Krisja e parë në brezin e viteve 1960: Rasti i novelës “Dikush më buzëqeshte”

Autorët

  • Shaban Sinani

Abstract

Brezi i shkrimtarëve të viteve 1960 lindi përmes polemikës. Nuk qe ndonjë polemikë me shtrirje të gjatë ndër vite, si vepra e protagonistëve të saj: nisi dhe u përmbyll thuajse brenda një moti. Me gjithë shkurtësinë e saj, kjo polemikë, një sintezë e së cilës gjendet në numrin e posaçëm të revistës Nëntori, gusht 1961, mbetet një prej debateve me rëndësi parësore për drejtimin që mori letërsia shqipe në gjysmën e dytë të shekullit XX. Studimet historiko-letrare i kanë kushtuar vëmendje përjashtimisht çastit zanafillës të polemikës, deri tek momenti i konfirmimit të imponuar zyrtar të shkrimtarëve të rinj që kuptohen me emërtimin Brezi i viteve 1960. Se çfarë ndodhi më vonë, cili qe fati dhe udha krijuese e protagonistëve të këtij brezi, nuk ka qenë ndonjëherë në vëmendjen e historisë së letërsisë. Në një farë mënyre, çasti i pikënisjes së këtij brezi është kuptuar si paracaktues i një udhe të përbashkët, një herë e përgjithnjë.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. I. Kadare, Vepra, vëllimi i shtatë, bot. Onufri, Tiranë 2008, f. 369.

  2. I. Kadare, Vepra, vëllimi i shtatë, bot. Onufri, Tiranë 2008, f. 370.

  3. AQSH, F. 14/Str, Dosja 108, Viti 1963, Informacion i sektorit të arsimit dhe kulturët të aparatit të KQ të PPSH për një takim me shkrimtarët, 21 nëntor 1963, drejtuar Ramiz Alisë.

  4. Y. Çiraku, Një shkrim në formatin e manifestit letrar, në të përditshmen Panorama, 20 dhjetor 2013.

  5. P. R. Prifti, Contemporary Albanian Literature, në Encyclopaedia Britannica, London 2012: Writers in post-World War II Albania laboured under state-imposed guidelines summed up by the term Socialist Realism. Nevertheless, the most gifted writers by and large overcame these restrictions and produced works of intrinsic literary value. Among the most successful were Dritëro Agolli, Fatos Arapi, Naum Prifti, and Ismail Kadare. The first two are known primarily as poets, while Prifti’s reputation rests mainly on his books of short stories, the mo popular of which is “Çezma e floririt” (1960; “The Golden Fountain”). The outstanding figure in modern Albanian literature is Kadare, whose groundbreaking novel Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1963; “The General of the Dead Army”) catapulted him to worldwide fame.

  6. Hilushi (Ernest Koliqi), Malli i shtampës, në Shêjzat, vjeti X (1966), shtatuer-dhetuer, f. 307-308. 7 Këtë pyetje e kemi parashtruar për herë të parë në studimin “Brezi 1968” dhe një nga dallgët e “luftës së ftohtë”. Shih Sh. Sinani, Një Shqipëri tjetër, Tiranë 2006, f. 5-12.

  7. AQSH, F. 14/Str, Dosja 108, Viti 1963, Informacion i sektorit të arsimit dhe kulturët të aparatit të KQ të PPSH për një takim me shkrimtarët, 21 nëntor 1963, drejtuar Ramiz Alisë. 9 Sh. Sinani, Një dosje për Kadarenë, II, Tetovë-Tiranë 2005, f. 187-180: Informacion Mbi disa qëndrime në radhët e shkrimtarëve dhe artistëve të Tiranës dërguar Ministrisë së Punëve të Brendshme. Origjinali ruhet në AQSH, F. 14/AP, V. 1972, D. 354, fl. 2-14.

  8. H. Beqja, Letërsia, arti, mendimi ideoestetik, në të përditshmen Zëri i popullit, më 30 korrik 1972, f. 3. 11 Letër-ankesë e Ismail Kadaresë drejtuar Nexhmije Hoxhës, më 26 prill 1973. Këtu citohet sipas botimit në të përditshmen Shekulli nga Florenc Stafa, më 21 shtator 2012, me titullin Kadare i kërkon Nexhmije Hoxhës mbrojtje nga kritikët.

  9. Krhs. A. Pipa, Subversion drejt konformizmit: fenomeni Kadare, Tiranë 1999, f. 53, botuar për herë të parë anglisht në revistën Telos (1987): Aureola e poshtërsisë që autori ndërton rreth qytetit të lindjes të kujton rrathët e “Ferrit” të Dantes, i cili i dënoi fiorentinasit e vet.

  10. Krhs. ndër të tjera këtë dukuri, që mori pamjen më të shëmtuar me djallëzimin e shkrimtarëve prej njëri-tjetrit në vepra letrare, me përmbajtjen e letrës së Mitrush Kutelit dërguar Lasgush Poradecit nga Bukureshti më 5 maj 1933, ku saktësisht thuhet: “I dashur Llazar! S’di qysh të filloj e qysh të shkruaj. Me dhembje, dyke shkelur brutalisht përmi shpirtin t’im, të pata shkruar përpara pak kohe, në një ditë, një k. p. dhe një letrë. Nuk isha zot i vetë vetes. Nervoz, i konsumuar dita me ditën prej lufte e brengash, i munduar në çdo fillim lufte, i dërmuar shpirtërisht … të pata shkruar tepër ashpër. Më von - pas disa ore - më ardhi keq … Po të m’a dish gjëndjen nuk do më gjykosh rëndë. Qetohem. Turbullohem. Ngrihem. Vdes. Dhe sa herë nuk e thërres argumentin e fundit … I mora njera pas tjetrës të dy k. p,. nuk i lëçita me gëzim. Ç’kisha në shpirt e ç’ish e pa thënë, në to përplotësosheshin. Dhe të them tashi si pat qënë puna që të shkrojta ashpër: 1) përgjegjësia morale (dhe mbase më tepër) kundrejt një rrethi që s’më kupton e s’të kupton …. pyetjet e dëndura: kur dalin poezitë e Lasgushit, sa e sa insceptibilitete 2) Dëshira e madhe që të shoh të realizuar ëndërrën t’ime dhe t’ëndren, të shoh në dorë volumin e poezive 3) Pritje e gjatë e një letre konfirmimi prej teje. Më dërgove dorëshkrimin pa asnjë shpjegim. Pas tij asnjë letrë, përveçse passi e kishe vënë në postë. Të gjitha këto më prishnin mëntsh. Po t’i lemë këto. Është një detyrë për ty dhe për mua që të dali volumi. Me që ti nuk munt, dergo-ma këtë dorëshkrim së bashku me shënimet e tua të fundit. Nga të 900 schilingat që ke marrë mbaj 200 ti për harxhet e tua dhe dërgo-më vetëm 700-. Mbesoj të më sosin. Në qoftë se nuk do mjaftojnë, do bëhem urë e gur e do t’i plotësoj. Korrekturat do t’i dërgoj aty. Ti të më tregosh formatin që të pëlqen. Të tjerat leri në kujdesin t’im. Passi të dali volumi do mundim të shesim mjaft numura. Fitimi do të jetë t’ëndi. Me këto të holla të përkujdesesh për shëndetin t’ënd. Përveç këture si të dali libra do mundim të kërkojmë ndo-një subvencion për ty prej M. së Arësimit ose gjetkë. Është momenti psikologjik më i sgjedhur. Kam mik një gazetar dhe një poet gjerman - M. Rosenkranz - i cili ka shtypur disa volume poezi, që do të të bëjë recenzione në gjuhën gjermane. Unë do të shkruaj shqip dhe rumanisht. Gjithashtu do bëj një recenzion frëngjisht për revistën “Les Balkans” të Athinës. Do kësilloj me vepërim si thua ti, t’ja thyejmë gjunjët djallit të Shqipërisë … Me postën e parë pres dorëshkrimin dhe të tjerat. Mitrush”.

  11. Pavarësisht se për këtë novelë u bënë shkrime kritike në shtypin qendror partiak, siç përmendet në dokumentin paraardhës, në tekstin akademik të Historisë së letërsisë shqiptare të realizmit socialist, kreu i tretë - proza (përgatitën Myftiu, D. Shapllo, J. Bulo), Tiranë 1978, f. 296, romani Kronikë në gur, romani i fëmijërisë së autorit, cilësohet si një vepër ku dukuritë tipike të një mjedisi provincial e të prapambetur, të një jete që vërtitet në një qark thashethemesh, meskiniteti, paragjykimesh, bestytnish e zakonesh prapanike, janë zmadhuar në lentën e shkrimtarit dhe kanë dalë në pah me tërë shëmtinë dhe karakterin e tyre agresiv.

  12. E. Çali, Intervistë me Kasëm Trebeshinën, Roma 2006, f. 9-28.

  13. Sipas listës së plotë të veprave të botuara e të pabotuara të këtij shkrimtari paraqitur nga E. Çali, në Intervistë me Kasëm Trebeshinën, Roma 2006, f. 17-20. Shih gjithashtu dhe K. Trebeshina, Allore secchi, Roma 2007, f. 227-235. Po aty Trebeshina shprehet ndër të tjera: Çdo studiues i veprës sime tashti për tashti e ka të pamundur t’i bëjë studimin. Pse? Sepse unë jam një autor i pabotuar (f. 9). Një studiues serioz që do t’i hyjë veprës sime pa njohur tërësinë e saj, “Brenda çastit kozmik”; pa njohur “Ylberin”, pa njohur “Spiralen e madhe të universit”, nuk mund të hyjë në të” (f. 9). Se do të ishte e pamundur edhe nga pikëpamja letrare. Pa njohur “Meteoritin e Kotvanit”, pa njohur, bie fjala, “Tre net në Odërras”, pa njohur “Aventurat e Rrakatakes në Odërras dhe jashtë” … janë disa romane, nuk mund të flitet për prozën time” (f. 10). “Të gjitha këtu janë. Por s’janë do të thuash. T’i marrë një studiues nesër dhe t’i ketë dorëshkrimet. Prapë ai studiuesi do t’i shohë nga pikëpamja e tij. Kurse është ndryshe kur është një gjë e botuar” (f. 11). “Unë e kam bërë atë “Dilon”. Nuk e kam bërë “Dylon”, se duhesh bërë “Dilon”, që të lexohet “Dilon”, “Dajlan”: është Dalani. “Shuplow”, u-ja u bë si ë, si a në anglisht: “Shaplou”. Dhe atë dubëlvënë në fund, që ti je një kopjues me formim lindor” (f. 14).“Sepse këtu (“Ku bie Iliria”) del shumë qartë. Këtu duket që nga emrat: Neshyt Totuzi, Pruc Qypi, Prog Togu, Vura Asuku … Vera Isaku e Agim Isaku e Tefik Çaushi. Janë të gjithë njerëzit e klanit të Kadaresë. Janë biçim anagramash. Nuk është anagramë tamam e përsosur. Po anagrama janë. Njerëzit e gjallë janë. Nashyt Totuzaj Neshat Tozaj është. Kurse për Dritëro Agollin qysh them aty unë … Edhe pse me Dritëro Agollin nuk kam pasur ndonjë gjë. Po në letërsi jemi armiq; kështu s’jemi. Asmut Rrakatakja është Ismaili. Dritëroi se si është aty? Se po e marr dhe e shoh menjëherë. Nuk më kujtohet. “Agërr”, se si thuhet për Dritëroin (f. 16-17). “Te hani I bregomirës”. Këtu kemi emrat Asmut Rrakatakja dhe Dordolec Agolli. Ky është Dritëro Agolli. (f. 27). Asmut Rrakatakja thamë është Ismail Kadareja. Dordolec Agolli, që thamë, Dritëro Agolli. Edhe Vesar Zhetovi - Visar Zhiti” (f. 28).

  14. R. Qosja, Dëshmitar në kohë historike, vëllimi III, bot. Toena, Tiranë 2014, f. 17-19.

  15. Më gjerësisht në Sh. Sinani, Letërsia në totalitarizëm dhe “Dossier K”, bot. Naimi, Tiranë 2011, f. 71-72.

  16. R. Qosja, Dëshmitar në kohë historike, vëllimi III, bot. Toena, Tiranë 2014, f. 309-301. Shih po aty, f. 356-359, polemikën në lidhje me poezinë e Enver Gjerqekut Merimangat, kushtuar RIQA-sve, që R. Qosja e sheh si një anagramë - formulë magjike - për emrin e tij dhe të Idriz Ajetit.

Downloads

Published

2015-12-10

How to Cite

Sinani, S. (2015). Krisja e parë në brezin e viteve 1960: Rasti i novelës “Dikush më buzëqeshte”. Studime Filologjike, 1(3-4), 129–144. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3529