Konservimi dhe restaurimi i dokumenteve të gjykatës së qarkut të Prizrenit

Autorët

  • Ma. Hasbije Krasniqi Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës
  • Ing. Gjon Gegaj Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës

Abstract

Në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, ndër shumë fonde, ruhet edhe fondi nga Gjykata e Qarkut në Prizren. Për fondet e gjykatave afati i ruajtjes është i përhershëm, prandaj është i domosdoshëm konservimi dhe restaurimi i tyre. Këto dokumente janë të dëmtuara nga faktorët fizikë, kimikë dhe biologjikë. Ky fond është duke u digjitalizuar, ka filluar edhe konservimi dhe restaurimi i tij, si dhe pjesërisht është duke u realizuar rregullimi. Bazuar në përbërjen e letrës dhe fibrave prej celuloze, kusht i domosdoshëm për letrën dhe ruajtjen e saj është edhe neutraliteti. Pjesa dërrmuese e dokumenteve nga ky fond në aspektin kimik ka fituar vlera të larta
bazike sepse dokumentet kanë thithur lagështi, ndërsa aciditet te dokumentet deri me tani nuk kemi hasur. Prandaj, këto dokumente janë duke u trajtuar me qëllim të neutralizimit dhe ripërtëritjes së fibrave celulozike aq sa është e mundur në kushtet që i kemi në laboratorin e konservimi dhe restaurimit. Fondi është duke u trajtuar me vështirësi të shumta sa për mungesë të materialit të domosdoshëm, po aq edhe me rrezikun për shëndetin e punonjësve. Ne, Shërbimi i Mbrojtjes së Lëndës Arkivore, kemi shqyrtuar në mënyrë të hollësishme dhe kemi ardhur në përfundim se ky fond është i mundur të konservohet dhe të restaurohet. Prandaj do të përpiqemi t’i tejkalojmë të gjitha vështirësitë që sa më shpejt të jetë e mundur të përfundohet dhe të ruhet ky fond në kushte optimale të cilat janë të përcaktuara në arkivistikë si për temperaturën, po ashtu edhe për lagështinë relative.

Keywords:

Arkivi, fondi, gjykata, dokumentet, faktorët dëmtues, neutraliteti i letrës, konservimi, restaurimi

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2021-10-18

How to Cite

Krasniqi, H., & Gegaj, G. (2021). Konservimi dhe restaurimi i dokumenteve të gjykatës së qarkut të Prizrenit. Arkivat Shqiptare, 56(1-2), 189–197. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/166

Similar Articles

1 2 3 4 5 6 7 > >> 

You may also start an advanced similarity search for this article.