Emri “Aleksandër” në shqipen popullore

Autorët

  • Eqrem Çabej
  • Anila Omari

Abstract

Në lokalitetin Orosh të krahinës së Mirditës në Shqipërinë e Veriut gjendet Abacia e dikurshme e Sh. Llezhdrit, që e ka marrë emrin nga Llezhdër, e cila sipas traditës popullore dikur ngrihej në rrënojat që ende ekzistojnë në malin e quajtur Mali shêjt. Është merita e Norbert Joklit që dalloi se Llezhdër, pas dëshmisë së theksit, rrjedh nga gr. Άλέξανδρος dhe jo nga lat. Alexander. Për pyetjen se nga cila periudhë e greqishtes rrjedh emri, ky studiues nuk është shprehur; por emrat shqiptarë të njerëzve, të shenjtorëve dhe të vendeve Qurk dhe Todër të trajtuar prej tij gjetiu, sipas të dhënave të tij të huazuar në shekujt e parë pas Krishtit dhe në Mesjetën e hershme nga gr. Κυρικς dhe Θεόδωρος, bëjnë të besohet se emri Llezhdër i marrë nga Άλέξανδρος në rrethana të ngjashme historiko-shoqërore, i përket afërsisht së njëjtës periudhë historike. E njëjta gjë mund të thuhet tani për emrin Llesh si emër vetjak, emër familjeje dhe emër vendi, i cili reflekton gr. Άλέξιος dhe gjëllin edhe në kompozita si emri i familjes Gjollesha (d.m.th. Gjon Llesha) dhe në rrjedhoja si emërvendet Lleshaj, Lleshan. Ndërsa pak më vonë ka hyrë emri i dëshmuar në monumentet e vjetra të gjuhës shqipe Mathé nga Matθαος. Këtë e dëshmon refleksi i spiranteve të greqishtes në shqipe, që këtu del gjithashtu i pandryshuar si në fjalën idhull, të huazuar afërsisht në të njëjtën kohë nga εδωλον. Në këtë kategori emrash hyn ndër të tjerë edhe Bitri nga Δημήτριος, i cili për vetë formën e tij të ndryshuar i takon një moshe mjaft të hershme.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Zeitschrift für Ortsnamenforschung X (1934) 201.

  2. Indogermanische Forschungen 44 (1929) 40 vv., “Balkangermanisches und Germanisches im Albanischen”, Festschrift der 57. Versammlung deutscher Philologen und Schulmänner in Salzburg (1929) 112 vv.

  3. Revue (roumaine) de linguistique VII (1962), nr. 1, 183; “Studime filologjike” XXVIII (XI) nr. 2, 35 v.

Downloads

Published

2024-01-08

How to Cite

Eqrem , E., & Omari , A. (2024). Emri “Aleksandër” në shqipen popullore. Studime Filologjike, 1(1-2), 13–14. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3491