Krijimi dhe evoluimi strukturor i arkivit të sistemit në Ministrinë e Punëve të Jashtme 1964-1993
Abstract
Krijimi dhe strukturimi i arkivit të sistemit në Ministrinë e Integrimit dhe Punëve të Jashtme që nga fillimi i aktivitetit të saj, menjëherë pas mbarimit të Luftës së II Botërore, bëri të mundur të konsolidohej si një arkiv sistemi duke i dhënë një dimension të ri shërbimit arkivor shqiptar në tërësinë e saj. Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme jo vetëm që përmban një histori shumë interesante, por mendoj se dokumentet që janë pranë këtij arkivi duhen shfrytëzuar më shumë nga studiuesit, edhe pse në vitet e fundit ka një rritje të tyre, nisur edhe nga faktorët historiko-politikë që vendi ynë ka kaluar përgjatë historisë. Shpërfaqja e temës bën të mundur një njohje modeste të historikut në fjalë që nga viti 1964, pra me krijimin e tij si arkiv sistemi, deri në vitin 1993 kur ndryshimi i sistemit politik sjell pasoja edhe në ndryshimet ligjore të AHMPJ-së



