Rreth disa problemeve të paskajores në gjuhën shqipe
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i1.2866Abstract
Midis çështjevet problemore të strukturës gramatikore të gjuhës shqipe ajo e paskajores është pa dyshim një ndër më të vështirat dhe njëherazi ndër më të rëndësishmet. Kjo çështje ka tërhequr prej kohësh vëmendjen e gjuhëtarëvet. sepse si në planin diakronik ashtu edhe në planin sinkronik ajo paraqit një sërë problemesh të ndërlikuara .'Me aspektin diakronik të kësaj çështjeje janë marrë si albanistët ashtu edhe ballkanistët. Të parët janë përpjekur t’u japin përgjigie pyetjeve të tilla si a ka pasur shqipja e lashtë një paskajore të mirëfilltë, të krahasueshme për nga tipi strukturor me paskajoret e gjuhëve të tjera indoevropiane. si është krijuar forma e tipit me ba dhe a ka qenë kio e mbarë shqipes etj. Kurse të dytët i ka preokupuar më fort sqarimi i dukurisë së zhdukjes së paskaiores në shumicën e gjuhëvet ballkanike si edhe dukuria e lindjes së një paskajoreie të dytë në gjuhët shqipe dhe rumanishte.Downloads
References
-
V o z n i k n o v e n i j e i n f i n i t i v a k a k f t o r i ç n y j b a l l k a n s k i j j a z y k o v o j p r o c e s s . Kjo vepër është botuar në L eningrad nga Akademia e Shkencave te Bashkimit Sovjetik dhe ka si redaktore përgjegiëse profesorëshën A.V. Desnickaja. Vepra ndahet në 3 kapituj, të ndjekur nga një përmbyllje prej 10 faqesh. Në kapitullin e parë që shërben si një hyrje e përgjithshm e për dy kapitujt e tjerë, autori parashtron
-
pikëpamje te veta mbi cështje të tilla si kriteret e dallimit të emrit dhe të paskajores poligjeneza e lindjes së paskaiores në gjuhët indoevrooiane dhe monogienza e zhdukjes së saj në shumë gjuhë ballkanike . emrat e veprimit me origjinë participore në gjuhën shqipe, etj. Kapitulli i dytë i ku shtohet shqyrtimit të formës së tipit së bëri (në togfjalësha të tipit mbarova së foluri , u lodha së foluri ) , ndërsa kapitulli i tretë i kushtohet shqyrtimit të togut të tipit për të bërë . Këto studjohen në planin sinkronik, megjithëse nuk mungojnë aty -këtu edhe e k skurse historike,
-
që në përgjithësi nuk janë të mbështetura me dokumentimet dhe argumentimet e nevojshme. Autori ka shfrytëzuar një material faktik relativisht mjaft të pasur, të vjelë prej veprash letrare . shkollore e publicistike të para luftës e të pasluftës (gjithsej27.326 faqe). Por në shfrytëzimin e këtij materiali nuk është mbajtur gjithnjë një qëndrim kritik , që do ta kishte ndihmuar autorin të mbështetej vetëm në ato përdorime, që janë përgjithësuar ose kanë prirje të përgjithësohen në gjuhën shqipe dhe, si rrjedhim , të linte mënjanë ato raste , që duket qartë se janë përdorime të izoluara të ndonjë autori të veçantë, si p.sh.: njerëz të paditunë te tra (f. 62, shën. 3), e hedhur sytë , e mbushëme me ndjen (f. 68), dhjetë dit pas mbarimit së ekzistuari të Republikës spanjolle (f. 96), Sapo mbaroi të treguari ca kujtime (f. 134). tuk me mbaruar dasmës (f. 149) etj. etj. Madje, nganjëherë autori i shfrytëzon këto raste të pazakonshme përdorimesh të izoluara, per të mbështetur ndonjë pikëpamjetë vetën.
-
Botuar në vëllimin «Omagiu lui Jo rg u Jo rd an » , Bukuresht, 1958 f. 733-744.
-
Edhe në latinishte, në raste të tilla, mund të përdorej ndërtimi me lidhoren (shih Giovanni Zenoni, La sintassi latina, 1932, f. 226).
-
Shih, ndër të tjera, A. Meillet. Introduction à l’étude comparative des langues indoeuropéennes, 7e éd. 1934, f. 437 v.
-
Gabinski mendon se dukuria e zëvendësimit të paskajores me lidhoren është vërtetuar vetëm në toskërishte (shih më tutje).
-
Folja mundem, si modale, në të kryerën e thjeshtë dhe në kohët e përbëra zgjedhohet si foljet veprore, kurse në të tashmen dhe në të pakryerën, kur nuk është e ngurosur, zgjedhohet si foljet e diatezës pësore-vetëvetore. Nga kjo pikë- pamje ajo i ngjan foljes mbetem.
-
Është fiala për κτι ί nëi rfÿér i f rast i ke të tipit do të bëja, e cila (ashtu si format e tipit kisha me ba a kisha për të bërë) në shqipen e solme krven edhe fun- ksionin e së ardhmes në të shkuarën edhe atë të kushtores (shih Morfologjia e gju- hës së sotme shqipe, dispensé, II, 214-216).
-
Sipas Sandfeldit, Ling. Balk., 182, ky tip i së ardhmes është sajuar edhe në bullgarishte (p.sh. ste da pisä) si edhe në rumanishte (p.sh. o sä scriu, ku ο<^υα, v. III njëjës e foljes l'oiu). Por në gramatikat e rumanishtes jepet tipi tjetër i së ardhmes, i formuar nga format vetore (të shkurtuara) të foljes ndihmëse voiu (voi, vei, va etj.) të ndjekura nga paskajorja e foljes themelore.
-
Shih G. Rohlfs, La perdita dell’infinito nelle lingue balcaniche e nell'Italia meridionale, f 733.
-
Rolin e greqishtes e pranon vetëm për toskërishten, për gjuhën e ciganëvet dhe për tri nëndialekte të Italisë Jugore (f. 48). Por, ndërsa zhdukjen e paskajores në toskërishte dhe në 3 nëndialekte të Italisë Jugore autori e shpjegon me ndikimin e substratit grek, për të njëjtën dukuri në gjuhën e ciganëvet ai nuk është shprehur shkoqur.
-
Një hipotezë të tillë autori e paska bërë që në artikullin οό ιπιφιΐΗΐιτιΐΒ- iiocTii b a.ôaiicKOM H3biKe. yq.3an. (Hhcthtvt 5i3bii
-
Shih «Balkan Archiv», I, 1925, f. X-XI.
-
Shih artikullin Sind die Albaner die Nachkommen der Illyrer oder der Thraker?, botuar në «Balkan-Archiv», III, 1927, f. 227-251.
-
Botuar në «BUSHT, SShSh», 2, 1958, 54-62.
-
Botuar në Les problèmes fondamentaux de la linguistique balkanique (Rapport pour la séance plénière du Ier Congres int. des Etudes Balk. et Sud-Est Européennes) Sofia. 1966, f. 47-55.
-
Edhe krahasimet, që bën Georgievi midis sistemit fonetik të protoshqipes dhe atij të së ashtuquajturës dakomizishte (shih Albanisch, Dakisch-Mysisch und Rumänisch, Die Herkunft der Albaner, në «Linguistique Balkanique», II, Sofia, 1960, f. 1-19) na duken të paargumentuara në mënyrë bindëse. Në këtë artikull ne nuk i kemi vënë vetes si detyrë të merremi me këtë çështje, prandaj do të kufizohemi vetëm me një vërejtje parimore: Refleksi (a reflekset) i një tingulli indoeuropian në një gjuhë të dhënë nuk mund të përcaktohet duke u mbështetur në disa shé- mbëlla të rastit dhe pa marrë parasysh caqet kohore, në të cilat janë vërtetuar ndryshimet, që ka pësuar ai tingull gjatë evolucionit të tij. Neve na rezulton se kjo gjë nuk është pasur parasysh sa duhet në artikullin e cituar të Georgievit.
-
Është fjala për formën e tipit së béri (në togfjalësha të tipit mbarova së foluri) dhe për togun e verbalizuar të tipit për të bërë; për këto do të bëhet fjalë më tutje.
-
Me sa duket, më vonë Pederseni duhet ta ketë ndryshuar mendimin mbi karakterin sekondar të identitetit formai të paskajores me pjesoren e kryer pësore në gjuhën shqipe. Në artikullin Die Gutturale im Albanesischen, botuar në KZ, 36, f. 288, ai shkruan: ...ashtu si për digjem, vidhem etj., forma veprore djeg, vjedh etj., pjesorja e kryer pësore (që në shqipen veriore kryen funksionin edhe si paskajore) është djegë, vjedhë, kështu edhe për dirsem u ndërtua paskajorja djers. «...wie nun zu digjem. vidhem. u.s.w. das aktivum djeg ('brenne’) vjedh ('stehle') u.s.w., das participium perf. pass, (im Nordalbanesischen auch als infinitiv fungierend) djegë, vjedhë heisst, so wurde zu dirsem der infinitiv djers gebildet.»
-
E. Çabej e ka fjalën për një paskajore të krahasueshme për nga tipi struk- turor me paskajoret sufiksale, që janë zhvilluar që heret në shumicën e gjuhëvet indoevropiane. Por shprehja «infinitivin e trashëguar që nga koha indoevropiune» ka nevojë për saktësim.
-
Mendimi që forma (pa) pasurë ka vlerën e paskajores është pranuar edhe në Morfologjia e gjuh'és sé sotme shqipe (dispensé), II, 234 v., hartuar nga shkruesi i këtyre radhëve, i cili nuk i përmbahet më këtij mendimi. Në të vërtetë këtu kemi të bëjmë me një formë të pashtjellë foljore, të sajuar nga pjesëza parafjalore pa dhe pjesorja (më saktë, pjesorja e substantivuar) e kryer pësore. Funksionet e kësaj forme të pashtjellë foljore (shih dispensën e cituar, II, 239) nuk janë karakteristike për paskajoren. Ne mendojmë se në planin sin- kronik tipi pa pasurë duhet trajtuar si një formë perifrastike foljore, dhe jo si një tog i përbërë prej dy fjalësh. Lidhja midis të dy pjesëvet përbërëse të saj është bërë aq e ngushtë, sa që ka krijuar mundësinë që ajo të përdoret edhe në formën e diatezës pësore-vetëvetore të tipit pa u larë e aty këtu edhe në kohën e kryer të tipit pa pasë punuar; (format u larë dhe pasë punuar, të shkëputura, nuk ekzistojnë në gjuhë). Kjo formë perifrastike, që për nga tipi strukturor nuk ka shembëll në asnjë gjuhë tjetër, meriton një studim të veçantë.
-
K y tip togfjalëshl për nga tipi strukturor është i krahasueshëm me tog- fjalëshin rumun të tipit trebuie fâcut, ku gjymtyra e dytë gjithashtu nuk është paskajore, por pjesore e kryer pësore (një pjesë e madhe e gjuhëtarëve rumunë e quajnë atë, sipas mendimit tonë pa të drejtë, supin).
-
Shih G. Meyer, Kurzgefasste alb. Grammatik, 42-43.
-
Nuk përjashtohet mundësia që atë ta ke'të pasur dikur edhe toskërishtja, por kjo hipotezë mbetet e paargumentuar sa duhet,
-
Shih kumtesën tonë Forma gramatikore perifrastike përemër foljor i gjinisë asnjanëse në trajtë të pashquar, në vëllimin «Konferenca e parë e studimeve albanologjike», Tiranë, 1965, f. 213-220.
-
Përveç formavet perifrastike të lartpërmendura edhe forma e tipit pa pasur në funksionet kohor dhe kushtor është sinonime me lidhoren e paraprirë nga ndo- një lidhëz kohore e kushtore. Edhe ndërtimet participore të tipit me të ardhur (në shqipen popullore edhe një të ardhur), kur folja drejtuese është në kohën e ardhme ose në urdhërore, janë sinonime me lidhoren e paraprirë nga ndonjë lidhëz kohore.
-
Megjithatë, ashtu si A. Xhuvani («Buletin për Shkencat Shoqërore», II 1953, 51, edhe ne nuk pajtohemi me mendimin e W. Cimochowskit (Le dialecte de Dush- liîani, 1951), i cili formën perifrastike të tipit tue bâ e quan pjesore e tashme (f. 120-121).
-
Kv i fundit nuk na thotë se ku është mbështetur për pohimin e tij se forma e tipit me ba ka ekzistuar dikur edhe në toskërishte, por flet (f. 78) vetëm për «ek- zistencën e një lloji tjetër mbeturinash të tipit me bërë në toskërishte (sidomos në të folmet arbëreshe)». Në f. 77 ai thotë se shqyrtimit të tipit me ba po i kushton një punim të veçantë.
-
Pederseni, megjithëse mendon se edhe toskërishtja e ka pasur paskajoren, e vë në dyshim ekzistencën e paskajores gege të tipit me ba edhe në toskërishte (art. i cil, 92) ; ai e kish fjalën për një paskajore pa me, formalisht identike me pje- soren.
-
Shih St. Ling. Alb. I. 144-145. Ai pohon se paskajorja në toskërishte është zhdukur paia ardhjes së arbëreshëvet në Itali.
-
Shih Omagiu lui Jorgu Jordan, f. 734.
-
Rohlfsi ka shfaqur mendimin se zëvendësimi i paskajores me lidhoren në bullgarishte nën ndikimin e greqishtes duhet të jetë vërtetuar jo më parë se shek. XI. Nëpërmjet bullgarishtes popullore dobësimi ose zhdukja e paskajores si pas tij, u përhap në rumanishte në një periudhë, që është vështirë të përcaktohet, «por sigurisht në një periudhë dhe në një trevë, ku bashkëjetesa midis sllavëve dhe rumunëve kishte krijuar një simbiozë të ngushtë gjuhësore. Nga Maqedonia, ku humbja e paskajores është absolute, format e zëvendësimit do të kenë kaluar shpejt dhe pa kufizim tek barinjtë rumunë (aromunë) të atyre viseve, për t'u përhapur në kohë më të reja, pak nga pak, në disa zona të Serbisë qendrore dhe veriore, por pa sjellë këtu një zhdukje tërësore të paskajores.»
-
Për ndikimin e greqishtes në zhdukjen e paskajores në gjuhët e Ballkanit janë shprehur më parë, përveç Sandfeldit. edhe G. Majeri e H. Pederseni (shih artikullin e cituar të këtij të fundit në IF 12 Anzeiger, f. 91).
-
Botuar nëHayHHbie aokasah Bbicnieft uikoah—Φι-iAOAornMecKne iiayKH, 1958/2.
-
Përsa i takon pohimit se «një pjesë mjaft e madhe e popullsisë së qyteteve shqiptare të vendosura në brigjet e detit Jon» fliste greqisht, nuk kuptohet se për cilat qytete e ka fjalën autorja — për qytetet shqiptare të bregdetit Jon, që bëjnë pjesë në shtetin shqiptar, apo për ato qytete me popullsi shqiptare që më 1912 mbetën jashtë kufinjvet politikë të Shqipërisë. Sidoqoftë, pohimet e Denickajas mbetën vetëm pohime të paargumentuara historikisht.
-
Këtu do shënuar se. kur flet për zhdukjen e paskajores në disa nëndialekte të Italisë Jugore, autori pohon se zhdukja e paskajores është vërtetuar në ato vise, popullsia e të cilavet dikur fliste greqisht; kurse «në krahinat e tjera të Italisë (duke pêrfshirë edhe krahina jugore. ku leksiku grek përfaqësohet në mënyrë të pasur), që kanë qenë gjithashtu për një kohë të gjatë nën Bizantin, por që nuk kanë pasur një popullsi greke kompakte, nuk ka humbje paskajoreje». (f. 50).
-
Ky mendim nuk pajtohet me atë që ka shprehur autori per zhdukjen e paskajores në gjithë toskërishten.
-
P.sh.: .. .andej kâ mo ardhurë mo gjukuarë të gjâlltë e të vudekurit...; ... çë do me thënë liruas... Thuajm. trimarak, cilat shërbise janë për me o bërë sa t duam... Shih II cristiano albanese (I krishteu i arbresh), botuar nga M. Marchiano më 1911, f. 19. 16. 21.
-
P.sh.: E janë motëra për me këntuar këta? Banitët lëtinj kanë udhë me i dërguar krëhëra e anakë të arta zonjavet...; etj. (nga drama Emira, ribotuar nga Z. Kodra më 1959; f. 42, 44 etj.).
-
Ngjitej vet po me i thën— se ajo e doj zônja e jëma (Milosao, bot. II, 1847, K. IV. f. 18. Ashtu diäl kë sgjuan ndënat. -me vatur ndë detit... etj. (Uno specchio di umano transito, f. 9 etj.)
-
Në dy prozat (parathënie dhe pasthënie) të veprës së tij Kënka e sprasme e Balës, Dara (i riu) ka përdorur 2 herë shprehjen e ngurosur vien-me-thën dhe 1 herë shprehjen tjetër të ngurosur vien-me-rar, që të dyja në kuptimin do-me- thënë. Vien-me-raré, sipas La Pianës (St. Ling. Alb. I, 143). përdoret në të folmet •arbëreshe të Siçilisë.
-
Hyrje në historinë e gjuhës shqipe dhe Fonetika historike e shqipes (dispensé — 1960), f. 46.
-
Shih, ndër të tjerë, Sandfeld, Linguistique Balkanique, f. 122 v.
-
Botuar në vëllimin «Konferenca e parë e studimeve albanologjike», Tiranë, 1965, f. 213-220.
-
Ja si e përkufizon foljen ai (f. 26): «Folja është një klasë fjalësh (një pjesë e ligjëratës), që nuk dallojnë asnjë nga kategoritë e panjohura për predikatorët joemërorë dhe që drejtojnë në mënyrë të njëjtë me ta.» 7
-
Të njëjtin qëndrim mban ai edhe për kategorinë e aspektit.
-
Megjithatë, në disa gramatika kjo formé perifrastike e paqenë është para- qitur si pjesore e kryer a e shkuar, si p.sh. në gramatikën e Kristoforidhit, (shih f. 114, 123 etj.), të I. Dilo Sheperit (shih f. 71, 81 etj.), të O. Myderrizit (shih f. 128 etj.), të K. Cipos (shih f. 131 etj.) etj.
-
Edhe Sami Frashëri e ka trajtuar formën perifrastike të paqenë të tipit (të) sure qënë, (të) pasurë pasurë etj. (f. 70, 65 etj.) me vlerën e paskajores së kryer.
-
Të kihen parasysh edhe gjuhët neolatine, si edhe greqishtja, në të cilat pjesorja e shkuar merr forma të ndryshme sipas gjinisë dhe numrit, edhe kur për- doret si pjesë përbërëse e formavet të kohëve të përfektit (në gjuhët neolatine).
-
I njëjti shpjegim, sipas mendimit tonë, do dhënë edhe për dallimin e pre- tenduar të aspektit tek emrat.
-
Ai nuk sqaron se në cilat gjuhë paskajorja nuk -«përdoret më fort në pozicione të varura».
-
Ne kemi parasysh vetëm togun e verbalizuar të tipit për të bërë (me vlerën e një paskajoreje me funksione sintaksore të kufizuara) dhe jo formën e tipit së béri, e cila, siç do ta shtjellojmë më tutje, nuk është verbalizuar.
-
Shih kumtesën tonë në «Konferenca e parë e studimeve albanologjike», f. 213 v.
-
Me sa duket, në literaturën e vjelë autori nuk ka ndeshur ndonjë rast për- dorimi të këtij togu të paraprirë nga paskajorja me pasë, në fjali të varura kushtore. P.sh. Baba, me pasë për të na martue, mâ parë më marton mue, qi jam mâ e madhja. (D. Kurti — Prralla, I, 108). Përdorime të këtij tipi hasen vetëm në disa të folme të Shqipërisë Veriore.
-
Këtu autori bie në një pozitë të ngjashme me atë që bën objekt kritike në f. 21, ku kritikon përdorimin e termavet të tilla si -«folie e plotvlershme»-, «folja në kuptimin e mirëfilltë» etj.. duke vërejtur me të drejtë se nga këto del sikur mund të ekzistojnë edhe folje «jo të plotvlershme» ose «në kuptimin jo të mirëfilltë». ^
-
Autori nuk shprehet shkoqur për vlerën e togut të tipit për të bërë në këtë funksion, por pak më poshë shton se ky tip ndërtimi bën pjesë në modelin për + emër në përgjithësi dhe jep edhe shembëllën. Dëshira për rezultate të mira... (Shih edhe f. 233).
-
Në shën. 2 në fund të f. 241 ai thotë se në këtë shifër nuk ka përfshirë as 76 rastet e përdorimit të togut të tipit për të bërë në ndërtime tautologjike (sepse «të dykuptimshme») «si edhe faktet e leksikalizimit të tipit është për të... prej foljesh -^ë shprehin të treguar dhe të çmuar dhe të modelit më vjen për të... si edhe rastet e desintaksizimit Statistik të mundshëm”·.
-
Forma e tipit për të pasë bërë, që figuron në disa gramatika, si në atë të Kristoforidhit (f. 104, 123 etj.), të K. Cipos (f. 130 etj.) në të vërtetë nuk përdoret.
-
Ja si shprehet ai: «Së fundi, për e desemantizuar mund të hyjë në përbër- jen e formavet gramatikore prejinfinitivale, dhe pikërisht të së ardhmes dhe të mënyrës kushtore.» (f. 196). Sipas mendimit tonë, format e tipit kam për të bërë dhe kisha për të bërë kanë dalë nga togfjalëshat e tipit kam (kisha) + për të bërë në funksion kallëzuesor, d.m.th. kam për t’i dhënë (diçka dikujt) ka dalë nga kam diçka për t’i dhënë dikujt. Për analogji me këtë është formuar edhe forma e tipit kisha për të bërë, e cila në origjinë (ashtu si format e tipit do të bëja dhe kisha me ba) ka qenë një e ardhme e «ë shkuarës, kurse sot përdoret edhe me funksionin e mënyrës kushtore.
-
Do pasur parasysh se në ndërtimet e tipit... për të mësuarit [sot më shpesh: për mësimin — Sh.D.] e shkrim-këndimit... (f. 240) togu parafjalor për të mësuarit është kualitivisht i ndryshëm nga togu i verbalizuar... për të mësuar shkrim- këndimin.
-
Shih Pedersen Festskrift til Vilhelm Thomsen, 255.
-
Ndërtimi i tipit për të ngjallun të ri t’atdheut të mjerë (Skiro, CT, 531), që citon Grabinski në f. 164, nuk është normal në shqipen e sotme.
-
Përdorimi i trajtave të shkurtra me formën e tipit për të bërë dëshmohet që në veprën e Bogdanit.
-
Në gegërishte forma e tipit për t’u bërë dëshmohet që në veprën e Bogdanit. Kurse në toskërishte kjo formé është e vonë, kryesisht e shek. XX, ndonëse gjurmë hasen edhe në veprën e Th. Mitkos (1879).
-
Shih «Konferenca e parë e studimeve albanologjike», 220.
-
Po aty, 220.
-
Duke marrë si «paskajore të parë» atë të tipit me ba të gegërishtes, por pa nënkuptuar domosdo që këtë të fundit e ka pasur pa tjetër edhe toskërishtja dhe që para saj shqipja nuk ka pasur ndonjë paskajore tjetër, siç pohon Gabinski në mënyrë»- kategorike.
-
Në të vërtetë ai ka hasur 259 raste togfjalëshash me raporte shkaku, por nga kjo shifër ka zbritur 96 raste të tipit u meka së qcshuri, që i quan frazeologjizma.
-
Për këtë shih vërejtjet tona më sipër në pjesën IT.
-
Më parë autori paska menduar se ndikimi i greqishtes mbi toskërishten khte pakësuar që para shek. XVI (f. 154).
-
Në krijimet popullore si edhe në shumë të folme hasen edhe sot ndërtime të tipit folje transitive + asi (ose aso) -|- emër në rasën rrjedhore (me raport kundrinor). P.sh. s'kam parë (s'më kanë zënë sytë) asi njeriu. Ja edhe një shembëll nga këngët popullore: Ky gjaksori bani be: «Njeksi trimash kurr s’kam pre!» (Këngë popullore historike, Tiranë, 1956, f. 113).
-
Ai ka shënuar edhe disa shembëlla me emrin në rasën rrjedhore të shquar (f. 116).
-
Krahasimi me ndërtimet e gjermanishtes të tipit Hungers sterben (f. 117), sipas mendimit tonë, nuk qëndron. sepse në gjermanishte -s, në të tilla raste është shndërruar në një formant abverbializues, që e marrin edhe emri femëror Nacht (Nachts) si edhe ndajfolje të tipit meinerseits, allerseits etj. (Shih H. Paul, Deutsche Grammatik. III, 372). Kurse në ndërtimet arkaike të greqishtes të tipit πεθαίνω τής· πείνας- gjymtyra e dytë mbetet një emër në gjindore të shquar, d.m.th. i pa- adverbializuar.
-
Sipas mendimit tonë, edhe format e kallëzores së shquar ditën, natën ose të rrjedhores së shquar verës, dimrit, rrugës etj. nuk i kanë humbur lidhjet sub- stantivore (mund të përcaktohen nga mbiemra dhe emra në gjindorc; format e rrjedhores mund të përdoren edhe me parafjalë) dhe as nuk kanë pësuar ndonjë ndryshim kuptimi, prandaj s’duhen konsideruar si forma të adverbializuara. Përdorimi i nyjeve -n dhe -s, pa ndonjë funksion shques do lidhur me faktin që në funksionin kohor dhe vendor prej kohësh emrat në gjuhën shqipe nuk mund të përdoren në format përgjegjëse të trajtës së pashquar, në rast se nuk paraprihen nga nyja e trajtës së pashquar një ose nga ndonjë përcaktor tjetër.
-
Me sa duket, këtu kemi të bëjmë me një tip ndërtimi të ngjashëm me atë të disa gjuhëve indoevropiane si greqishtja e vjetër, gjermanishtja. rusishtja etj., ku kundrina e drejtë shprehet edhe me anën e rasës gjindore. (Shih Brugmann, Grundriss. II. Band — 1911 —, f. 567 v.)
-
Shih J. Rrota, Syntaksa e gjuhës shqipe, bot. II, 1943, f. 33, si edhe Ana- lyzimi i rasa ve t’emnit e zhvillimi historik i tynve, 1931. f. 7.
-
Shih edhe shën. 69.
-
Si në këta togfjalësha ashtu edhe në ata të tipavet ka marrë të krisur, s’ka të sharë, ia dha të qarit, dy gjvmtyrët përbërëse të togfjalëshavet u nënshtrohen kufizimevet me karakter semantik dhe gramatikor. Kufizimi me karakter semantik prek gjymtyrën e parë, kurse kufizimi me karakter gramatikor prek gjymtyrën e drtë. Kufizimi me karakter semantik në një masë më të vogël prek edhe gjymtyrën e dytë. Prandaj nuk është fort i saktë pohimi i Gabinskit që forma e tipit së bëri në togfjalëshat në shqyrtim mund të formohet nga çdo folje.
-
Në konstruktin participor të tipit pa bërë pjesëza e mohimit pa nuk është në funksion parashtese.
-
Ndërtimet e tipit.. e t’u lodhet koka vajzave së më shikuari. që përmend Gabinski (f. 144), më lodhi së më kërkuari një gjë, më mërxiti së më thëni pa të pushuar gjithë po atë fjalë — që gjejmë tek Fjalorthi i Ri i Pano Tases (f. 198) janë të pazakonshme si për përdorimin në funksionin e përcjellores ashtu edhe për përdorimin e trajtës së shkurtër më. Edhe më i pazakonshëm është përdorimi i trajtës së shkurtër të vetës III (e) në shembullën e f. 94 të Fjalorthit të P. Tases: me ranë legjet e këmbës së e kërkuari.
-
Megjithatë, aty-këtu haset ndonjë përdorim i tillë, i cili nuk është i zakonshëm. si p.sh.: Suât bej Vërdhama... s’kishte pushuar së rënî dhomës kënd më kënd. J. Xoxa, Lumi i Vdekur, III/136 — 7).
-
Siç ka ndodhur p.sh. me togjet e gramatikalizuara të tipit për të bërë (për t’u bërë), me të bërë (me t’u bërë).
-
Forma s’u vendosuri, «Diturija», 1969, nr. 6, f. 83, duket qartë se është për- dorur nga një njeri i shkolluar, që ka dashur ta theksojë kuptimin mesor të emrit prejfoljor asnjanës (Ja si shkruan ai: «Po dhe më pastaj s’kanë pushuar Shqipëtarët së vajturi dhe s’u vendosuri n’Itali»). Edhe për tri rastet e tjera nga Novela, I, II të J. Xoxës (s’u faluri, s’u puthuri, s’u shkarkuari) vlen e njëjta vërejtje. Do pasur parasysh edhe se në romanin tri vëllimesh «Lumi i vdekur» të J. Xoxës nuk haset asnjëherë forma pësore-vetvetore me pjesëzën u, sadoqë nuk ka munguar rasti si p.sh.: ... pyeti vëllai i vogël, zgjuar në kohën kur qerrja kish pushuar së tunduri e përkunduri. U plaka së mbajturi mbi kalë të shalëve... Kur mbaroi së shtruari sofra... (1/20; III/138; 1/91).
-
Përdorimi i kësaj forme pas foljesh që tregojnë të filluar ose të vazhduar nuk është një fakt gjuhësor i përgjithësuar.
-
Po kështu edhe një të punuar, që haset rrallë në gjuhën letrare.
-
Shëmbëlla e vetme e përmendur nga Gabinski (f. 121) U zgjua së kënduari ne, nxjerrë nga Gramatika e gjuhës shqipe, II. Sintaksa. Tekst për klasat VI-VTI, 1959, f. 58, është artificiale, prandaj smerret në vështrim.P.sh. Në romanin Para agimit të Sh. Musarajt (prej 1.062 faqesh) këto lloj ndërtimesh janë përdorur 36 herë gjithsejt (27 herë me raporte kundrinore dhe 9 herë me raporte shkakore). Në romanin Lumi i vdekur të J. Xoxes (prej 831 faqesh) këto lloj ndërtimesh janë përdorur 37 herë gjithsejt (23 herë me raporte kundrinore dhe 14 herë me raporte shkakore). Kurse në romanin Gjencrali i ushtrisë së vdekur të I. Kadaresë (bot. I, prej 166 faqesh) gjejmë vetëm 3 togfjalësha të tillë me raporte kundrinore.
-
Por ne nuk pajtohemi me mendimin e Gabinskit (f. 158, shën. 3) që funksioni shkakor i formës së tipit së bëri pritet të vijë duke u dobësuar. Në shqipen popullore në këtë funksion ajo, sipas mendimit tonë, përdoret relativista më dendur se në funksionin kundrinor: por edhe rç gjuhën e shkruar ajo nuk haset aq rrallë në këtë funksion. Shih shënimin 84.
-
P.sh.: ... aty e t enjëtenë e madhe me i pasunë mbaruom ncë rrëfyemi... ... ndjerë të mos sosnjë ncë foli...; E ndëvonë mbasi pënduosi të kietë mbaruom e sosunë në foli... (Sp. C. 148, 28, 232)
-
P.sh.: ... e pat këtu aqa t’idhunë, sa desh u lodh së dhimptuni... (C. Pr., pj. IP, III/I/2).

Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.