Mid’hat Frashëri, nga ligjërimi litotik atdhetar te Shpuza e ligjërimit artistik

Autorët

  • Virion Graçi

Abstract

Mid’hat Frashëri është figurë e rëndësishme në historinë e Shqipërisë, jo vetëm për nga familja e tij: Abdyli - babai, Naimi, Samiu; ai është kryetari i Kongresit të Manastirit, firmëtar i pavarësisë, tri herë ministër në tri qeveritë e para të shtetit shqiptar, shkrimtar, publicist dhe bibliofil si rrallë kush në botën shqiptare; Mid’hat Frashëri i njohur ndryshe me emrin e tij të shkrimeve si Lumo Skëndo ka lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme: kërkime e studime albanologjike, eseistikë, prozë të shkurtër artistike, portrete letrare, udhëpërshkrime e ditarë në frëngjisht, në turqisht dhe në shqip, proza të shkurtra filozofike, proza poetike, libra shkollorë. Në arenën ndërkombëtare, Mid’hat Frashëri është i vetmi që barazon dhe tejkalon mbase vetë ambasadorin e përjetshëm F. Konica si bashkëpunëtor, artikullshkrues në shtypin prestigjioz europian në Francë, Angli, Belgjikë, Zvicër, etj., duke shkuar rregullisht në më tepër se pesëmbëdhjetë gazeta, gjithçka për të afirmuar përkatësinë autoktone të shqiptarëve, identitetin historik dhe integritetin territorial. Ka qenë botues, drejtues dhe përgatitës i “Kalendarit kombiar” që nisi të botohej në Sofje në 1897 dhe për më tepër se tridhjetë vjet u bë një “enciklopedi e vogël kulturore-letrare”; në vitet 1908-1909 do të botojë dendur në gazetën e përjavshme politiko-letrare “Liria”, gazetë-tribunë nëpërmjet të cilës iu kryen shërbime të mëdha kulturës shqiptare; roli e ndikimi i gazetës “Lirija” dha fryte në punën përgatitore për Kongresin e Manastirit. Veprimtaria iluministe-atdhetare e Lumo Skëndos do të vijojë me botimin për njëzet vite me radhë (1909-1929) e gazetës “Dituria”, ku ai vetë mbante barrën e rëndë të kryeredaktorit si dhe autor i shumicës së shkrimeve; në Zvicër boton revistën dymujore në gjuhën frënge “L’Indipendence albanaise”. Si përkthyes ka sjellë në shqip “Guillaume Tell” të La Martinit (1898), përrallat e F. Hofmanit “Bëje të mirën pa hidhe në det” (1900), “Robinsoni” i D. Defoes (1909) si “Shkurtabiqi i verdhë” i L. K. Aulov (1914), “Psikologjia e edukatës” të Gustave le Bon (1923). Ndihmesat e tij në studimet historike e sociologjike, në diplomaci dhe në zgjimin intelektual të Shqipërisë e të shqiptarëve, janë po ashtu vështirë të krahasueshme me ndokënd tjetër.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Khs. Mit’hat Frashëri, Kthimi i Mid’hat Frashërit, përg. nga Uran Butka, Phenix, Tiranë, 1997, f. 426.

  2. Khs. L. Skëndo, në përmbledhjen “Naim Frashëri”, Graz, Austri, 1925, f. 245.

  3. Khs. po ai, “Naim Frashëri”, Graz, Austri, 1925, f. 245.

  4. Nga “Moti i dytë i shoqërisë së Kombeve”, f. 85.

  5. L. Skëndo, “Dituria”, f. 553, cituar sipas U. Butka “Shërbestari i Shqipërisë”, në: “Kthimi i Mid’hat Frashërit”, Phoenix 1997, f. 21.

  6. L. Skëndo, Plagët tona, Tiranë, 1924, f. 237.

  7. L. Skëndo, Plagët tona, Tiranë, 1924, f. 238.

  8. Po ai, po aty, f. 267.

  9. Gazeta “Lirija”, 1909.

  10. Gazeta “Ilirija”, 1909.

  11. Gazeta “Lirija”, 1909.

  12. Gazeta “Lirija”, 1909.

  13. “Shqiptarja”, revistë mujore, Tiranë, 1929.

  14. L. Skëndo, Plagët tona, vep. e cit., Tiranë, 1924, f. 242.

Downloads

Published

2017-06-09

How to Cite

Graçi, V. (2017). Mid’hat Frashëri, nga ligjërimi litotik atdhetar te Shpuza e ligjërimit artistik. Studime Filologjike, 1(1-2), 33–40. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3628