Dy romane në shikime krahasuese: Petro Marko, Hasta la vista (1958) dhe Ernest Heminguej, Për kë bie kambana (1940)

Autorët

  • Virion Graçi

Abstract

Nga veprat më të rëndësishme të P. Markos është dhe “Hasta la vista”. Ky roman është po ashtu i rëndësishëm në historinë e letërsisë shqipe, në fondin e zgjedhur të romanit shqip si sprovë dhe arritje e madhe njëherësh. Për shkaqe jashtë letrare (skualifikimi politiko-policor i autorit në periudhën e totalitaritzmit të shpallur), qëndrimi i kritikës zyrtare dhe institucioneve shtetërore të kulturës ndaj krijimtarisë së këtij autori, në rastet më afirmative ka qenë i cunguar, minimalist; rëndom mbi autorin dhe veprën e tij kanë mbizotëruar ato që A. Plasari, vlerësojmë se saktësisht, i ka quajtur së fundmi burgjet e padeklaruar të Petro Markos: burgjet prej shokëve të idealit, burgjet prej censurës dhe burgjet administrativë1.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. “Panorama”, 27-28 nëntor, 2013.

  2. Petro Marko: “Kur lexova romanin e tij u mahnita, prandaj nisa të shkruaj dhe unë romanin: “Hasta la vista”, te parathënia e “Për kë bie kambana”, Ernest Heminguej, Odeon, 2002, f. 4.

  3. Iv Gyshe, Zhan–Mari Dëmaldan, Historia e ideve politike (II), botimet Dukagjini: “Sa i përket frankizmit tek ai është vështirë të shihet diçka tjetër përveç një lëvizje autoritare, konservatore dhe klerikale”, f. 405; “Boshti i frankizmit është një konservatorizëm shoqërore i theksuar, i nxitur nga një Kishë e konkordatit, e plotfuqishme në suazat e një sistemi politik i cili i përjashton procedurat demokratike”, f. 405; “Shtetet e Bashkuara mund ta pranonin konservatorizmin e ngurtë të regjimit, vrazhdësinë e tij policore, praninë e Kishës në çdo fushë të jetës shoqërore, partinë e vetme, sindikatat zyrtare, me kusht që Spanja të qëndronte vendosmërisht në kampin perëndimor, ashtu si edhe bëri”, f. 405-406.

  4. Nga Për kë bie kambana: “Nuk e dija se do të provoja ndonjëherë ndjenja të tilla si këto, mendoi ai. As se do të më ndodhte kështu. Prandaj dua ta kem për gjithë jetën. Do ta kesh, do ta kesh, ia priti pjesa tjetër e vetes përbrenda. E ke tashti, kjo është gjithçka, gjithë jeta jote, tashti. S’ka asgjë tjetër përveç kësaj: tashti. S’ka as dje dhe as nesër, sigurisht…”, f. 188.

  5. Ernest hemingueji, Për kë bie kambana, Odeon 2002, f. 6.

  6. “Stili i tij që bashkonte në mënyrë gjeniale përshkrimin lakuriq dhe të saktë të ngjarjeve me evokimin e hollë të reagimeve emotive që ato kishin ngjallur, arriti pjekurinë në vitet 1923-1925; shpërthimi ndodhi në vitin 1925 me botimin e Në kohën tonë, që e shtyu Ford Madoks Fordin ta shpallë si shkrimtarin më madh amerikan: “më i vetëdijshmi, më zotëruesi i artit të vërtetë, më i kompletuari”; Paul Johnson, Intelektualët, f. 171.

  7. Për prototipin jetësor të R. Xhordan, biografi Paul Johnson shkruan: “Midis njerëzve që admironte më shumë në Spanjë Heminueji ishte gjenerali Duran, “Manueli”, nga i cili u frymëzua për Robert Xhordanin e romanit Për kë bie kambana. Durani përfaqësonte gjithçka Hemingueji dëshironte të ishte: intelektualin e shndërruar në strateg të madh, muzikantin, poetin, mikun e de Falas dhe të Segovisë, anëtarin e elitës intelektuale spanjolle të paraluftës… (shkurt, V.G.) lufta është edhe poezi, poezi tragjike”. Intektualët, f. 182.

  8. Nga “Hasta la vista” mund të sjellim shembuj të kultit tepër të parakohshëm të liderit komunist: “O Gori im, profesori më mori e më nxorri shëtitje”, f. 405; “profesori ishte prekur thellë, ashtu si e ka zakon të preket ai për cdo zemër”, f. 405; “u krenova kur profesori më tha..”, f. 406; “edhe kalamajtë e dinë se komisarët janë njerëzit më trima, më heroikë, më popullorë”, f. 406; “sot unë për përcolla profesorin. Iku me tren. Për mua është një fatëkeqësi e madhe, por edhe për qytetin e Albacetës. Na duket sikur na iku gëzimi dhe shpresa”, f. 406. Ka dhe një denduri shprehjesh si: Profesori më dha sheqerin e tij; më dha pallton e tij, etj, pra një glorifikim, një mitizim. Po kështu i panatyrshëm për kohën kur zhvillohet fabula historike e romanit është dhe pjekuria e parakohshme revolucionare e Thimit të vogël, dhe shkrimet e tij: “po të shkruaj unë Thimi i vogël i Asimit! Asimi im na tregoi rrugën … unë të dua si Asimin! Ti dhe shokët e tjerë të gjithë Asimër jeni! ... as vendet e Shqipërisë sonë të dhembshur nuk i di kaq mirë sa fshatrat dhe qytetet edhe mallet e Spanjës heroike”, f. 475. Nga kulmet e dogmatizmit politik të autorit që e çon në skematizëm të pjesshëm letrar është episodi kur plagoset rëndë Xhemali: “edhe sytë e profesorit u mbushën aq shumë, saqë zunë të shihnin turbull, iu ngjeth mishtë dhe s’dintë c’të bënte. Sikur t’i thoshnin: “Fale jetën tënde t’i pakësohen dhimbjet Xhemalit!” - pa tjetër ai do t’u thoshte: “Coptomani trupin! Merrmani shpirtin! Vetëm dhimbjet Xhemalit t’i pakësohen”, f. 495.

  9. Paul Johnson, Inetelektualët, ELITA BS, 2009, f. 163.

  10. “Hemingueji ishte i bindur se kishte trashëguar një botë false, të simbolizuar nga kultura morale dhe fetare e prindërve të tij…(shkurt V.G.) ai kishte hedhur poshtë si të papërshtatshme çfarëdolloj kredoje apo ideologjie të huazuar nga e kaluara, reflektim i mendimit të ndokujt, sado i madh qoftë, por të vërtetën që i zbulohej para syve të tij, që e ndjente me lëkurën e tij, me veshët e tij, me hundën e tij. Admironte filozofinë letrare të Konradit dhe pajtohej me formulimin e tij sintetik për objektivin e vetë si shkrimtar: besnikëria e përpiktë e ndjenjave të mia ndaj të vërtetës”; Paul Johnson, Intelektualët, f. 169-170.

  11. Nga Hasta la vista Jerma e shtirur si kurbatkë: “Dy rrugë të kundërt, dy thika në zemër! Kjo këtu të shpie në varr-e mjera-kaq të ri e kaq të bukur-e kjo tjetra, në pleqëri të qetë e të lumtur, në prehrin e trëndafilit të lagur me lotë të natës e të puthur nga hëna e kuqe!! Bububu! Kjo rrugë e zezë..”. f. 451; “mos ma merr për keq, moj bija ime, se dora kështu shkruan! Shkuan sorrat të rrëmbyen! Nderin, ëndrrën t’i morën e pastaj poshtë të lëshuan! Uf, u vrave bija ime? Sorrat ikën e të lanë, sorrat ikën edhe vanë! Sorrat, galat edhe korbat i qëroi era e fortë që buroi nga sierra! Uf! U vrave bija ime? Se ç’këndon kjo dora jote! Një gëzim si vesa e prillit që u shkel nga këmba e ujkut!..”, f. 456; “jeta jote plot me brenga, plot me halle dhe telashe, me mërzitje e me skamje, me urrejtje dhe zili po me shpresë se një ditë gazi dheut do buronte. Siç buroi për ca kohë, tani nxin si nxin rrëmeti, tani nxin si nxin…”, f. 457.

Downloads

Published

2013-12-11

How to Cite

Graçi, V. (2013). Dy romane në shikime krahasuese: Petro Marko, Hasta la vista (1958) dhe Ernest Heminguej, Për kë bie kambana (1940). Studime Filologjike, 1(3-4), 47–56. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3399