Tekstet e vjetra shqipe në një optikë të hulumtimeve në fushë të historisë së letërsisë së shkruar shqipe

Autorët

  • Evalda Paci

Abstract

Një traditë solide studimesh e gjurmimesh të orientuara nga historia e letërsisë së shkruar shqipe ka pasur prej kohësh në vëmendje të saj shkrimet e vjetra shqipe, të renditura ndër dëshmitë më të rëndësishme të një periudhe që përveç se përforcon interesat studimore mbi një vend mjaft interesant në pikëpamje jo vetëm gjeografike si ai yni, nuk mungon të vërë në dukje dhe një tjetër përmasë po aq të rëndësishme: përfshirjen e domosdoshme në një kontekst mjaft të mprehtë për Evropën e Ballkanin, të përfshira në një sërë ndryshimesh të rëndësishme historike.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Që në botime më të hershme mbi historinë e letërsisë së shkruar shqipe janë përfshirë e trajtuar në krerë të veçantë kontributet e autorëve që njihen dhe me emërtimin humanistë, veprat e të cilëve jo vetëm janë botuar e ribotuar në disa gjuhë evropiane duke përbërë ekzemplarë mjaft me interes për filologjinë si disiplinë dhe vetë studiuesit e periudhës në fjalë, por dhe janë sjellë në disa variante të shqipëruara, rimarrjet e të cilave përbëjnë një pasuri e vlerë në fushë të studimeve tekstologjike në gjuhën shqipe.

  2. Një lloj afërsie e natyrës kronologjike i qas në një kontekst të përbashkët këta gjurmues të sipërpërmendur, të cilët përpiluan në një periudhë të përafërt kohore kontributet e tyre më të mira e që mbeten dhe sot e kësaj dite në rangun e prijësve mbi studimet që duhen ndërmarrë mbi vetë periudhën e letërsisë së vjetër shqipe dhe autorët që e përfaqësojnë atë. Përkimi në pikëpamje kohore bën të mundur të orientohemi dhe ndaj faktit që të tilla vepra, të tilla gjurmime gëzonin pikërisht në gjysmën e parë të shekullit të kaluar një vëmendje dhe një interes jo të pakët, madje të veçantë nëse u referohemi titujve që mund të evidentojmë në pikëpamje bibliografike e që rezultojnë të realizuara në atë kohë.

  3. Shih në veçanti G. Petrotta, Documenti linguistici, në “Popolo, lingua e letteratura albanese, a cura di M. Mandalà”, Botime A.C.Mirror, Palermo, 2003, f. 96-97.

  4. Shih sërish G. Petrotta, Documenti linguistici, në “Popolo, lingua e letteratura albanese, a cura di M. Mandalà”, Botime A.C.Mirror, Palermo, 2003, f. 96.

  5. Shkrime të veçanta që kanë në qendër të vëmendjes si librin e Gjon Buzukut, ashtu dhe çështjen e gjurmimit të teksteve referenciale më të afërta me të cilat mund të bëhet dhe një analizë e natyrës sinoptike dhe analitike, dëshmojnë qartë dhe një ndikim të tillë nga ana e teksteve të së njëjtës traditë në arealin serbo-kroat. Shih në veçanti J. Matzinger, L’ordine dei nomi dei santi nella litania di Ognissanti nel Manuale Pastorale (“Messale”) di Gjon Buzuku, në “Hylli i Dritës”, n. 4, 2010. Një shkrim i tillë është arsyetuar duke pasur parasysh dhe vështrime të mëparshme kryesisht të natyrës filologjike e që bëjnë të mundur të qasen tekste a pjesë të veçanta të librit të Buzukut me të tjera realizime të ngjashme në arealin e sipërpërmendur. Ndërkohë, po në këtë shkrim mëtohet të jepen nga ana e autorit vëzhgime konkrete në lidhje me një orientim të tillë studimor e krahasues. Citohen dhe analizohen në të jo pak burime referenciale dhe tekste që kanë të njëjtin destinacion dhe që bëjnë të mundur të vihen re ngjashmëri të dukshme në pikëpamje të një tradite të përbashkët që ka të bëjë me liturgjinë dhe shkrimin e shenjtë në vise të përafërta gjeografike.

  6. Çështje të vijimësisë së orientimeve analoge vihen re dhe në shqipërime të mëvona me destinacion të njëjtë: Gj. N. Kazazi, G. Guagliata S.I., V. Basile etj.

  7. Kemi parasysh kontribute konkrete nga ana e Atë Justin Rrotës O.F.M. që vuri në dukje variante të ndryshme të lutjes Ati ynë në përbërje të librit të Gjon Buzukut, shënimet e vyera të Eqrem Çabejt që vuri në dukje rimarrjen e teksteve të caktuara (lutje, kangë, himne, pjesë biblike të njëjta etj.) në pjesë të caktuara të librit; kemi parasysh dhe qasjen e teksteve biblike nga M. Camaj (Romë, 1960) pikërisht te Meshari.

  8. Shih në veçanti Z. Chiaramonte, Il Messale di Gjon Buzuku (1555). Un hapax in lingua albanese tra reforma, controriforma e islam, në “Rivista liturgica”, n. 6, Abbazia S.Giustino, Edizioni Messaggero Padova, 2011. Citojmë në përbërje të këtij artikulli një sërë paragrafesh në të cilat Koncili i Trentit nuk trajtohet në një perspektive të thjeshtë deskriptive, por shihet i lidhur ngushtë me çështje që kanë të bëjnë me librin e Gjon Buzukut dhe me mundësinë e përballjes së tij me ngjarjet që kanë ndikuar në kohën kur ai mund të jetë botuar dhe mbi kishën e Romës dhe më konkretisht me libra të një destinacioni të mirëfilltë kishtar e që më tej iu nënshtruan proceseve të reformimit apo modifikimit përmbajtësor.

  9. Duhet pasur parasysh se në optikën e trajtesave me vlerë kryesisht ezegjetike e interpretative, tekste të shqipëruara ka sjellë në veprën e vet dhe Pjetër Bogdani (Cuneus prophetarum: Patavii, 1685).

  10. Shih ndër të tjera dhe I. Zamputi, Shënime mbi rrethanat e vdekjes së Pjetër Budit, në “Buletin i Universitetit Shtetëror të Tiranës”, Seria Shkencat Shoqërore, n. 2, 1958, f. 67 v. Edhe në këtë shkrim të I. Zamputit vihen në dukje vështirësitë në interpretimin e emrave të caktuar si dhe lexime të ndryshme nga gjurmues paraardhës në lidhje me të njëjtët emra. Në këtë shkrim në dritën e të dhënave dokumentare jepen interpretime të rëndësishme mbi jetën dhe veprimtarinë meshtarake të Pjetër Budit, autorit të cilit i atribuojmë shqipërimin e teksteve doktrinare e kateketike në gjuhën shqipe kryesisht në vitet 1618-1621. Gjithnjë të pranishme në studimet e Zamputit dhe shënimet në lidhje me dokumentacionin që lidhet me rrethana të rëndësishme në jetën e veprimtarinë e P. Bogdanit. Shih ndër të tjera dhe I. Zamputi, Ricerche su Pjeter Bogdani, në “Rassegna di studi albanesi”, n. 1, 1964, f. 33-38.

  11. Shih gjithashtu E. Paci, Kontribute të studiuesve arbëreshë mbi shkrimet e vjetra shqipe, në “Identitetet shqiptare sot në këndvështrimin global (Modeli i arbrit italian)”, f. 139-147, Instituti Benussi, Tiranë, 2017.

Downloads

Published

2017-06-09

How to Cite

Paci, E. (2017). Tekstet e vjetra shqipe në një optikë të hulumtimeve në fushë të historisë së letërsisë së shkruar shqipe. Studime Filologjike, 1(1-2), 23–32. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3627