Kronikë veprimtari studimore mbi përkthimin: disa qasje hermeneutike dhe vëzhgime të procesit të të përkthyerit
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3049Abstrakti
Më datën 15 shtator 2023, pranë Bibliotekës së Institutit të Arkeologjisë (ASA) u mbajt veprimtaria studimore mbi përkthimtarinë dhe qasje hermeneutike në procesin e përkthimit. Në këtë veprimtari të organizuar nga Departamenti i Studimeve Letrare (Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë) u mbajtën dy ligjërata që kishin pikënisje pikërisht qasjen hermeneutike dhe një sërë problematikash që lidhen si me përballjen e përkthyesit me sfida jo të pakëta në proceset e përkthimit, ashtu dhe me raste më të veçanta që shpien në reflektime mbi njohjen e duhur të konteksteve të caktuara në këto të fundit. E ftuar nderi e Departamentit të Studimeve Letrare ishte dr. Zuzana Finger, që mbajti ligjëratën me titull “Roli i hermeneutikës në transformimin e përkthimit letrar”, duke sjellë për të pranishmit një sërë shembujsh mbi aspekte të shndërrimeve të mundshme sintagmatike në procesin e përkthimit letrar. Njohëse e mirë e gjuhës shqipe dhe e prurjeve në letërsinë bashkëkohore shqipe, me një formim kompleks në të cilin spikat njohja e thelluar e disa gjuhëve të huaja, dr. Finger kishte përzgjedhur tekste të veçanta, të cilat u interpretuan prej saj në disa vështrime, duke pasur parasysh konotacionet përkatëse në gjuhën burimore dhe në atë të përkthimit. Tekstet e përzgjedhura nga dr. Finger sillnin në vëmendje rëndësinë e njohjes së strukturave përkatëse në gjuhët nga të cilat përkthejmë, me nënvizimin e veçanësisë që mbartin pikërisht veprat letrare.Shkarkimet
Download data is not yet available.
Metrics
Metrics Loading ...
Downloads
Botuar
2023-12-03
Si të citoni
Paci, E. (2023). Kronikë veprimtari studimore mbi përkthimin: disa qasje hermeneutike dhe vëzhgime të procesit të të përkthyerit. Studime Filologjike, 1(3-4), 183–184. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3049
Numri
Seksioni
Jeta shkencore
Licensa
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.