Fjalëkrijimi si mjet poetik në veprën e Lasgush Poradecit
Abstract
Në leksikun poetik të Lasgush Poradecit një vend të veçantë zënë edhe krijimet vetjake. Në këto formime kushdo e ndien dhe vlerëson sa shkallën e lartë të intuitës dhe të kulturës gjuhësore, aq edhe mjeshtërinë e realizimit; sa njohësin e thellë të shqipes, aq edhe lëvruesin poetik të saj. Kërkesat e larta për krijimtarinë e vet letrare në tërësi përthyhen në këtë shkallë edhe në procesin fjalëkrijues, ku ai ka fronin e vet, të vendosur shumë lart. Në krijimet e Lasgushit funksioni stilistik mbetet gjithmonë parësor, madje çdo njësi e krijuar prej tij është një neologjizëm poetik deri në masën sa i kundërvihet në rrafshin stilistik një fjale të zakonshme. Si formime të figurshme, krijimet e tij ruajnë karakterin e krijimit individual të tekstit poetik në tërësi. Brenda këtij teksti poetik, këto krijime kanë arritur që të tërheqin e të dallojnë me formën e vet dhe të zgjerojnë lidhjet motivuese me fjalët nga janë formuar. Kësisoj, këto krijime mund t’i karakterizojmë si përftesa që synojnë thellësinë përkundrejt shtrirjes në gjerësi. Ato synojnë temën e pazakontë, mjetin fjalëformues, shpesh të modifikuar me zgjerim, dhe njësinë e re me pikësynimin e qartë për ta vendosur në sintagma kuptimore befasuese.Downloads
Download data is not yet available.
References
-
Shembujt dhe vargjet ilustruese përkatëse janë vjelë nga Lasgush Poradeci,Vepra letrare, Tiranë, 1990.
References
Shembujt dhe vargjet ilustruese përkatëse janë vjelë nga Lasgush Poradeci,Vepra letrare, Tiranë, 1990.
Downloads
Published
2013-06-14
How to Cite
Feka, T. (2013). Fjalëkrijimi si mjet poetik në veprën e Lasgush Poradecit. Studime Filologjike, 1(1-2), 143–148. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3376
Numër
Section
Artikuj
License
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.
