Giorgio Graffi, Sintaksë, Tiranë, 2009

Autorët

  • Tefë Topalli

Abstract

Libri “Sintaksa” i gjuhëtarit të shquar, Xhorxho Grafi (Giorgio Graffi), publikuar për herë të parë në vitin 1994, bën pjesë në veprën fondamentale të gjuhëtarëve italianë me titullin përmbledhës “Strukturat e ligjërimit” (Le strutture del linguaggio), së bashku me emra të tjerë gjenerativistësh të njohur, që i kanë çuar përpara studimet e kësaj rryme në nivele të ndryshme të gjuhës, jo vetëm në rrafshin e italianistikës, por edhe në planin e përgjithshëm teorik, sidomos në raport me përvetësimin e drejtimeve të reja gjenerativiste e më tej. Përveç kësaj vepre madhore shumëdisiplinore, si “Strukturat e ligjërimit”, gjuhësia moderne italiane përfaqësohet denjësisht në kohën tonë edhe me botimin e veçantë prej tri vëllimesh të korpusit “Gramatika e madhe italiane për konsultim” (Grande Grammatica Italiana di Consultazione), Mulino, Bolonjë, 1995, një paraqitje popullarizuese e nivelit të lartë, gërshetuar me arritjet më të mira të kërkimeve gjuhësore bashkëkohore, e hartuar nga Lorenzo Renzi, Gianpaolo Salvi dhe Anna Cardinaletti.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2009-12-14

How to Cite

Topalli, T. (2009). Giorgio Graffi, Sintaksë, Tiranë, 2009. Studime Filologjike, (3-4), 191–194. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/4239

Numër

Section

Kritikë dhe bibliografi