Bashkëpunimet e DPA-së dhe roli i medias për informimin e publikut

Autorët

  • Msc. Elsa Saka Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

Abstract

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në vitet e fundit ka ndjekur strategjinë e dyerve të hapura jo vetëm për studiuesit dhe të interesuarit, por edhe për publikun e gjerë. Në këtë mënyrë është arritur efekti në publik, se arkivat nuk janë dhe nuk duhet të shihen më si diçka e largët, e pamundur për t’u arritur lehtë. Kjo qasje ka ardhur pas bashkëpunimeve të shumta të DPA-së me institucione të ndryshme shtetërore dhe private në të gjithë vendin, por edhe përtej kufijve.
Çdo lloj bashkëpunimi është frytdhënës në çastin kur krijohen lidhje ndërinstitucionale, si dhe kur stafet janë specialistë të fushave përkatëse duke nxjerrë në pah, në forma të ndryshme, etapat historike apo të dhëna me interes historik e, ndoshta, të papublikuara më parë për vizitorët në masë të gjerë.
Megjithatë, të gjitha arritjet dhe puna e palodhshme realizuar nga stafi i DPA-së për digjitalizimin e arkivit që i mundëson çdokujt të ketë qasje te dokumentet të cilat i interesojnë nga komoditeti i ambientit të tyre vetëm duke klikuar në faqen e DPA-së, si dhe të gjitha bashkëpunimet institucionale nuk do të kishin pasur këtë ndikim siç kanë sot në publik pa një aleat tjetër siç është media. Nëpërmjet saj janë përcjellë vlerat e kësaj pune të madhe të arritur në pak kohë. Media të shumta kanë shprehur interesim të veçantë për përcjellje të ekspozitave të realizuara dhe të hapura nga DPAja.
Në këtë kumtesë do t’i paraqes disa prej bashkëpunimeve të realizuara me institucionet shtetërore apo private dhe çfarë vlere kanë pasur ato për publikun.
Gjithashtu, do të paraqes cila është rruga që duhet ndjekur për ta pasur median aleatepër përcjelljen e informacionit dhe përfitimet reciproke të kësaj aleance.

  

Keywords:

Media, arkiva, ekspozita, bashkëpunim, institucion

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2021-10-17

How to Cite

Saka , E. (2021). Bashkëpunimet e DPA-së dhe roli i medias për informimin e publikut. Arkivat Shqiptare, 56(1-2), 23–28. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/92

Similar Articles

<< < 1 2 3 4 5 > >> 

You may also start an advanced similarity search for this article.