Fjalë e struktura të huaja: (Kundër)veprimi i shqipes

Autorët

  • Edmond Tupja

Abstract

Gjuhët njerëzore, shpjegon Claude Hagëge-i', janë si organizmat e gjallë dhe sillen si të tillë, çka do të thotë se njohin dhe praktikojnë dy procese jetike, ndër të tjera, përvetimin dhe shpërvetimin. Kështu ka ndodhur e ndodh edhe me shqipen, kështu do të ndodhë me të edhe në të ardhmen. Shqipja, në kushte të caktuara historike, politike, shoqërore e kulturore, ka huazuar fjalë e struktura morfosintaksore nga gjuhë të tjera - gjuhë pushtuesish a popujsh fqinjë, një pjesë të të cilave i ka përvetuar duke ua përshtatur natyrshëm ligjeve e rregullave të saj të mirëfillta të fjalëformimit e fjalëpërdorimit. Pra, ajo i ka përvetuar ato duke bërc që, në ndërgjegjen gjuhësore të shumicës së shqipfolësve, ato të përjetohen si fjalë c struktura pëmjëmend shqipe. Një pjesë tjetër të huazimeve ajo i ka shpërvetuar pas një periudhe shqyrtimi (bashkëjetesë e fjalës ose e strukturës së huaj me ato shqipe), para se t’i mënjanonte, pastaj t’i flakte nga gjiri i saj deri në atë pikë sa ato nuk përdoren më thuajse fare nga shqipfolësit. Qëllimi i kësaj parashtrese nuk është aspak ndonjë shtresëzim e studim huazimesh në leksik ose në gramatikë të shqipes historike ose të sotme. Ajo synon thjesht të paraqesë e të analizojë disa nga mekanizmat që përdor shqipja në përvetimin e disa ljalëve a të strukturave të huaja që sapo kanë hyrë e po përdoren shpesh nga shqipfolësit.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Shih për këtë Halte a la mort des langues! (Ndal vdekjes së gjuhëve!), Botimet Odile Jacob, Paris, 2000; kreu II e III, f. 23-45.

  2. Shih për këtë, ndër të tjera, botimin e lnstitutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave Për pastërtinë e gjuhës shqipe. Fjalor, Tiranë, 1998.

  3. Raul Lilo, Vëzhgime rreth tipologjisë së huazimeve në shqipen e sotme, Akte të seminarit “Rreth huazimeve në shqipen standarde”, f. 30-34, Tiranë, 2004, botim i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

  4. Shih Fjalorin e shqipes së sotme të Institutit të Gjuhësisë dhe të l.etërsisë të Akademisë së Shkencave. Botimet Toena, Tiranë 2002.

  5. Po aty

  6. Shih Vedat Kokona, Fjalor shqip-frëngjisht, Botimet Kokona, Tiranë, 2005.

Downloads

Published

2007-06-18

How to Cite

Tupja, E. (2007). Fjalë e struktura të huaja: (Kundër)veprimi i shqipes. Studime Filologjike, 1(1-2), 123–129. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/4303