Çështje të rrethanorit në gjuhën Shqipe
Abstract
Objekt i këtij shkrimi është analiza e rrethanorit në kuadrin e sintaksës gjenerative, e cila, nga ana e vet, në trajtimin e funksioneve të sintagmave mbështetet në gramatikën e varësisë, të prezantuar në gjuhësinë moderne nga gjuhëtari frëng L. Tenier. Kjo gramatikë vë në qendër foljen dhe i vlerëson sintagmat sipas shkallës së lidhjes së tyre me të, duke i ndarë në aktantë dhe cirkostantë.Downloads
References
-
L. Tesnière, Eléments de syntaxe strukturale, Paris, Klincksiek, 1959.
-
Lidhur me kuptimin e termit sintagmë, F. de Sosyr thotë se nocioni i sintagmës mund të zbatohet për kombinimin linear të dy njësive konsekutive të cilat mund të jenë fjalë, por edhe për ndërtime më të mëdha, deri edhe fjali të tëra (Kurs i gjuhësisë së përgjithshme, Tiranë, 2002, f. 143-144). Në traditën gjuhësore të shqipes, këtë term e gjejmë të përdorur nga E. Çabej, por jo me kuptimin e njësisë sintaksore. Nga sintaksologët shqiptarë, S. Prifti e përdor si sinonim të grup fjalësh, por pa e shtjelluar më tej përmbajtjen e saj (Sintaksa, Tiranë, 1957, f. 21). Me konceptin e sintagmës operon edhe B. Bokshi në veprën e tij “Rruga e fleksionit nominal të shqipes”. Por përkufizimin e parë në
-
gjuhësinë shqiptare të kësaj njësie e gjejmë te R. Memushaj, që e përkufizon sintagmën si njësi strukturore me madhësi të papërcaktuar, e cila mund të jetë një fjalë e vetme ose edhe një fjali e varur (Gjuhësia gjenerative, Shtëpia Botuese e Librit Universitar, Tiranë, 2003, f. 100). Ne me sintagmë do të kuptojmë përdorimin e një a më shumë fjalëve të kombinuara midis tyre në një raport të caktuar në fjali. Sintagma mund të jetë një fjalë e vetme sintaksore, dy a më shumë fjalë të lidhura me raporte bashkërenditëse ose nënrenditëse, apo edhe një fjali e nënrenditur. Sintagma rrethanore mund të jetë një njësi e përbërë nga një a më shumë fjalë, por edhe një fjali e nënrenditur. Për ne nuk do të
-
ekzistojë më gjymtyra e rrethanorit për fjalinë e thjeshtë dhe fjalitë me nënrenditje kohore, vendore, shkakore etj., por sintagma rrethanore e cila mund të pasqyrohet me një fjalë të vetme, me një grup fjalësh ose me një fjali të nënrenditur vendore, kohore, mënyrore, krahasore, sasiore, qëllimore, shkakore, rrjedhimore, kushtore dhe lejore.
-
Konceptet fjali, thënie dhe propozicion përdoren me vlera të ndryshme. Propozicioni është ai aspekt i kuptimit të një fjalie, që tregon vërtetësinë ose jo të saj. Thënia është përdorimi aktual i fjalisë në ligjërim. Me fjalitë, nga ana tjetër, kuptojmë abstraksionin e thënieve, pra entitete të brendshme mendore që kanë një formë abstrakte. Për më tej, Shih: D. Adger, Core Syntax. A Minimalist Approach, Oxford University Press, Cambridge, Massachusetts, 2004.
-
Kur një fjalë zgjedh, merr, lejon një lloj të caktuar plotësori.
-
Yllthi tregon se fjalia është jogramatikore.
-
Me këtë nuk duam të themi se nuk ekziston asnjë lloj kufizimi semantik për plotësit, por që këta kanë liri më të madhe në përzgjedhjen e foljeve. Plotësit kanë liritë dhe kufizimet e tyre semantike.
-
R. Huddleston - G. K. Pullum etc., The Cambridge Grammar of the English Language, Cambridge University Press, Cambridge, 2002, f. 219.
-
Një sintagmë është gramatikore, nëse nuk përmban gabime morfologjike ose sintaksore dhe jogramatikore, nëse përmban një a më shumë gabime të tilla.
-
Në gramatikën gjenerative është pranuar si kategori sintaksore edhe determiner phrase (DP). Kategoria D(eterminer) në anglishten përfshin nyjat dhe përemrat dëftorë ky, kjo, këta, këto. Në të vërtetë, kategoria nyjë në shqipe dhe determiner në anglishte nuk përkojnë plotësisht. Do ta përdorim termin SNy duke iu referuar ndërtimeve emërore të shquara ose të pashquara me nyjë. Me nyjë do të kuptojmë si nyjën e paravendosur, e cila është mohuar si kategori në Gramatikën e Akademisë, ashtu edhe të ashtuquajturat mbaresa të shquarsisë, që i prapavendosen temës së emrit.
-
C-komanda është lidhje strukturore midis dy përbërësve. Përbërësi X ckomandon një përbërës tjetër Y, nëse X është më lart në strukturën e pemës se Y.
-
Z. Harris, The mathematical structure of language, University of Chicago Press, 1968.
-
N. Chomsky, Aspects of the Theory of Syntax, Cambridge, Massachussets, 1965, f. 100-105.

Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.