Vështrim variantistik romanit Dasma të Ismail Kadaresë
Abstract
I. Romani “Dasma”1 është një pjesë shumë e rëndësishme e sistemit letrar të veprës së Ismail Kadaresë. Lidhet përsa i përket përmbajtjes dhe përsa u përket temave të trajtuara me shkrime të tjera të Kadaresë si “Prilli i thyer”, ku trajtohet kanuni dhe hakmarrja, dhe “Ura me tri harqe”, ku trajtohet motivi i flijimit për ndërtimin e urës2. Romani “Dasma” është një roman “revolucionar” i Kadaresë. Edhe pse kemi një temë “të dashur” për realizmin socialist shqiptar, luftën kundër zakoneve prapanike dhe kundër fesë, nga ana formale vepra ka një organizim të përsosur strukturor që na jep mundësi të gjera të një studimi filologjik. Botimi i kësaj vepre ka ngjashmëri me disa vepra të tjera të kohës: bëhet fjalë për ato vepra që dalin fillimisht në revistën letrare “Nëndori” dhe pastaj si vëllim më vete (kujtojmë këtu romanin “Lumi i vdekur” të Jakov Xoxës3). Ngjashmëria shtohet me ripunimin, me ribotimet e variantit të plotë pas variantit të shkurtuar. Kalimi nga botimi i parë i shkurtuar në revistë në botimin e dytë si vëllim më vete është një lloj problematike; tjetër problematikë është botimi para vitit 1972 dhe botimi pas vitit 1972, domethënë, para dhe pas zhvillimit të punimeve të Kongresit të Drejtshkrimit.Downloads
References
-
Ky punim është pjesë e një punimi të gjatë mbi variantistikën në romanin Dasma të Ismail Kadaresë.
-
Kujtojmë edhe tregimin Sezoni dimëror i kafe ‘Rivierës’, ku trajtohet revolucionarizimi i jetës në luftë me mbeturinat fetare dhe me zakonet prapanike (Ismail Kadare, Sezoni dimëror i kafe ‘Rivierës’, në “Nëndori”, nr. 4, prill 1969, f. 59-82).
-
Shiko Edmond Çali, Botimet e ‘Lumit të vdekur’ dhe variantet, në Edmond Çali, “Romanet e Jakov Xoxës”, Tiranë, 2003, f. 65-100.
-
Ismail Kadare, Dasma, roman, Nëndori, nr. 8, 1967, f. 3-104; Ismail Kadare, Dasma, Rilindja, Prishtinë, 1967, f. 146-siç lexojmë në kopertinën e pasme të librit, ky është botimi i parë i këtij romani si libër, është një rishtypje e botimit në revistë; Ismail Kadare, Dasma, Shtëpia Botonjëse “Naim Frashëri”, Tiranë, 1968, f. 224; Ismail Kadare, Lëkura e daulles, në “Gjakftohtësia”, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1980, f. 542, f. 361-485; Ismail Kadare, Lëkura e daulles, në “Vepra letrare 8”, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1981, f. 357, f. 243-355; edhe në këtë rast kemi një rishtypje; Ismail Kadare, Lëkura e daulles, në “Vepra”, vëllimi i nëntë, Shtëpia botuese Fayard, 2000, f. 574, f. 19-128; Ismail Kadare, Lëkura e daulles, në “Vepra. Vëllimi i katërt”, Onufri, Tiranë, 2008, f. 495, f. 357-494. Në 16 rreshtat e hyrjes para parathënies, në f. 359 kemi disa të dhëna të gabuara: aty lexojmë “Romani ‘Lëkura e daulles’ është botuar së pari me këtë titull në vitin 1967, në revistën ‘Nëntori’”; por romani në “Nëndori” del me titullin Dasma. Lexojmë edhe: “është ribotuar më 1981 me titullin e kahershëm ‘Lëkura e daulles’”; por romanin e gjejmë të botuar me titullin Lëkura e daulles qysh në përmbledhjen “Gjakftohtësia” të v. 1980. Mbi këtë roman shiko edhe: Mehmet Çeliku, Norma gramatikore dhe shkrimtari, në “Nëndori”, nr. 2, shkurt 1970, f. 171-187; Dalan Shapllo, Aspekte të zhvillimit të artit tonë të realizmit socialist në dritën e mësimeve të partisë, në “Nëndori”, nr. 12, dhjetor 1970, f. 50-66; Llazar Siliqi, Klasa punëtore në veprat tona letrare e artistike, në “Nëndori”, nr. 12, dhjetor 1970, f. 67-84; Dilaver Dilaveri, Jeta e sotme revolucionare në romanin tonë, në “Nëndori”, 1971, nr. 5, maj 1971, f. 79-88; Ali Abdihoxha, Probleme mbi disa botime të vitit 1968, në “Nëndori”, nr. 8, gusht 1969, f. 111-149; Ėric Faye, Parathënie, në Ismail Kadare, “Lëkura e daulles”, “Vepra. Vëllimi i katërt”, Onufri, Tiranë, 2008, f. 361-367.
-
Giuseppe Gradilone për herë të parë ka botuar në Itali një punim mbi variantistikën në një vepër të realizmit socialist për poemën “Nënë Shqipëri” të Dritëro Agollit: Giuseppe Gradilone, Il poema ‘Nënë Shqipëri’ di Dritëro Agolli në “Studi di letteratura albanese contemporanea”, Roma, 1997, f. 59-153.
-
Ismail Kadare, Ftesë në studio, Onufri, Tiranë, 2004, f. 229, f. 74-76.
-
Po aty, f. 74.
-
Po aty, f. 74-75.
-
Po aty, f. 75. Edhe reagimet pozitive të kritikës nuk e bëjnë që të ndryshojë mendim: “Kritika e priti me entuziazëm, miqtë e mi përpiqeshin të më mbushnin mendjen se nuk qe aq i keq sa ç’më dukej mua, por unë kisha filluar të ndiej përçmim për të.
-
Isha thellësisht i brengosur. Asgjë s’mund të më detyronte të ndërroja mendim. As fakti që romani u botua në Norvegji, Suedi dhe SHBA. Një gjë e tillë s’më bëri ndonjë përshtypje, sepse ato ishin shtëpi botuese majtiste që e pëlqenin dhe e gjuanin një letërsi të tillë. Ajo që më habiti vërtet ishte mbërritja e një zarfi të trashë nga Radio-Televizioni i Londrës (BBC) me tekstin e dramatizimit të romanit tim, madje me emrat e aktorëve interpretues, si edhe me datën e dhënies. Dramatizimi kishte titullin “Dasma dhe fantazma”. Siç dukej, skematizmi po sulmonte metropolet.”, po aty, f. 75-76. Kadare e rimerr këtë temë: “-Në vitet 1967-1969, pas lirisë relative të viteve 60, unë u gjenda në mbikqyrjen e drejtpërdrejtë të regjimit, ose më saktë të vetë diktatorit.
-
-Përpara meje kishte tri rrugë: e para, të konformohesha (nënvizimi është i imi, e. ç.), duke shkruar si shumica e shkrimtarëve shqiptarë, e dyta, të braktisja më në fund letërsinë, e treta, të mos konformohesha, por për këtë të paguaja një taksë.
-
Rrezikun e konformizmit e kuptova kur shkrova e botova romanin “Dasma” më 1967-1968. Ndonëse vepra u botua më pas në disa vende, ndonëse BBC e Londrës i bëri një radiodramatizim (“Dasma dhe fantazma”), unë aty për aty e kuptova se kjo ishte fillimi i vdekjes sime si shkrimtar, ndaj vendosa të mos bëja kurrë asnjë lëshim në letërsi”, “Dialog me Alain Bosquet”, Tiranë, Onufri, 1996, f. 189, f. 30-31.
-
Po aty, f. 76.
-
Ali Abdihoxha, “Probleme mbi disa botime të vitit 1968”, punim i cituar, f. 130.
-
Po aty, f. 130-131.
-
Shaban Sinani, Kadare-një vështrim prapavajtës, në “Për prozën e Kadaresë”, Naimi, Tiranë, 2009, f. 208, f. 90-97, f. 93.
-
Martin Camaj, Libra të lexuem. Dasma (Roman i ri i Ismail Kadare-s), në “Shêjzat”, Roma, Vjeti XI-n. 9-10-11-12, Shtatuer-Dhetuer 1967, f. 469-472.
-
Arshi Pipa, Rebeli, në “Subversion drejt konformizmit. Fenomeni Kadare”, Tiranë, Fhoenix, 1999, (Botimi i parë 1987 në revistën tremujore amerikane “Telos”, New York, 1987, përktheu Bardhyl Shehu), f. 79, f. 9-13, f. 11-12. Ja dhe një pjesë tjetër e shkrimit të A. Pipës: “Në mars të vitit 1966 Komiteti Qendror i Partisë u adresoi intelektualëve një “letër të hapur” me anën e së cilës ata ftoheshin për punë fizike në fabrika, kooperativa bujqësore, hidrocentrale, në hekurudhë dhe në objekte të tjera të ndërtimit socialist të vendit, me qëllim që shkrimtarët të njiheshin me problemet ekonomike dhe të shkruanin për to. Përgjigja e Kadaresë ishte DASMA (1967), një roman “reportazh”, ku përshkruhet jeta e një brigade vajzash që bëjnë punë vullnetare për ndërtimin e një hekurudhe diku në Shqipërinë Qendrore. Dy prej tyre përfundojnë si prostituta”, po aty, f. 10-11.
-
Për këtë shiko Elio Miracco, Quale Kadare leggere?, në Giuseppina Turano (a cura di, collaborazione di Alessandro Scarsella), “Kadare europeo e la cultura albanese oggi”, Atti dei seminari di studio. Venezia, 5-6 maggio 2009, f. 202, f. 17-43. Në të njëjtin botim shiko edhe Giovanni Belluscio, “NOBELesse OBLIGE!” f. 45-78. Nga i njëjti autor shiko edhe Leggere Kadare in italiano, tra riscritture e ‘mistificazioni’, në Alessandro Scarsella (a cura di, collaborazione scientifica di Giuseppina Turano), “Leggere Kadare. Critica Ricezione Bibliografia, Biblion Edizioni, Milano, 2007 (1° edizione, febbraio 2008), f. 187, f. 31-50.
-
Në këtë punim përdorim këto sigla dhe shkurtime: D 67 për Ismail Kadare, Dasma, roman, në “Nëndori”, nr. 8, 1967, f. 3-104; D 68 për Ismail Kadare, Dasma, Shtëpia Botonjëse “Naim Frashëri”, Tiranë, 1968, f. 224; D 80 për Ismail Kadare, Lëkura e daulles, në “Gjakftohtësia”, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1980, f. 542, f. 361-485; D 2000 për Ismail Kadare, Lëkura e daulles, në “Vepra”, vëllimi i nëntë, Shtëpia botuese Fayard, 2000, f. 574, f. 19-128; D 2008 për Ismail Kadare, Lëkura e daulles, në Vepra, Vëllimi i katërt, Onufri, Tiranë, 2008, f. 495, f. 357-494; kap.=kapitull, f.=faqja; f.=faqet. Referimet bibliografike i japim të plota në shënimet në fund të faqes.
-
Përmendim vetëm disa nga shtesat:
-
Përsëri në kap. 3, në f. 36 (18), shtohen 23 reshta, në f. 37 (18), shtohen 6 rreshta.
-
Në kap. 4, O montator, o zog shtegëtar, në f. 43 (21) shtohen 13 rreshta; në f. 44 (21), shtohen 9 rreshta; përsëri në f. 44 (22) shtohen gjithsej 11 rreshta; në f. 49 (24) shtohen 20 rreshta. Në kapitullin 5. Xheviti, f. 52 (25), shtohen 13 rreshta. Shtesa në një kapitull si ky, ku rrëfimi ndryshon këndvështrim dhe vazhdon në vetë të parë me anë të monologut të brendshëm të njërit prej personazheve kryesore të librit ka shumë rëndësi për vetë strukturën e romanit. Për këtë temë përmendim vetëm: Angelo Marchese, Il punto di vista narrativo, në “L’officina del racconto”, Milano, Mondadori, 1997, f. 92-97; Angelo Marchese, “punto di vista”, në “Dizionario di retorica e di stilistica”, Milano, Mondadori, 1991, f. 253-254; Roland Bourneuf- Réal Ouellet, Il punto di vista, në “L’universo del romanzo”, Torino, Einaudi, 1976, f. 72-93; Robert Scholes -Robert Kellogg, Il punto di vista nella narrativa, në “La natura della narrativa”, Il Mulino, Bologna, 1970, f. 305-359; David Lodge, Il punto di vista, në “L’arte della narrativa”, Bompiani, Milano, 2001, f. 36-41; Gérard Genette, Prospettiva, Focalizzazioni, Alterazioni, Polimodalità, në “Figure III, Discordo del racconto”, Einaudi, Torino, 1976, f. 233-258; si edhe Seymour Chatman, Storia e discorso. La struttura narrativa nel romanzo e nel film, Pratiche Editrice, Parma, 1981, f. 325; Gruppo μ, Il punto di vista, në “Retorica generale. Le figure della comunicazione”, Bompiani, Milano, 1976, f. 289-293; Maria Corti, Il punto di vista deformante, në “Il viaggio testuale”, Einaudi, Torino, 1978, f. 135-147; Earl Miner, Punti di vista e di attenzione, në “Poetiche della creatività. Un saggio interculturale sulle teorie della letteratura”, Armando Editore, Roma, 1999, f. 352, f. 255-296, (botimi origjinal: Earl Miner, Comparative poetics. An Intercultural Essay on Theories of Literature, Princeton University, Princeton, New Jersey, 1990, f. 259); Cesare Segre, Il punto di vista, Narratologia e punto di vista, Plurivocità e punto di vista, në “Avviamento all’analisi del testo letterario”, Einaudi, Torino, 1985, f. 23-28, f. 124, f. 128-131, f. 405; Wayne C. Booth, “Retorica della narrativa”, La nuova Italia Editrice, Scandicci (Firenze), 1996, f. 557.
-
Në kapitullin 7, Kujtimi i një ankthi në f. 67 (22) shtohen 22 rreshta.
-
Vetëm përmendim këtu ndryshimet në shkrimin e ndajfoljes: 23, 25, 31, 64 në qoftë se] nëqoftëse 12, 13, 16, 31; 30 padashur] pa dashur 15; ndryshimet në përdorimin e ë-së tek mbiemri: 9 për qytetin e ardhshëm] për qytetin e ardhëshëm 5; 9 orarin e përkohshëm] orarin e përkohëshëm 5; 14, 22 e jashtme] e jashtëme 7, 11. Nga ndryshimet fonetike përmendim zëvendësimin e bashkëtingëllores afrikate qiellzore-alveolare të pazëshme ç me bashkëtingëlloren fërkimore qiellzore-alveolare të pazëshme sh: 71 të shkujdesur] të çkujdesur 35; 9 u shfaq] u çfaq 5; 9 ishin shfaqur] ishin çfaqur 5. Një tjetër ndryshim është eliminimi i përdorimit të apostrofit në kushtoren e foljes: 8 do të ishte] do t’ishte 4; 61 unë do të isha] unë do t’isha 30.
-
Në të gjitha çiftet e shembujve që rendisim në vijim forma e parë para kllapës katrore është ajo e D 68 e paraprirë nga numri i faqes, kurse forma e dytë, ajo pas kllapës katrore është forma e D 67, e pasuar nga numri i faqes: A) D 68, 34 kur ja jepnin dorën] kur i a jepnin dorën D 67, 17; Kemi lëkundjen e auorit, kalimin nga një formë jo e normës tek një formë tjetër, përsëri edhe kjo jo e normës. B) Po kemi edhe kalimin nga një formë e normës në një formë jo të normës: 71 nuk ja arritën dot qëllimit] nuk ia aritën dot qëllimit 34; C) Kemi mbetjen tek e njëjta formë jo e normës: 59 inspektori ja përsëriti] Inspektori ja përsëriti 28; D) kemi mbetjen tek e njëjta formë e normës: 29 atij iu kujtua] atij iu kujtua 29; E) kemi kalimin nga një formë jo e normës në një formë të normës: 37 atij iu ngroh zemra] atij ju ngroh zemra 18.
-
Përsa u përket ndryshimeve që pëson emri. Kujtojmë se ndryshon edhe emri i përveçëm i një personazhi dytësor: 45-46 Lulzim Rama] Sulua 22. Përsa i përket numrit të emrit përmendim se ndryshimi: 34 ishte vjeshtë] ishte pranverë 17. Në kapitullin e tretë ka rëndësi për vetë kohën e ngjarjes së rrëfyer. Kemi ndryshime me futjen e fjalëve sinonime: 34 me qetë] me buajt 17. Kemi kalimin nga numri shumës në numrin njëjës: 31 në horizontin e pafund] në horizontet e pa fund 16. Kemi lëkundje në përdorimin e formës së shumësit të emrit: 29 e disa dyfeqeve] e disa dyfegjeve 15. Kemi kalimin në formën e normës të shumësit: 34 me këto ditë] me këto dit 17. Ka shumë rëndësi përputhja e gjinisë së mbiemrit me gjininë e emrit në numrin shumës. Kemi kalim nga një formë e normës në një formë jo të normës: 36 librat e trasha] librat e trashë 18; kemi mbetjen në një formë jo të normës: 10 hodhi hapat e para] hodhi hapat e para 5; por kemi edhe kalimin nga një formë jo e normës në një formë të normës: 23 në reportazhet tuaja të thata] në reportazhet tuaj të thatë 12.
-
Ja një pjesë e eliminimeve në kalimin nga D 68 në D 80. Japim nr. e f. të D 80, nr. f. të D 68 në kllapa dhe nr. e rreshtave të eliminuar: 370 (12-13) 24 rr., 371 (15) 13 rr., 372 (16) 10 rr., 372 (17) 30 rr., 372 (18) 2 rr., 393 (45+45) 22 rr., eliminohet kapitulli “Xheviti”, f. 51-53 i D 68; 397 (54) 9 rr., 397 (55) 20 rr., 399 (57) 17 rr., 405 (65) 27 rr., 406 (67-70), 73 rr., 409 (73-75) 50 rr., 409 (76-88) 380 rr., 413 (94) 18 rr., 414 (94-96) 39 rr., 418 (101-105) 117 rr., 419 (106) 4 rr., 420 (107) 6 rr., 420 (108-109) 31 rr., 422 (111) 6 rr., 422 (112-115), 97 rr., 424 (117) 1 rr., 432 (131-143) eliminohet i tërë kapitulli 12. “Xheviti” i D 68; 435 (146) 3 rr., 435 (147) 21 rr., 436 (148-150) 48 rr., 437 (151) 5 rr., 437 (152-158), 179 rr., këtu eliminohen shumë të dhëna për personazhin e Rudit, që kështu mbetet i cunguar në D 80; 447 (168-169), 36 rr., 447 (170-173) 93 rr., eliminohet biseda S. K.-Dhori në kapitullin 16. “Kërkohet një njeri me lungë” të D 68, etj.
-
Për këtë shiko Edmond Çali, Ismail Kadare e il dissenso nel realismo socialista albanese, në Tiziana D’Amico (a cura di), “A vent’anni dalla caduta del muro di Berlino”, Napoli, 2011, f. 13-27. Por edhe Edmond Çali, Kryevepra e Kadaresë, në “Jeta e re”, Prishtinë, nr. 2, 2011, f. 334-362; Edmond Çali, Disidenca e Kasëm Trebeshinës dhe e Ismail Kadaresë ndaj realizmit socialist, në “Studime albanologjike”, Tiranë, 2010/2, f. 210-222; Edmond Çali, “The Winter of the Great Solitude” by Ismail Kadare - Test of Dissidence against Communism and Socialist Realism në “International Journal of Science”, volume 2, 2012, f. 82-94; Edmond Çali, Ismail Kadare: “The Winter of Great Solitude” - as a Proof of Dissent against Communism and Socialist Realism, në “International Journal of Science”, volume IV, 2013, f. 225-241.
-
Elio Miracco, Analisi di temi del romanzo “Kështjella” di Ismail Kadare, Roma 2007, f. 85, f. 73.
-
Matteo Mandalà, Kështjella e letërsisë dhe themelet e poetikës kadareane, në Ismail Kadare, “Vepra”, vëllimi i tretë, Tiranë, Onufri, 2008, f. 382, f. 9-29, f. 10.

Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.