Më se e kryera e mbipërbërë e gjuhës shqipe
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3350Abstract
Gjuha shqipe ka krijuar 7 (shtatë) forma gramatikore të kohës së shkuar për të dhënë më me saktësi kohën se kur është kryer veprimi foljor në të shkuarën e mënyrës dëftore. Nëpërmjet tyre veprimi foljor jepet i shkallëzuar duke u mbështetur në një pikë kohore referimi herë në të tashmen (d.m.th. në çastin kur flasim a shkruajmë) dhe herë në të shkuarën (d.m.th. në një prej çasteve që i përket së kaluarës). Në mënyrën dëftore folja në gjuhën shqipe ka këto 7 (shtatë) forma gramatikore kohore për të shkuarën: e pakryera, e kryera e thjeshtë, e kryera e përbërë, e kryera e mbipërbërë, më se e kryera e përbërë, më se e kryera e mbipërbërë dhe e kryera e tejshkuar. Nga pikëpamja e strukturës së tyre dy nga këto forma gramatikore kohore në gjendjen e sotme të gjuhës shqipe janë të thjeshta (e pakryera dhe e kryera e thjeshtë), kurse pesë nga këto forma gramatikore janë të përbëra (e kryera e përbërë, e kryera e mbipërbërë, më se e kryera e përbërë, më se e kryera e mbipërbërë dhe e kryera e tejshkuar). Format gramatikore kohore të përbëra janë quajtur edhe “forma kohore relative”, të cilat e japin të shkallëzuar largësinë kohore të kryerjes së veprimit të foljes në bazë të referimit me një çast kohor të së shkuarës1 që shënohet nga folja ndihmëse.Downloads
References
-
Shih: Kolec Topalli, Sistemi foljor i gjuhës shqipe, Shtëpia botuese Plejad, Tiranë, 2010, f. 212-215.
-
Shih: Gramatika e gjuhës shqipe, Vëllimi I, Morfologjia, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1995, f. 315.
-
Për këtë formë gramatikore kohore të së shkuarës në gjuhën shqipe shih më gjerë: Adrian Haxhillazi, E kryera e mbipërbërë e gjuhës shqipe, në Studime filologjike, Tiranë, 2011, nr. 1-2, f. 155-163.
-
Shih: Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Akademia e Shkencave të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1980, f. 896.

Shih: Gramatika e gjuhës shqipe, Vëllimi I, Morfologjia, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1995, f. 308.
-
Shih: Gramatika e gjuhës shqipe, Vëllimi I, Morfologjia, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1995, f. 315 (shih shënimin 2).

Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.