emra të panumërueshëm.
-
K. Topalli, Nyjat e shqipes, Tiranë, 2009, f. 243.

Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.