M. Çeliku, Çështje të Shqipes Standarde, Tiranë, 2006, 450 fq.

Autorët

  • Miço Samara

Abstract

Kohët e fundit doli në qarkullim vëllimi me studime “Çështje të shqipes standarde” (me afër 450 faqe), hartuar nga prof. Mehmet Çeliku, pedagog në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit dhe njëri ndër gjuhëtarët specialistë, më në zë, për probleme të standardizimit të shqipes. Në të vërtetë ky vëllim është një ribotim i plotësuar dhe i përmirësuar i përmbledhjes me të njëjtin titull të botuar disa vjet më parë nga Shtëpia Botuese e Librit Universitar. Këtij botimi të ri, të miratuar nga Këshilli shkencor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, i janë shtuar edhe nëntë artikuj të tjerë, krysisht kumtesa të mbajtura nga autori në sesionet më të fundit shkencore (në Tiranë, Prishtinë etj.), ku trajtohen çështje nga më të rëndësishmet që kanë të bëjnë me gjuhën standarde shqipe, të cilat kanë shqetësuar e vijojnë të shqetësojnë rnbarë shqiptarët, por më shumë studiuesit, mësuesit, studentët dhe nxënësit, duke iu përgjigjur kështu edhe kërkesave aktuale të gjuhësisë shqiptare për bazën dialektore të shqipes standarde, gjendjen e normës letrare dhe detyrat e sotme për përsosjen e mëtejshme të saj nga ana strukturore e funksionale.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2007-06-18

How to Cite

Samara, M. (2007). M. Çeliku, Çështje të Shqipes Standarde, Tiranë, 2006, 450 fq. Studime Filologjike, 1(1-2), 164–166. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/4307

Numër

Section

Kritikë dhe bibliografi