Botimi i dorëshkrimit origjinal të veprës leksikografike trigjuhëshe italisht-greqisht-shqip të Thimi Mitkos

Autorët

  • Pavli Haxhillazi

Abstract

Në panairin e përvitshëm të librit në gjuhën shqipe, organizuar në Tiranë më 13-17 nëntor 2013, u botua në dy vëllime (I, II) vepra e rëndësishme shkencore e kulturore shqiptare e Thimi Mitkos, e cila është strukturuar prej tij që në dorëshkrim si vepër leksikografike trigjuhëshe italisht-greqisht-shqip. Dorëshkrimi origjinal i kësaj vepre trigjuhëshe italisht-greqisht-shqip të Thimi Mitkos ka dalë si botim i parë i tij pas 135 vjetësh. Ai ka qenë i përfunduar për ta çuar në shtyp në vitet 1887-1888, pra dy vjet para se Thimi Mitko të ndahej nga jeta. Në këtë publikim të parë të Dorëshkrimit origjinal të Thimi Mitkos, botimi i librit të parë ka dalë në kapak me titullin: Thimi Mitko, Fjalor italisht-greqisht-shqip, Dorëshkrim origjinal, Përgatiti Shpëtim Sala, I, West Print, 2013. Ballina e brendshme është: Qendra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve Shqiptarë, Thimi Mitko, Fjalor tematik dhe bisedimor italishtgreqisht-shqip, Përgatiti për botim: Shpëtim Sala, West Print, Tiranë, 2013.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2013-06-14

How to Cite

Haxhillazi, P. (2013). Botimi i dorëshkrimit origjinal të veprës leksikografike trigjuhëshe italisht-greqisht-shqip të Thimi Mitkos. Studime Filologjike, 1(1-2), 229–236. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3386

Numër

Section

Kritikë dhe bibliografi