Rreth mbaresavet të shumësit të emravet asnjanës në gjuhën shqipe.

Autorët

  • Shaban Demiraj

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.vi2.2796

Abstract

Çdo gjuhëtar, që është marrë me përshkrimin ose me studimin e shumësit të emravet në gjuhën shqipe, ka ndeshur në një sërë vështirësish me karakter shkencor dhe praktik. Të kihen parasysh, p.sh., vështirësitë për të vendosur rregulla sa më të përgjithshme dhe me sa më рак përjashtime lidhur me formimin e shumësit, sidomos të emravet mashkullorë. Veç kësaj, këtu do përmendur se, me gjithë sukseset e arritura në studimin e strukturës gramatikore të shqipes së sotme letrare dhe në hulumtimet dialektore shqiptare, në mjaft raste është e vështirë të përcaktohet drejt norma letrare në ïidhje me përdorimin e kësaj ose asaj mbarese shumësi. Mungesa e një studimi të posaçëm mbi shtrirjen dialektore dhe nëndialektore të formavet të ndryshme të shumësit dhe mbi shkallën e pasqyrimit të tyre në shqipen e sotme letrare, mund të çojë në qëndrime subjektive. Një studim i tillë, përveç interesit thjesht shkencor, ka edhe një rëndësi të madhe praktike, sidomos tashti që përcaktimi i normavet të gjuhës letrare është bërë një detyrë e ngutshme.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Edhe në të folmen è qytetit të Gjirokastrës ky emër haset si asnjanës; shih M. Totoni, «St. Fil.«· 1 (1966) 94.

  2. Tek forma kro-e-na kemi dy mbare sa shumësi: -e- dhe -na-. Forma më e përdorure shumësit sot është kronj-e dhe kroj-e. Ky emër nuk dëshmohet gjëkundi gjetkë si asnjanës.

  3. Këtë emër Pederseni në K.Z. 34, 289, e supozon si asnjanës me temë në-u. Këtë supozim të Pedersenit e përmend edhe Brugmann -i në «Grundriss...«, II. Band, II. Teil, I. Lieferung, f. 234.

  4. K. Z. 34, 289; 36, 339. S h ih edhe N. Jokl, I. F. 36, 153, 202 etj.

  5. «Bul. Shk. Shoq.» 3 (1955), 41.

  6. Ky emër tek Buzuku në shumësin e pa shquar del në formën vjet - ë e në të shquarin vjetë - të . Këto forma përdor zakonisht edhe Budi, por te ky autor në 2 raste (Sp. C., f. 10, 400) haset edhe forma, sipas nesh, më e re e shumësittë pashquar vjet , e cila përdoret sot pothuaj kudo (në tosk ërishte krahas formavet edhe më të re ja v i t e , v i t ë r a e v i t r a ) . Opozicioni më i hershëm njëjë s:shumë sduhet të ketë qenë vjet : vjetë . Tek forma e njëjësit vjetë , që haset tek autorët e vjetër, -ë -ja është sekondare, e përftuar, m e sa duket, nën ndikimin e formés së shumësit.

  7. Formën asnjanëse të ketij huazimi latin në njëjës na e dëshmon fjalori i Bardhit, f. 27: Fraenumequi — Fretë e kâlit.

  8. Për format e shumësit të këtij emri në gegërishte shih më tutje shën. 21.

  9. Forma e shumësit drêj ( < d ren j), që jep «Bashkimi» për shkodranishten, sipas nesh, është analogjike, pra , sekondare.

  10. Emri dru në origjinë nuk ka qenë me temë n ë - n ; sh ih E. Çabej, «Bul. USHT., Sé ria Shk. Shoq». 3 (1961), 62. Në të mirë të kësaj teze flet edhe forma e rrjedhores ndrui ( n + d r u i ) , që gjejmë tek Buzuku në f. 144/b (...përmbi një pjergullë ndrui ...) , tek Budi në RR. 50 (..e merie tzët heku ri ôn d r u i m b ë r s h e -lë ...) dhe tek fjalori i Bardhit, f. 48 (Ligneus — n d r u i ) .

  11. Edhe emri tra , rtga lat. t r a b e m (shih Meyer, E. W. 433), në origjinë nuk ka qenë me temë në -n. Vërejtjet e Joklit (I. F. 36, 100, 101, 105, 131) lidhur me këtë shpjegim të Mey er-it nuk duken bindëse.

  12. Për evolucionin + - âes >· + - ô s shih Brugmann, v e p . c i t . 211.

  13. Për reduktimin e + - a n s n ë + - ä s sh ih Burgmann, po a t y , 117. Shih edhe E. Fleury, M o r p h o l o g i e h i s to r i q u e d e la l a n g u e g r e c q u e , Pa ris, 1936, f. 102; si edhe A. Em out, M o r p h o l o g i e h i s to r i q u e d u la t in , Pa ris, 1935, f. 27.

  14. Mesa duket, këtë ka dashur të shprehë edhe M. Domi në dispensën e tij «Morfologjia histo rik e e shqipes»·, Tiran ë 1961, f. 7, kur thotë : «Ajo [mbaresa e shumësit -ë e emravet mashkullorë e femërorë — Sh. D.] ka ardhë nga një aqë mund të lidhet me prapashtesën e vjetër indoeuropiane a (krahaso shumësat e emrave asnjanës latinë, si templum templa, cubile cubilia».

  15. Një mendim i ngjashëm është shprehur edhe më parë. Për këtë shih M. Domi, dispensa e c itu a r, f. 7, ku thuhet: «Disa e nx jerrin nga një mbaresë e kallzores shumës të emrave atematik ë -an s < -ons.»·.

  16. Ne bashkohemi me mendimin e Pedersen it (K. Z. 34, 288) që -ë «nuk ësh të vazhdimi i rregullt i fundores indoeuropiane -от; në kallëzoren mashkullor nuk gjëndet asnjë gjurmë e ndonjë ë-je»·. Neve nuk na rezulton që Pederseni më vonë në K. Z. 36, 314 ta ketë ndryshuar këtë mendim, ashtu siç shkruan Jokli në I.F. 36, 114. Pederseni në K. Z. 36, 314 bën fjalë përkthimin e -a-së së kallëzores së dëftorit njënjës në -ë nën ndikimin e hundores ndjekëse. Pra në këtë rast është fjala për një -a të theksuar dhe të hundorizuar, reflekse të një +-(Jm dhe + -âm.

  17. Për këtë shih G. Meyer, «Alb. St.»· III, 83. Por, sipas mendimit tonë, rezervae shprehur nga Meyer-i me fjalën «Wahrscheinlich»· është e tepërt.

  18. W. Meyer-Lübke, Rumänisch, Romanisch, Albanesisch, Heidelberg 1914, f. 20-21: N. Jokl. I. F. 36. 119-120.

  19. Formën më të rekrer - a e kanë edhe arbëreshët e Greqisë, siç na dëshmojnë Reinhold-i, N. P., Anth. 4, si edhe Cl. Haebler, G r a m m a t i k d e r A l b . Mund artvon Salamis , 102.

  20. Kristoforidhi në fjalorin e tij si për gegërishten ashtu edhe për toskërishten jep si formë shumësi fren j - të , kurse «Bashkimi» jep vetëm formën gege frêi - t . Formën frënj për toskërishten e shënon edhe fjalori i Drizarit e pas tij edhe fjalori i Mann-it. Sipas një kumtimi të M. Totonit, në Përmet thuhet frenjat e rrushit , kurse në Labovë të Kryqit, sipas një kumtimi të E. Lafes, thuhet frërët e rrushit .

  21. Fjalori i Kristoforidhit për gegërishten jep formën e shumë sit brî - të e për Shkodër briena - të , kurse për toskërishten jep brinj - të (sic!). «Bashkimi» jep per gegërishten verio re brîna .

  22. Do pasur parasysh se Pederseni në K. Z. 34, 291 ka shprehur supozimin se emri gjë (ashtu si sy dhe vend që pësojnë ndërrim gjinie në shumës) në origjinë ka qenë asnjanës. Këtë supozim e ka miratuar dhe argumentuar E. Çabej në «Bul. Shk. Shoq.» 3 (1955), 40, si edhe në Shumësi i singularizuar , (Tiranë, 1907), f. 155. Siç e ka vënë në dukje edhe E. Çabej, ky emër në njëjës përdoret edhe si mashkullor: gjër - i . Të kihet parasysh edhe togfjalëshi arkaik ( s i ) χ>αgjë të keq , ku forma e mbiemrit mund të interpretohet barabart si mashkullore ose asnjanëse.

  23. Në njëjës asnjanës te k Bogdani gji - të . Ky emër, për nga origjina , është me temë në - n ; shih Meyer, E. W. 140.

  24. Ndërsa Budi, Bardhi e Bogdani këtë emër asnjanës në njëjës e shkruajnë rregullisht bark - të , Buzuku e shkruan herë bark - të , herë barkë - të , në trajtë të pashquar bark . Ne mendojmë se tek bark- ë - të -ë-ja, në rast se nuk është shtuar për analogji me asnjanësit e tjerë, ndofta reflekton mbaresën e vjetër të shumësit asnjanës -a .

  25. K. Z. 34, 291.

Downloads

Published

1968-06-01

How to Cite

Demiraj , S. (1968). Rreth mbaresavet të shumësit të emravet asnjanës në gjuhën shqipe. Studime Filologjike, (2), 137–148. https://doi.org/10.62006/sf.vi2.2796