E folmja e Skraparit në dritën e dialektologjisë shqiptare
Abstract
Para gati gjashtëdhjetë vjetësh, në korrik të vitit 1956, një studiues i ri i fushës së dialektologjisë, Jorgji Gjinari, me vrullin e një djaloshi që sapo i kishte lënë të njëzetë e pestat dhe me pasionin për dialektologjinë, disiplinë gjuhësore në të cilën ai po hidhte hapat e para si studiues, por që, shumë shpejt, ajo do të bëhej fusha kryesore e studimeve të jetës së tij, merr pjesë në të parën ekspeditë dialektologjike të organizuar në krahinën e Skraparit nga Instituti i Historisë e i Gjuhësisë së asaj kohe në gjashtë fshatra të kësaj krahine: Prishtë e Çepan, që ndodhen në skajin jugor të Skraparit, në kufi me Këlcyrën, Zaloshnjë e Ujanik që janë pranë Nahijes së Beratit, Therepel që është një pikë qendrore dialektologjike për të folmen e Skraparit e Faqekuq që ndodhet në skajin lindor të krahinës për të cilën po flasim, në kufi me qarkun e Korçës.Downloads
References
-
Duke folur për këtë ekspeditë në punimin E folmja e Skraparit, prof. Gjinari shpreh edhe keqardhjen që “Mjerisht ekspedita nuk kaloi dot në skajin verior të Skraparit, në ato vende që janë pranë fshatrave të Gramshit. Vajtja atje do të kishte nxjerrë në shesh nëse kanë këto fshatra pika kontakti në gjuhë me Gramshin apo jo”, f. 86.
-
J. Gjinari, E folmja e Skraparit, Buletin i Universitetit Shtetëror të Tiranës, Seria e Shkencave Shoqërore, 1958, 1, f. 86-107.
-
J. Gjinari, Studime për gjuhën shqipe dhe dialektet e saj, Tiranë, 2015, f. 316-319.

Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.