Krijimtaria letrare dhe artistike e të burgosurve politikë shqiptarë në Jugosllavi

Autorët

  • MA Fikrie Berisha Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

Abstract

Krijimtaria të burgosurve politikë në fusha të ndryshme si: poezi,
prozë, pikturë, pastaj letërkëmbime, skica, fotografi etj. nëpër burgjet jugosllave me
kalimin e kohës ka marrë edhe vlerën e dokumenteve arkivore. Ky material
dokumenton shqetësimin, idealin dhe sakrificën e njerëzve atdhetarë të cilët vuanin
burgun politik për shkak të idealeve kombëtare që kishin. Zbardhja dhe evidentimi i
këtij dokumentacioni është një kontribut i rëndësishëm për historinë kombëtare sepse
merr peshën e një materiali arkivor të vlefshëm për brezat e ardhshëm dhe
historiografinë tonë. Ky material është krejtësisht i veçantë për shkak të rrethanave
dhe specifikave në të cilat është krijuar, prandaj edhe mbartë me vete atë që quhet
“vulë e kohës”.
Një pjesë e kësaj pasurie arkivore tashmë është bërë pjesë e fondeve të arkivave tona
shtetërore. Nga ana tjetër, një pjesë e tyre është bërë publike përmes shkrimeve në
revista dhe gazeta të ndryshme, kryesisht poezia dhe proza e shkurtër, ndërkohë që
pjesa tjetër është publikuar në formë të librave tematikë dhe me kujtime nga koha e
burgut etj.
Këto dokumente së bashku plotësojnë kriterin e dokumenteve dhe lëndës arkivore e
cila duhet të sistemohet dhe trajtohet si koleksion/fond i veçantë me rëndësi për
kujtesën politike kombëtare. Evidentimi, grumbullimi, ruajtja dhe pasqyrimi i kësaj
krijimtarie për publikun, përveç të tjerash, për brezat e ardhshëm do të jetë një
material arkivor mjaft i rëndësishëm si dëshmi e një kohe dhe periudhe të historisë
sonë drejt përpjekjes për liri.
Angazhimi ynë për trajtimin e këtij materiali ka për synim të vë theksin mbi
rëndësinë e hulumtimit, më pastaj studimit të kësaj krijimtarie me rëndësi historike,
shkencore, letrare, artistike e politike.

Keywords:

Të burgosur politikë, krijimtari artistike, dokument arkivor, kujtesë kombëtare, historiografi etj.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2021-10-17

How to Cite

Berisha , F. . (2021). Krijimtaria letrare dhe artistike e të burgosurve politikë shqiptarë në Jugosllavi. Arkivat Shqiptare, 56(1-2), 155–171. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/80

Similar Articles

<< < 3 4 5 6 7 8 

You may also start an advanced similarity search for this article.