Pasqyrimi i letërsisë arbëreshe në “Studime Filologjike”

Autorët

  • Klara Kodra

Abstract

50 vjet shënojnë pjekurinë në jetën e një njeriu. Në jetën e një organi të shtypit shkencor një periudhë gjysmëshekullore dëshmon për një grumbullim përvoje, po edhe për një rini relative që përmban ende shumë potencial krijues. Revistat shkencore pasqyrojnë periudha të caktuara historike dhe një ideologji të caktuar, po edhe nivele të caktuara zhvillimi të shkencave dhe arteve ose, në veçanti, të një shkence ose arti të caktuar. Kur nisi jetën e vet revista “Studime filologjike” (një vazhduese e nivelit më të lartë të Buletinit të Shkencave Shoqërore të Universitetit), shkenca letrare shqiptare ishte në adoleshencë. Revista u rrit dhe u poq bashkë me shkencën, zëdhënëse e së cilës ishte. Kjo revistë lindi në një periudhë të caktuar historike, atë të të ashtuquajturit socializëm i cili rrok tridhjetë vjet të jetës së saj, po rroku edhe periudhën pas viteve 90-të, periudhën bashkëkohore të shkrirjes së akujve ideologjikë. Kjo revistë qe njëkohësisht një tribunë letrare dhe gjuhësore. Ajo i dha një vend të veçantë një dege të rëndësishme të letërsisë shqiptare që u zhvillua në diasporë nga një pjesë e kombit e transplantuar në tokë të huaj që ruajti limfën e zakoneve dhe këngëve popullore. Kjo pjesë e kombit do t’i ngrinte ato në nivelin e një letërsie që u zhvillua paralelisht me letërsinë e shfaqur në atdheun e të parëve.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2014-12-10

How to Cite

Kodra, K. (2014). Pasqyrimi i letërsisë arbëreshe në “Studime Filologjike”. Studime Filologjike, 1(3-4), 61–70. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3472