Një përpjekje për vlerësimin e trashëgimisë së hershme letrare: Zef Jubani dhe letërsia e bejtexhinjve

Autorët

  • Genciana Abazi-Egro

Abstract

Për të marrë pjesë në debatin ndërkombëtar të kohës mbi çështjen se kush ishin shqiptarët Zef Jubani publikoi veprën e tij madhore Raccolta di Canti Popolari e Rapsodie di Poemi Albanesi. Duke qenë shqiptar i trojeve shqiptare, ndryshe nga të gjithë ata që shkruanin për çështjen dhe kulturën shqiptare adresuar opinionit europian, ai kishte një avantazh të madh: njihte mirë poetët shqiptarë që kishin përdorur alfabete të ndryshme në shkrimin e shqipes. Prandaj në këtë vepër të botuar në Trieste më 1871, ai iu drejtua një qasjeje të veçantë. Nëpërmjet letërsisë (folklor dhe të kultivuar) që kanë krijuar shqiptarët për gjatë një shekulli e gjysmë, kërkoi që “të gjykohet mbi natyrën dhe karakterin e popullit shqiptar dhe mbi ndryshimet që kanë ndodhur në faza të ndryshme që nga shekujt e kaluar deri më sot.” Në këtë kuadër ai konfiguroi një galeri të njerëzve të fuqishëm të mendjes që kishin pasur shqiptarët përgjatë shekujve. Këtë galeri të paraardhësve të famshëm të shqiptarëve ai e prezantoi në funksion të afirmimit ndërkombëtar të popullit shqiptar. Nga ana tjetër nëpërmjet saj, ai kërkoi që t’i ndihmonte ngjalljes shpirtërore e mendore të shqiptarëve, por edhe ngritjes së krenarisë kombëtare dhe krijimit të modeleve kombëtare. Për këtë arsye ai veprën e shkruan në italisht, poezitë i boton shqip dhe i bashkëngjit edhe përkthimin italisht.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Raccolta di canti popolari e rapsodie di poemi albanesi tradotti nell’idioma italiano da Giuseppe Jubany albanese, Trieste: Tipografia del Lloyd Austriaco 1871, 116 f. Një përkthim i pjesshëm dhe selektiv në shqip i kësaj vepre është botuar në Zef Jubani (Ndokë Illia), Vepra të zgjedhuna, mbledhë dhe paraqitë nën kujdesin e Jup Kastratit, Shtëpia Botonjëse “Naim Frashëri,” Tiranë, 1966.

  2. Raccolta... f. 3 [... si può giudicare dell’idole e del carattere del popolo Albanese, e della differenze sorvenuto nelle varie sue fasi dei secoli trascorsi sin oggi.] Për këtë qëndrim të Zef Jubanit shih dhe R. Qosja, Historia e Letërsisë Shqipe I, Botimet Toena, Tiranë, 2000, f. 125.

  3. Raccolta..., f. 15.

  4. Raccolta..., f. 19 [Già nella stessa capitale dell’Impero Ottomano, si è formato un comitato letterario puro Albanese, nell’intento di stabilire le basi piu acconcie per promuovere le basi piu acconcie per promuovere e rendere comune la nazionale letteratura ...].

  5. Për herë të parë këtë letër e ka botuar studiuesi Ahmet Kondo në Dora d’Istria përçështjen kombëtare shqiptare (Në letërkëmbimin e saj me Jeronim De Radën), Shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1977, f. 67. Në këtë botim si datë e letrës figuron 27 mars 1869. Edhe studiuesi Jup Kastrati duke iu referuar këtij botimi, për këtë letër jep të njëjtën datë (J. Kastrati, Zef Jubani, Shtëpia botuese “8 Nëntori”, 1987, f. 71.)

  6. Ndërsa në një edicion dokumentar të korrespondencës së Dora d’Istrias me Jeronim De Rada, studiuesja Merita Bruci këtë letër e boton me datën 27 mars 1867. (M. Sauku-Bruci, Elena Ghika a Girolamo de Rada: lettere di una principessa, edizioni Bargjini, Tiranë, 2004, f. 118).

  7. Raccolta..., f. 19-20 [... costituendo un sistema di lettere, il quale possa assimilarsi alla sua lingua; in questo modo sarà posto in grado d’aversi la propria letteratura con principi e regole convenienti alla sua indole.].

  8. Raccolta..., f. 27.

  9. T. Osmani, Udha e shkronjave shqipe: historia e alfabetit, Akademia e Shkencave, Tiranë, 2008, f. 304.

  10. Raccolta..., f. 12.

  11. Raccolta..., f. 18-19.

  12. Kjo poezi ishte botuar më parë në antologjinë me 10 poezi kushtuar Dora D’Istrias, shkruar nga 10 personalitete shqiptare (2 nga jugu dhe 2 nga veriu i Shqipërisë, 5 nga arbëreshët e Italisë dhe 1 nga arbëreshët e Greqisë). Kjo vepër u përgatit nga Demetrio Camarda i cili i bashkangjiti dhe një hyrje mbi shkrimin e shqipes. A Dora D’Istria gli Albanesi, Livorno: G. Fabbreschi e Co. 1870, 126 f. 12Rapsodie d'un poema albanese raccolte nelle colonie del napoletano, tradotte Da Girolamo De Rada e per cura di Lui e di N.J. De Coronei ordinate e messe in Luce, Tipografia di Federigo Bencini, Firenze, 1866, 106 f.

  13. Në historiografinë letrare titulli i veprës ashtu sikurse edhe tekstet letrare të botuara nga Jubani nuk janë bërë objekt analize. Por nisur nga një konstatim sipërfaqësor është vënë në dukje ndikimi që ka patur De Rada në emërtimin e veprës, mbështetur vetëm në përkimin e termit rapsodie. Madje Rexhep Qosja shkon më tej duke bërë fjalë për një koncept të njëjtë që De Rada dhe Jubani kanë për këngët popullore. Shih Z. Jubani (Ndokë Illia), Vepra të zgjedhura..., f. 30; R. Qosja, Historia e Letërsisë Shqipe I ...f. 125.

  14. Edhe Thimi Mitko në veprën e tij Bëleta shqiptare krahas letërsisë gojore boton edhe tekste me autor, të cilat janë nxjerrë jashtë nga ribotimet që ka njohur kjo vepër gjatë shek. XX. (Thimi Mitko, Bleta shqypëtare, e përshkroi, përktheu e radhiti Gjergj Pekmezi, Wien 1924; Thimi Mitko, Bëleta shqypëtare, në Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar II, Instituti i Folklorit, Tiranë 1961.) Për një listë të teksteve të lëna jashtë botimit shih Gjergj Pekmezi “Shpjegim” në Thimi Mitko, Bleta ..., Wien 1924, f. 8-9. Po kështu dhe Sami Frashëri në punimin e tij të pabotuar Mbledhje këngëve shqip të vjetëra dhe të ra krijimtarinë e Nezim Beratit (25 fragmente poezish) e ka botuar së bashku me 12 këngë popullore. Vetëm se ndryshe nga Jubani ai punimin e ka konceptuar në dy pjesë, duke diferencuar qartë poezinë e kultivuar nga këngët popullore. (Sami Frashëri, Mbledhje këngëve shqip të vjetëra dhe të ra, Stamboll 1882. Arkivi Qendror i Shtetit, fondi i S. Frashërit, dosja nr. 1).

  15. H. Hecquard, Histoire et description de la haute Albanie ou Guégarie, Paris, A. Bertrand [1858], f. 490, 496, 511-512.

  16. Raccolta..., f. 4.

  17. Heft 2, Jena: Fr. Mauke, 1853, f. 142-146.

  18. Ky botim i parë i poezive të Nezim Beratit paraqitet problematik sepse të dhënat biografike janë të pasakta, kurse poezitë e dhëna për ilustrim, jo vetëm që janë produkt i një transmetimi gojor, por me përjashtim të poezisë nr. 8 nuk i përkasin këtij poeti. Për këtë çështje shih dhe E. Rossi, “Notizia su un manoscritto del canzoniere di Nezim (secolo XVII-XVIII) in caratteri arabi e lingua albanese”, Rivista degli Studi Orientali, volume XXI, fasc. II-III-IV 1946,f. 220; O. Myderrizi, “Nezim Frakulla”, Buletin për Shkencat Shoqërore, 1954, nr. 4, f. 56, 58. 19 D. Camarda, Saggio di grammatologia comparata sulla lingua albanese e appendice, [parte 2] Appendice al saggio di grammatologia comparata, Tipografia F. Alberghetti, Prato, 1866, F. XV.

  19. Raccolta..., f. 116 [Nulla ha di volgare lo stile suo libero e conciso; gli era molto erudito per dare il giusto metro alle sue rime.].

  20. Raccolta..., f. 116 [... e le colorisce con tutto l’entusiasmo di cui trovavasi rapito nel cantarle].

  21. Raccolta... f. 22 [... poesie adorne di motti arguti e satirici. Critico inflessibile, e lepido nello stesso tempo, non risparmiava i piu possenti personaggi nelle sue satire, i quali pur l’avvicinavano con affezione, perche ne provavano godimento.].

  22. Raccolta..., f. 116.

  23. Këto vargje janë ribotuar në gazetën Dielli i Bostonit, më 10. 09. 1909. Cituar sipas Dh. S. Shuteriqi, Tekstet shqipe dhe shkrimi i shqipes në vitet 879-1800, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2005, f. 351.

  24. Kënga e gjashtë (40 vargje), f. 72.

  25. Raccolta..., f. 114. 27 H. Hecquard, Histoire et description de la haute Albanie…, f. 490, 496, 511-512.

  26. H. T. Karateke, İşkodra Şairleri ve Ali Emirî’nin Diğer Eserleri, Enderun Kitabevi, Istanbul, 1995, f. 121.

  27. E. Rossi, “Notizia su un manoscritto del canzoniere di Nezim (secolo XVII-XVIII) in caratteri arabi e lingua albanese”, Rivista degli Studi Orientali, v. XXI, fasc. II-III-IV, 1946, f. 223, 245.

  28. O. Myderrizi, “Erveheja dhe Muhamet Çami,” Buletin i Institutit të Shkencavet, 1951, nr. 1, 74.

  29. G. Abazi-Egro, “Nga dorëshkrimet në botimet kritike: mbi procesin e njohjes së letërsisë së bejtexhinjve”, SF, 2010/3-4, f. 182-3.

  30. Raccolta..., f. 102.

  31. Raccolta..., f. 72.

  32. Raccolta..., f. 116.

  33. Për këngët qytetare të Beratit dhe historikun e tyre shih A. Mehqemeja, Këngët e Beratit, Berat, 2004.

  34. Raccolta..., f. 22 [I canti popolari composti da’poeti eruditi hanno il concetto piu forbito; e sono adorni di fioriture, delle quali è ricca la fantasia del poeta, che nella declamazione giunge all’estasi.].

  35. Ky përdorim i bejtit tek Jubani, d.m.th. vargje të rimuara që thuren me lehtësi mbi një tematikë të caktuar dhe që në shumë raste shoqërohen me melodi, është i ndryshëm nga kuptimi bejt i përdorur në letërsinë e divanit. Në këtë letërsi bejt emërton dy vargje të shkruara sipas të njëjtës metrikë dhe me një kuptim përmbyllës, të cilat shërbejnë për krijimin e formave poetike më të mëdha, ashtu sikurse mund të shfaqen edhe si poezi më vete.

  36. A. Dozon, Manuel de la langue chkipe ou albanaise, Ernest Leroux, Paris, 1879, f. 85, 93 dhe 95; Fjaluur i voghel sccyp e ltnisct, mledhun prej P. Jak Junkut, Sckoder, 1895, f. 7; K. Kamsi, Fjalor arbërisht-shqip, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, 2000, f. 29.

  37. Ky është një term i krijuar në shqipe, nga bashkimi i dy trajtave të huazuara nga turqishtja, emrin bejte dhe prapashtesën -xhi. Fjalën bejtexhi nuk e hasim në turqisht. Në turqisht poeti që e ndërton poezinë e tij mbi bazën e bejteve quhet poet divanesh (divan şairi); kurse poeti i cili ka thjeshtë aftësinë që të improvizojë vargje, shumë herë satirike, thjesht për efekt rime, quhet manzumeci. Korresponduesja më e afërt në shqipe për këtë fjalë është rimues.

Downloads

Published

2016-06-09

How to Cite

Egro, G. (2016). Një përpjekje për vlerësimin e trashëgimisë së hershme letrare: Zef Jubani dhe letërsia e bejtexhinjve. Studime Filologjike, 1(1-2), 83–94. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3552