Konferencë shkencore për shkollat e para shqipe
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3358Abstrakti
Me datën 26. 10. 2012, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve, në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve Albanologjike, organizuan në sallën e konferencave të Muzeut Historik Kombëtar konferencën shkencore me temë: “Shkollat shqipe të trevave shqiptare në shekujt XVII-XVIII”. Qëllimi i kësaj konference ishte të paraqiteshin materiale dhe studime që dëshmojnë hapjen dhe funksionimin e shkollave shqipe në shekujt XVI-XVII në krahina të ndryshme të vendit tonë, në Kosovë dhe tek arbëreshët e Italisë. Në konferencë referuan historianë, gjuhëtarë, pedagogë e studiues të njohur në fushë të arsimit. U mbajtën gjithsej 8 kumtesa, nga të cilat: Willy Kamsi: “Vepra atdhetare e kulturore e shkollave katolike ne shek. XVII-XVIII”; Italo Fortino: "Mësimi i arbërishtes në katundet arbëreshe para shekullit XIX"; David Luka: “Shkolla shqipe e Kurbinit (1632-1650)”; Pëllumb Xhufi: “Disa dëshmi të mësimit të shqipes në arealin ortodoks të Shqipërisë së poshtme përgjatë mesjetës”; Sarë Gjergji: “Stublla me Kolegjin e Shën Lukës, 1584”; Musa Kraja: “Aspekte nga veprimtaria e mësuesve të shkollave të hershme shqipe”; Kolec Çefa: “Në zanafillat historike të arsimit tonë në trevat veriore, shek. XVII-XVIII; Eranda Halluni, Fatmir Vadahi "Shkollat private në vilajetin e Shkodrës ne shekujt XVII - XVIII". Pas leximit të kumtesave u zhvillua një seancë diskutimesh rreth materialeve të paraqitura.Shkarkimet
Download data is not yet available.
Metrics
Metrics Loading ...
Downloads
Botuar
2024-01-04
Si të citoni
Topalli, K. (2024). Konferencë shkencore për shkollat e para shqipe. Studime Filologjike, 1(3-4), 243. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3358
Numri
Seksioni
Jeta shkencore
Licensa
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.