Dokumente për vakëfet/vakëfnametë në arkivin e Kosovës

Autorët

  • Dr. Hatixhe Ahmedi Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës

Abstract

Në kuadër të fondeve dhe koleksioneve që ruan Arkivi i Kosovës, ruhet edhe një koleksion i dokumenteve në gjuhën osmane, të cilët për nga përmbajtja që kanë, kujtojmë, janë me interes për të kaluarën tonë historike. Këto dokumente që ruan Arkivi i Kosovës arrijnë në afro 3.000 dokumente në gjuhën osmane dhe paraqesin një fond me vlera të rëndësishme për të kaluarën tonë.
Në mesin e këtyre dokumenteve bëjnë pjesë edhe dy vakëfname: Vakëfnameja e Mehmed Pashë Kaçanikut e legalizuar në vitin 1608, e cila njëherësh paraqet edhe dokumentin më të vjetër që ruhet në Arkivin e Kosovës, dhe Vakëfnameja e Beqirzade Hasan efendiut të birit të Abdullah Sipahiut e legalizuar në vitin 1918 për vakëfet në lagjen Iljas Kuka në Prizren. Në të vërtetë, në këtë koleksion ka edhe një numër të madh të dokumenteve, kryesisht të viteve të fundit të administratës osmane në vendin tonë, që kanë të bëjnë me të hyrat dhe të dalat e vakëfeve të shumë institucioneve të kohës, si xhami, medrese, etj., dhe të cilat mendojmë se janë me interes për t’u vështruar. Në anën tjetër, një prej detyrave kryesor të Arkivit të Kosovës është edhe prurja e kopjeve të dokumenteve që lidhen me historinë kombëtare të Kosovës përmes bashkëpunimit me jashtë. Në këtë drejtim Arkivi i Kosovës ka shtuar fondet e veta me hyrje nga arkivat turke, duke sjellë një numër të konsiderueshëm të vakëfnameve në formë të digjitalizuar që
kanë të bëjnë me vendin tonë. Vakëfnametë origjinale të sipërpërmendura, do të merren në shqyrtim në kumtesën tonë.

Keywords:

Arkivi i Kosovës, dokumente, vakëfname, arkivat turke

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Ismail Rexhepi, Dokumentete osmane në Arkivin e Kosovës, vëll. I, Prishtinë, 2003, fq. 6.

  2. Të dhëna për Mehmed pashë Kaçanik(li)un, dhe sidomos për të atin e tij, pesë herë sadriazemin e Perandorisë Osmane, shqiptarin Koxha Sinan pashën, orientalisti i shquar Dr. Hasan Kaleshi ofron edhe në veprën e tij: Najstariji vakufski dokumenti u Jugoslaviji na arapskom jeziku, Prishtinë, 1972, f. 257 – 308. Ky studiues është edhe i pari i cili Mehmed pashë Kaçanikliun e ka identifikuar që

  3. është djali i Koxha Sinan pashës, dhe kështu ka përmirësuar disa lajthitje (të qëllimshme apo të paqëllimshme) që kishin të bënin me prejardhjen e këtij vakëflënësi e fisniku të shquar shqiptar. Shih: Dr. Hasan Kaleshit Veliki vezir Kodža Sinan paša, vjegove zadužbine i njegova vakufnama - Veziri i madh Koxha Sinan pasha – përshpirtënimet dhe Vakëfnameja e tij, që paraqet kapitullin e tetë të veprës

  4. Najstariji vakufski dokumenti u Jugoslaviji na arapskom jeziku, Prishtinë, 1972, fq. 257 – 308.

  5. Sadik Mehmeti, “Vështrimi i tri vakëfnameve të Mehmet Pashë Kaçanik(l)iut”, në : Vjetari, nr. 41-42, Prishtinë, 2009, fq. 485.

  6. Hasan Kaleši i Mehmed Mehmedovski, Tri vakufnami na Kaæanikli Mehmed paša”- “Tri vakëfnametë e Mehmed pashë Kaçanikliut, Skopje, 1958.

  7. Sadik Mehmeti, “Vështrimi i tri vakëfnameve të Mehmet Pashë Kaçanik(l)iut”, në: Vjetari, nr. 41-42, Prishtinë, 2009, fq. 485.

  8. Arkivi i Kosovës, Fondi i Dokumenteve Osmane, Kutia 1/8. Shkrimi nëpër vakëfname ka ndryshuar ashtu sikur që kanë ndryshuar llojet e shkrimeve nëpër periudha të ndryshme kohore në gjithë Perandorinë Osmane. Në shekullin e XV dhe të XVI shkrimi i cili përdorej në vakëfnametë e familjes së Sulltanit dhe figurave eminente shtetërore ishte shkrim rik’a dhe tevki’, ndërsa me kalim të

  9. kohës vakëfnametë filluan të shkruheshin edhe me lloje të tjera të shkrimeve si sylys dhe nes’hi. Më gjerësisht shih: Mubahat Kutukoglu, Osmanli belgelerin dili, botoi Kubbealti Akademisi Kultur ve Sanaat Vakfi, Stamboll, 1994, fq. 368.

  10. Arti cili vizatohej në ujë. Zbukurim i kopertinave të brendshme të librave, zbukurimi me vizatim në kornizat jashtë tekstit. Lloj vizatimi ngjyrosje stilizueseve e dheztë me motive të ndryshëm, ngjyrat që përdoreshin në këtë lloj arti ishin ngjyrat e njohura të Bedahshi Bengal dhe Lahor) (shih Ferit Devellioglu, fq. 199- 200, Osmanlica Turkce Ansiklopedik Lugat, Ak Aydin Kitapevi, Ankara, 2009.)

  11. Tugra quhej monogrami i Sulltanit, që përdorej në ballinën e secilit dokument. Tugra është e Sulltan Ahmetit të I-rë. Pseudonimi i tij ishte “Bahti”, qeverisi nga

  12. dhjetor 1603 e deri më 22 nëntor të vitit 1617, qeverisja e tij zgjati rreth 14 vjet. Ishte i biri i Sulltan Mehmedit të III-të dhe Handan Valide Sulltanit. Pas Marrëveshjes së Zitvatorokut Evropa dhe Perandoria Osmane dhe Evropa u rradhitën të njëjta. Qëndroi në fron gjersa vdiq.

  13. Vakëfnameja origjinale e Mehmet Pashës, Fondi i Dokumenteve Osmane, Kutia nr. 1/8. ASHAK, Prishtinë.

  14. Po aty, fq. 29, 30.

  15. M. Kutukoglu, po aty, fq. 366.

  16. Vakëfnameja origjinale e Mehmet Pashës, po aty fq. 29, 30.

  17. Sadik Mehmeti, Vështrim..., fq. 500.

  18. Vakëfnameja origjinale e Mehmet Pashës, fq. 29-30, Fondi i Dokumenteve Osmane, kutia 1/8. ASHAK.

  19. Sadik Mehmeti, Vështrim..., fq. 499.

  20. Vakëfnameja origjinale e Mehmet Pashës, po aty, fq. 31-42.

  21. Vakëfnameja origjinale e Mehmet Pashës, po aty fq. 43.

  22. Vakëfnameja origjinale e Mehmet Pashës, po aty, fq. 65.

  23. Sadik Mehmeti, Vështrim..., fq. 499.

  24. Sadik Mehmeti, Vështrim..., fq. 488.

  25. Faqja e 65 e vakëfnamesë origjinale të Mehmet Pashë Kaçanikut, po aty.

  26. Më gjerësisht për poetin Vejsiu, shih: Hasan Kaleši i Mehmed Mehmedovski, “Tri vakufnami..., op. cit., fq. 8-9.

  27. Arkivi i Kosovës, Fodi: Dokumentet në gjuhën osmane, Kutia nr: 1/7, Viti: 1918, numri i dok: 3.

  28. Arkivi i Kosovës, Fondi i Dokumenteve Osmane, kutia nr. 1/8, dok. nr. 3.

Downloads

Published

2021-11-08

How to Cite

Ahmedi, H. (2021). Dokumente për vakëfet/vakëfnametë në arkivin e Kosovës. Arkivat Shqiptare, 54(1-2), 115–127. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/224

Similar Articles

<< < 1 2 3 4 5 6 7 8 9 > >> 

You may also start an advanced similarity search for this article.