Nga vepra fjalor etimologjik i gjuhës shqipe VI
Abstrakti
orték m. “rruzull i madh bore, që rrokulliset nga malet e larta dhe merr me vete ç’gjen përpara”. Fjalë e dialektit gegë, që shumësin e bën ortiqe. Në epikën legjendare: Ushtojnë lugjet prej ortiqesh; prej ortiqesh kah po bijnë ndër gropa. Formim i brendshëm nga emrin rrotë, që ka marrë një o- si parashtesë ose si zanore mbështetëse, që krijon rrokje. Ka marrë gjithashtu prapashtesën -ak, që me metafoninë e shumësit bën -ek. Pas rënies së zanores së patheksuar, bashkëtingëllorja -rr- është kthyer në -r- duke u ndodhur në një grup bashkëtingëllor (khs. arsye nga arr(ë)sye, lat. ratiōnem); balli i fjalës është zhvilluar si tek emri ortundë “vorbë e madhe pa veshë” nga lat. rotondum dhe ndërrimi -a- > -e- > -i- (*ortak : ortek : ortiqe) ka ndjekur modelin e shumësave lak : leqe : liqe, konak : koneqe : koniqe.Shkarkimet
Download data is not yet available.
Metrics
Metrics Loading ...
Downloads
Botuar
2024-01-05
Si të citoni
Topalli, K. (2024). Nga vepra fjalor etimologjik i gjuhës shqipe VI. Studime Filologjike, 1(3-4), 97–116. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3405
Numri
Seksioni
Artikuj
Licensa
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.