Vendi i Selman Rizës në shkencat albanologjike
Abstract
Rruga e gjatë dhe e vështirë drejt shkencës nuk është e njëjtë për të gjithë ata që duan të ngjiten në majat e saj. Disa kanë fatin e mirë të punojnë në kushte komode, të ecin në udhë të sheshta dhe të bëjnë çdo ditë hapa të sigurt për ta shkurtuar distancën drejt majave të saj. Por disa të tjerëve fati u ka rezervuar një rrugë tjetër, me të përpjeta e tatëpjeta, me theqafje e ndeshtrasha. Një rrugë të tillë pati Selman Riza. Ai lindi kur ende nuk ishin vënë sinorët ndarës brenda tokave shqiptare. Jetoi, punoi e vuajti në të dyja anët e kufirit shqiptaro-shqiptar. Prandaj, si atdhetar, demokrat e veprimtar ndër më të shquarit e kombit ai u përket të gjitha trevave shqiptare; ndërsa si shkencëtar albanolog ai i kapërcen shumë herë këta kufij.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Published
2010-06-14
How to Cite
Topalli, K. (2010). Vendi i Selman Rizës në shkencat albanologjike. Studime Filologjike, (1-2), 5–8. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/4023
Numër
Section
Artikuj
License
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.
