Studime filologjike për letërsinë romantike arbëreshe: një arritje e re në studimet Albanologjike

Autorët

  • Evalda Paci

Abstract

Vepra e botuar së fundmi, me autor studiuesin e mirënjohur Matteo Mandalà, ka në qendër të vëmendjes një problematikë që lidhet kryesisht me një disiplinë studimore mjaft të rëndësishme në lëmë të albanologjisë, me filologjinë e tekstit dhe me traditën e studimeve që lidhen me të. Bëhet fjalë për një opus që përmbledh një numër të konsiderueshëm kapitujsh e sythesh në të cilat trajtohen çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë jo vetëm me traditën shkrimore të veprave të letërsisë arbëreshe, por dhe me vetë historinë e letërsisë së shkruar shqiptare, rimarrja e së cilës nga studiuesit e sotëm do të kërkojë pa dyshim dhe një reimpostim të mjaft autorëve kryesorë përfaqësues të traditës së arealit arbëresh.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Kontributi i autorit pikërisht në lidhje me këtë domenë pasqyrohet dhe në një botim të mëparshëm të realizuar në gjuhën shqipe. Shih dhe Mandalà M., Gjurmime filologjike për letërsinë e vjetër arbëreshe, Botime Çabej, Tiranë, 2006.

  2. Shih në veçanti kreun Gjurmimet leksikografike në mjedisin arbëresh të Sicilisë, po aty, f. 257-280, në të cilin promovohet kontributi i arbëreshëve të Sicilisë në fushë të leksikografisë shqipe. Ky kapitull mbetet ndër më të rëndësishmit e veprës në fjalë, meqë në të paraqitet dhe një sprovë në drejtim të periodizimit të kontributeve dheM zhvillimit të kësaj disipline në arealin arbëresh, duke mos lënë mënjanë dhe përfshirjen dhe në këtë kontekst të teksteve të vjetra arbëreshe, ribotimi i të cilave riofron mundësinë për një shfrytëzim eficient të arsenalit leksikor të përmbajtur në to.

  3. Shih në përbërje të veprës në fjalë dhe kreun me titull Çështje paraprake të botimit të veprave të Zef Skiroit, po aty, f. 181-220. Ky i fundit mbetet ndër më të zgjeruarit në përbërje të punimit, duke qenë përfshirës i mjaft çështjeve dhe fakteve që lidhen me jetën, krijimtarinë por dhe me botimin e veprës së këtij personaliteti të botës arbëreshe.

  4. Shih në përbërje të veprës kreun Aspekte dhe momente të formimit rinor të L. Pirandellos dhe të Zef Skiroit, po aty, f. 221-256.

Downloads

Published

2013-06-14

How to Cite

Paci, E. (2013). Studime filologjike për letërsinë romantike arbëreshe: një arritje e re në studimet Albanologjike. Studime Filologjike, 1(1-2), 221–224. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3384

Numër

Section

Kritikë dhe bibliografi