Prof. Dr. Jorgji Gjinari pedagogu, kolegu dhe bashkautori im

Autorët

  • Gjovalin Shkurtaj

Abstract

Pyetjet dhe përgjigjet lidhur me veprimtarinë dhe ndihmesat e prof. Jorgji Gjinarit mund të ishin të shumta, porse unë, në hapësirat nevojisht të rrudhura të një artikulli, po edhe duke iu përmbajtur karakterit kryesisht jubilar të veprimtarisë kushtuar këtij personaliteti, po ndalem kryesisht në tri prej tyre: kur dhe ku e njoha; për sa kohë kam qenë në pranë tij dhe, natyrisht, si kanë qenë për mua ai në të tria raportet e përthekuara në titullin e kësaj ndihmese: si mësimdhënës (pedagog në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë), si koleg zyre (për një periudhë 23 vjet (1967-1990) në punë në të njëjtin sektor studimesh dhe në hartim e gatitje veprash të përbashkëta), si bashkudhëtar në ekspeditat dialektologjike të shumta kryqetërthor Shqipërisë, po edhe në Kosovë e në ngulimet arbëreshe të Kalabrisë; si bashkëpunëtor e si bashkautor e drejtues në disa prej punëve të rëndësishme, si hartimi i Parimeve themelore të Atlasit dialektologjik të gjuhës shqipe (ADGjSh-ja) dhe i Pyetësorit të përkatës, në anketimet dhe shkencorizimin e lëndës për Atlasin dialektologjik të gjuhës shqipe në dhe për fishat e ALE-së dhe për hartografimin e ADGjSh-së, ku prof. Jorgji ka pasur edhe rolin e përgjegjësinë kryesore dhe më takon ta them edhe në emër të të ndjerit prof. dr. Xheladin Gosturani: në qoftë se Ai (i ndjeri) dhe unë, si më të rinjtë e grupit asokohe, kemi bërë më shumë anketime në terren, qoftë edhe në pikat më të largëta si Vermoshi e Konispoli, Tropoja e Mirdita, Mokra e Labëria, prof. Jorgji, ka qenë gjatë tërë kohës si “klluka mbi vezët” mbi hartat e ADGjSh-së dhe ka bërë aty një punë mjeshtërore e shembullore.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Shih: J. Gjinari, Gj. Shkurtaj, Dialektologjia, Shtëpia Botuese e Librit Universitar, Shtypshkronja “PEGI”, Tiranë, 1997, f. 557 faqe.

  2. Shih: Gj. Shkurtaj, E folmja e Kastratit, “Studime filologjike”, 1967, nr. 2 dhe 3.

Downloads

Published

2015-12-10

How to Cite

Shkurtaj, G. (2015). Prof. Dr. Jorgji Gjinari pedagogu, kolegu dhe bashkautori im. Studime Filologjike, 1(3-4), 13–20. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3520