Françeskanët Venecianë në Shqipërinë e shekullit XVII
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v75i1-2.1095Abstrakti
Janë në proces transkribimi e botimi tri tekste të etërve françeskanë venecianë që patën vepruar në Shqipëri në dhjetëvjeçarët e parë mbas themelimit të misionit të mbështetur nga Kongregacioni i Propaganda Fide-s në Romë. Janë vepra të Fratit Angelo da Bergamo (1634-1640), fra Cherubino Camus di Valle Bona (1634-1648), fra Leone da Cittadella (Padova: 1646-1655 afërsisht).
Të ruajtura në Arkivin françeskan të Venedikut, në Marghera, tekstet u sollën në selinë provinciale së cilës i përkisnin në përmbyllje të përvojës misionare të këtyre të fundit, si akte kujtese për t’u ruajtur e transmetuar edhe përmes ndonjë botimi të mundshëm.1
Bëhet fjalë në pikëpamje strukture formale për materiale të ndryshme nga ato që dërgoheshin në Romë në formë relacionesh dokumentare të jetës misionare në Shqipëri e që redaktoheshin nga Prefekti apo Zëvendës-prefekti në detyrë, materiale këto që qenë njohur në kohën e tyre e qenë studiuar në arkivin e Vatikanit duke u transkribuar pjesërisht.