Letërsia arbëreshe në një këndvështrim të ri metodologjik - Matteo Mandalà, studime filologjike për letërsinë romantike arbëreshe, botuar nga Shb “Naimi”
Abstract
Matteo Mandalà është sot ndër majat e albanologëve italianë dhe një figurë përfaqësuese për shkencën filologjike shqiptare. Formimi i tij në radhë të parë gjuhësor e filologjik (të kujtojmë që filologët më të shquar shqiptarë kanë qenë edhe gjuhëtarët më të shquar, si Çabej, Demiraj, Riza etj.), i ndërthurur me njohuri të thella në fusha të tjera të domosdoshme për filologjinë e të lidhura ngushtë me të, si letërsia arbëreshe e shqipe, kritika letrare, historia, antropologjia kulturore, etnografia, kombinuar këto me mprehtësinë e intuitën e shkencëtarit dhe me përkushtimin e zellin e pasionuar të studiuesit, ka sjellë kontribute që kanë ndikuar ndjeshëm në atë zhvillim të madh që ka arritur vitet e fundit filologjia arbëreshe. Me një bagazh të tillë ndërdisiplinor ai ka përballuar me sukses punë madhore si botimin e veprave të Zef Skiroit, botimin kritik të veprës së Lekë Matrangës, një kryevepër e tij filologjike, pastaj veprën novatore “Mundus vult decipi” mbi mitet në historiografinë arbëreshe, botimin kritik të “Këngës së sprasme të Ballës” e punime të tjera të panumërta që kanë sjellë arritje të reja në zbërthimin dhe interpretimin filologjik e historiko-kulturor të fenomeneve të veçanta të letërsisë arbëreshe e shqipe. Një nga këto vepra që kanë kërkuar mund, kohë, dije e përkushtim të jashtëzakonshëm është libri “Studime filologjike për letërsinë romantike arbëreshe” që shtëpia botuese Naimi ka zgjedhur të përkthejë në shqip me kontributin dinjitoz të Gëzim Gurgës.Downloads
References
-
Rose Wilder Lane, Zonja Lane për Shqipërinë, (titulli origjinal “Peaks of Shala”), përkthyer nga Doriana Molla, ShB Naim Frashëri, Tiranë, 2007, f. 96-102.
-
“Pella (illustrata mangi Alexandri Macedonum Regis natali) Pella, Petrela”, khs. B. Demiraj, Dictionarium Latino-Epiroticum (Romae 1635) per R.D. Franciscum Blanchum, Botime Françeskane, Shkodër, 2008, f. 198 (=493).
-
I. Zamputi (përg.), Dokumente të shekujve XVI – XVII për historinë e Shqipërisë, vëll. III (1603-1621), ASH e RPS, Instituti i Historisë, Tiranë, 1989, f. 9.
-
“Scodra inclyta, munitissima, antiquissimaq[ue] Vrbs in Epiro, seu Albania, quam Vrbem Turcae sine suspitione existimant esse conditam ab Alexandro magno, hac de causa illorum lingua vocant eam Schenderia, id est minor Alexandria…” (“Shkodra e famshme, qytet shumë i fortifikuar dhe shumë i lashtë në Epir ose Shqipëri, qytet të cilin turqit e mbajnë pa asnjë dyshim si të themeluar nga Aleksandri i Madh, dhe për këtë shkak e quajnë atë në gjuhën e tyre Skenderie, domethënë Aleksandria e vogël…”, Fr. Bardhi, në: B. Demiraj, vep. cit, f. 198 (=493).
-
Statutet e Shkodrës në gjysmën e parë të shekullit XIV me shtesat deri më 1469, bot. nga Lucia Nadin, Onufri, 2010, f. 198, shqip f. 290.
-
J. Radonić, Djuradj Kastriot Skenderbeg i Arbanija u XV veku, Beograd, 1942, f. 16.
-
Botuar në “L’arpa di un italo-albanese”, Venezia, Tipografia dell’Ancora, 1881, f. 382
-
G. Boçari, gazeta Telegraf, 1.6.2013.

Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.