Togfjalëshat e qëndrueshëm si mënyrë për formimin e emrave në gjuhën shqipe
Abstract
Në veprën “Gramatika e gjuhës shqipe” (shkurt GGjSh) (2002: 132) përcaktohen këto mënyra për formimin e emrave në gjuhën e sotme shqipe: prejardhja dhe kompozimi, që konsiderohen dhe si mënyrat kryesore të fjalëformimit në klasën e emrave, konversioni / emërzimi, kryesisht i mbiemrave e pjesoreve dhe rruga semantike ose formimi i fjalëve homonime. Në këtë renditje nuk përmendet, sipas nesh, një nga mënyrat më të rëndësishme për formimin e emrave në gjuhën shqipe. Fjala është për togfjalëshat e qëndrueshëm, në radhë të parë për togfjalëshin e qëndrueshëm të tipit emër në rasën emërore njëjës të pashquar + emër në rasën rrjedhore të pashquar. Mjafton të lexosh një gazetë për të kuptuar që në “luftën” e përditshme me nocionet e reja që hyjnë vazhdimisht, shqipja përdor edhe mjete të tjera nga këto që përcaktohen në GGjSh e në radhë të parë, pikërisht togfjalëshat e qëndrueshëm. Mendoj se jo prejardhja dhe kompozimi, por togfjalëshat e qëndrueshëm janë mjeti kryesor që i vë sot gjuha në shërbim përdoruesit të saj për pasurimin e klasës së emrave.Downloads
References
-
Në zonën e Shkodrës dhe të Malësisë së Madhe rrjedhorja e emrave të pashquar në numrin njëjës del me mbaresën -t, p.sh. mish lopet. Krh. te Gazulli togfjalëshat e tipit mbiemër i nyjshëm + emër në rasë rrjedhore të pashquar (2005: 40): i bukur fëtyre-t; i ardhun shtati-t; i mârrun frŷme-t. Për mbaresat e vjetra të rrjedhores -t dhe -shit shih Raka (2007: 120-121), që paraqet rezultatet e studimeve të J. Rrotës në këtë fushë.
-
Përjashtim bën fjala togfjalësh, që sipas mendimit të përgjithshëm është një aktkrijim (krh. Buxheli 2009: 61, e cila i referohet E. Hysës). Vini re më poshtë në 1. 3. që shumësi i përdorur nga Kostallari më 1972 është togfjalëshe dhe jo togfjalësha si sot (krh. FGjSSh: s. v.).
-
Për çdo citat jepet titulli i gazetës me iniciale dhe numri i faqes.
-
Përdorim i gabuar ose gabim shtypi. Duhet çdo fund jave.
-
Vini re që edhe këta autorë e quajnë këtë ndërtim “tog të ngurosur”.
-
Në fusnotën 22 sqarohet se është fjala për G. Weigand, Albanesische Grammatik im südgegischen Dialekt, 1913, & 48. Për përmbajtjen e këtij paragrafi shih aneksin në fund të shkrimit.
-
Në fusnotën 36 sqarohet se shembujt janë marrë nga S. H. Frashëri, Shkronjëtore e gjuhësë shqip, Bukuresht, 1886.
-
Në fusnotën 37 sqarohet se shembujt janë marrë nga Dh. S. Shuteriqi, Histori e letërsisë shqipe, Tiranë, 1955, f. 14.
-
Në fusnotën 38 sqarohet se shembujt janë marrë nga Fjalor i Gjuhës shqipe, Tiranë, 1954, f. 93, 98, 206.
-
Ja përkufizimi i tyre në FGjSSh (1980): Grup fjalësh që nga ana gramatikore e leksikore është i barasvlershëm me një fjalë të vetme dhe që ka në përbërjen e tij të paktën një fjalë emëruese; shprehje gjuhësore. Lokucion ndajfoljor (parafjalor, lidhëzor).
-
Lidhur me këtë problem shih dhe Demiraj (1980: 261-267). Në fakt mungesën e rrjedhores së shquar shqipe e vuri re që F. Bopp-i, por këtu nuk mund ta sjellim të plotë analizën e tij për shkak të vështirësive në transkriptim. Ja vetëm njëri nga konkluzionet: Rrjedhoret shumës të shqipes, të cilave Lecce iu paravë parafjalën prei, kanë të njëjtën fundore si përemri kush në emërore. Pra, mund të supozojmë që format në fjalë e marrin kuptimin e tyre rrjedhor vetëm nëpërmjet këtyre parafjalëve, ashtu si dhe gjithë gjuhët e tjera që s’kanë rrjedhore e formojnë këtë me anë të një rase tjetër të thyer, të paraprirë nga një parafjalë. Tani lind pyetja: cilës rasë i përkasin format shqipe shumës që mbarojnë me -sh? Meqë zakonisht rrjedhorja në njëjës, konkretisht te emrat mashkullorë të lakimit të dytë e të tretë, mund të formohet prej gjinores me anë të një parafjale të paravendosur, p.sh. sipas Lecce-s turkut, por prei turkut, atëhere është afërmendsh që edhe format e shumësit më -sh nga origjina e tyre të jenë gjinore, aq më tepër po të merret parasysh që në shqipen veriore, sipas Lecce-s, ato përdoren vetëm me parafjalën prei. Si të tilla ato do të përkonin me gjinoret përemërore të sanskritishtes që mbarojnë me sâm dhe ato të prusishtes së vjetër më son (1855: 5-6). Për ta mbështetur këtë ai sjell pikërisht si provë edhe togfjalëshat në fjalë. Për Bopin bëhet fjalë, pra, vetëm për gjinore, e cila në njëjës del pa nyje.
-
Autorja e këtij shkrimi nuk mban përgjegjësi për gabimet drejtshkrimore e sintaksore të shembujve që citohen.
-
Krh. termin angl. Paper of Invitation.
-
Shih dhe Buchholz/ Fiedler 1987: 415.
-
Fish është rrjedhorja shumës e pashquar e fill (fijsh > fish).
-
Citojmë: Prodhimtari të gjerë kanë marrë edhe formimet mbiemërore me prapashtesën -(ë)sh, e cila në zanafillë ka qenë mbaresë e rasës rrjedhore të pashquar, si: ditësh, javësh, katësh, muajsh, ngjyrësh, rrokësh etj. P.sh.: Sa muajsh e ke djalin? Sa javësh t’u bë vajza? Nuk di sa katëshe do të bëhet kjo ndërtesë. Ma jep një shishe kilëshe (litërshe).
-
I korrespondon gjerm. Zeitbombe. Shih edhe Fiedler-Klosi (2001).
-
Krh. angl. key considerations, por ndonjëherë edhe keys considerations.
-
Ablativattribute spezifizieren das ihnen vorangehende Substantiv im Hinblick auf: a) Material: bukë misri ˓Maisbrot, Brot aus Maismehlʼ; supë perimesh ˓Gemüsesuppeʼ; një tufë lulesh ˓ein Blumenstraußʼ; një grumbull librash ˓ein Stapel Bücherʼ; b) Bezug: këmishë burrash ˓Mënnerhemdʼ; këpucë ushtarësh ˓Soldatenschuheʼ; c) Zusammensetzung oder Beschaffenheit: qumësht lope ˓Kuhmilchʼ; bukë shtëpie ˓hausgemachtes Brotʼ, erë lulesh ˓Blumenduftʼ. In diesen Fällen liegen kompositaähnliche Wortverbindungen vor, die sich aus zwei einzelnen Substantiven zusammensetzen, wobei - in umgekehrter Reihenfolge wie im Deutschen - das erste Substantiv durch das zweite näher bestimmt wird. Në shqip: Atribute në rrjedhore e karakterizojnë emrin që u paraprin në lidhje me: a) Materialin: bukë misri; supë perimesh; një tufë lulesh; një grumbull librash; b) Përkatësinë: këmishë burrash; këpucë ushtarësh; c) Përbërjen ose vetinë: qumësht lope; bukë shtëpie; erë lulesh. Në këto raste kemi të bëjmë me lidhje fjalësh të ngjashme me një kompozitë, që përbëhen nga dy emra të veçantë, ku - ndryshe nga gjermanishtja - emri i parë përcaktohet më qartë nga i dyti (Pani 2009: 52). Ai jep këta shembuj:
-
mish viçi Kalbfleisch reçel fiku Feigenkonfitüre
-
elektrik dore Taschenlampe biçikletë grash Damenrad
-
ditë pazari Markttag furçë dhëmbësh Zahnbürste

Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.