Recension: Concili provintiaaλii o cuvendi j arbenit (romæ 1706); botim kritik; teksti kritik- përgatitur dhe pajisur me shënime si edhe me konkordancat leksikore nga Bardhyl Demiraj; botime Françeskane, Shkodër, 2012
Abstract
Botimet filologjiko-kritike mbi veprat themelore të letërsisë së vjetër shqipe të realizuara vitet e fundit kanë pasuruar një kontekst të rëndësishëm të studimit të historisë së kësaj letërsie. Realizimi i njëpasnjëshëm i tyre dhe mbi kritere të mirëfillta të metodave të fundit kërkimore plotësoi në mënyrë të ndjeshme një panoramë botimesh që ndër të tjera afroi më shumë studiuesit dhe lexuesit me një periudhë të rëndësishme të historisë së shkrimit shqip. Shkrimet e vjetra shqipe përfaqësojnë për ne jo vetëm një hap të rëndësishëm drejt promovimit të kulturës së shkrimit në gjuhën tonë, por dhe një kontekst prirjesh analoge zhvillimesh letrare e shkrimore që kapërcejnë kufijtë e viseve tona të asaj kohe.Downloads
References
-
Ky realizim nga ana e studiuesit Bardhyl Demiraj vjen në vijimësi të një pune shumëvjeçare që frytet i dha në disa botime të kësaj natyre: kemi parasysh këtu botimin filologjik-kritik të Doktrinës së Kazazit dhe më tej atë të Dicionarit latinisht-shqip të Frang Bardhit (Botimet Françeskane, Shkodër, 2008). 2 Shih për këtë Concili Provintiaaλii o Cuvendi J Arbenit (Romæ 1706); Botim kritik, Botime Françeskane, Shkodër, 2012: Çështje të grafisë së tekstit, f. 37-53. Dhe në këtë syth të rëndësishëm të këtij punimi rishtrohet vëmendja ndaj botimeve dhe
-
kontributeve paraardhëse në lidhje me veprën: Një vëzhgim sado i përciptë i tekstit na mjafton për t’iu bashkuar pa hezitim qëndrimit të përbashkët të gjithë atyre filologëve dhe studiuesve albanologë që janë marrë deri më sot me përshkrimin dhe interpretimin e akteve shqip të Kuvendit të Arbënit (KA 1706, KA 1868): sistemi grafik që përcjellin ato dëshmon mirëfilli një vijim të traditës shkrimore me të ashtuquajturin “Alfabet i shkodranishtes së vjetër” ase “Alfabet i Propagandës”, më se i njohur në botimet shqip të kohës me përhapje në arealin kulturor-fetar të Shqipërisë së Veriut.
-
Janë një sërë çështjesh që trajtohen nga studiuesi Demiraj: çështje të saktësimit të shkrimit të fjalëve me prapashtesa, të dallimit mes përdorimit të shenjave të pikësimit etj. Në lidhje me çështje të normës së të shkruarit në tekstet e veprës shih në veçanti B. Demiraj, botim kritik i cituar, në Vërejtje rreth botimit kritik të tekstit shqip, f. 47: Nga ana tjetër, në një numër jo të vogël rastesh mund dhe duhet të pranojmë mungesën apo mangësinë e normës së dikurshme ortografike, në mos dhe pasigurinë e autorit në zbatimin konsekuent të saj. Kjo çështje shfaqet sidomos në shkrimin e pjesëzave, të shënjuesve të tjerë gramatikorë proklitikë, siç janë nyjat e përparme, trajtat e shkurtra
-
të përemrave vetorë e deri te fjalët a fjalëzat me theks dytësor që gjëllijnë kryesisht në
-
shqiptim të lidhur në togfjalësh.
-
Justin Rrota e bën objekt studimi që në trajtesat e para mbi tekstet e vjetra shqipe në revistën Hylli i Dritës, duke e vënë gjuhën e Akteve të Koncilit në një këndvështrim analitik e objektiv. Mbi kontributet konkrete të studiuesve të albanologjisë në lidhje me tekstet e Akteve të Koncilit shih në veçanti rubrikën Çështje të grafisë së tekstit, në botimin e sipërcituar, f. 37-45. Gjithashtu dhe në aparatin kritik vihen në dukje
-
gabimet e shtypit të veçuara nga Radoja (1868), Malaj (1998) dhe Ashta (2009).
-
Siç dihet, veçantitë në lidhje me këtë vepër shpjegohen gjithashtu me diskutimet e vazhdueshme mbi dokumentacionin përkatës që do të saktësonin autorësinë redaktoriale dhe të tjera çështje që lidhen me të.
-
Bëhet fjalë për një nga sythet më të rëndësishme të përmbajtjes së këtij botimi kritik-filologjik. Evidentimi në rend alfabetik i lemave të trajtuara por dhe me parametra shoqërues si tema apo trajta përfaqësuese e fjalës, shndërrimet morfonologjike në të cilat ajo përfshihet, përkatësia morfologjike e saj në kontekste të caktuara përdorimi, paraqitja e fjalëformave që marrin fjalë të eptueshme, përbëjnë elementet kryesore të kësaj nënndarjeje në përbërje të këtij botimi. Shih për këtë shënimin përkatës redaksional (f. 320) në rubrikën Konkordancat, përkatësisht në Concilii Provintiaaλi o Cuvendi J Arbenit (Romæ 1706), Botime Françeskane, Shkodër, 2012, realizuar nga B. Demiraj.

Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.