Fondi “Gjyqi i Qarkut në Prizren”, digjitalizim apo restaurim

Autorët

  • MA Bekim Aliu Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës

Abstract

Digjitalizimi ka prezantuar dimensione të reja në ndërveprim mes qasjes dhe ruajtjes së materialeve të trashëgimisë kulturore në arkiva. Konceptet e qasjes dhe ruajtjes janë të lidhura ngushtë, por ndonjëherë mund të jenë në mosmarrëveshje kur gjendja e
materialeve origjinale kufizon përdorimin e tyre. Marrëdhënia ndërmjet qasjes dhe ruajtjes është veçanërisht e ngatërruar në rastin kur fondi apo koleksioni arkivor është i brishtë dhe i vështirë për t’u shfrytëzuar por edhe paraqet rrezik për ruajtje. Digjitalizimi ka lehtësuar disa nga tensionet mes dëshirës për të siguruar qasjen dhe nevojën për të mbrojtur dokumentet
origjinale. Fondi “Gjyqi i Qarkut në Prizren” është një fond i trashëguar me probleme serioze në ruajtje të dokumenteve origjinale për shkak të rrezikut të lartë të shkatërrimit total nga substancat biologjike dhe kimike. Në këtë rast digjitalizimi ofron një mundësi për të kapur përmbajtjen e dokumenteve të përkeqësuara, për të zgjeruar qasjen në to, dhe për të rivendosur dobinë e tyre si informacion burimor. Digjitalizimi si një strategji ruajtjeje ka qenë objekt i vazhdueshëmdebati, shih për këtë, ky punim kontribuon në diskutim duke eksploruar qasjen dhe ruajtjen në fonde dhe koleksione arkivore të rrezikuara nga shkatërrimi dhe duke e paraqitur digjitalizimin e projektit në fjalë pranë Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës si një rast studimor.

Keywords:

Digjitalizim, ruajtje, qasje, dokumente origjinale, restaurim dhe konservim, rrezik për shkatërrim.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Smith, Abby: WhyDigitize?, Washington, D.C.: Council on Library and Information Resources, 1999, fq. 6.

  2. Gertz, Janet: “Preservation and Selection for Digitization”, Northeast Document Conservation Center, 2007.

  3. Oya Y. Rieger, Preservation in the Age of Large-Scale Digitization: A White Paper, no. 141 (Washington, D.C.: Council on Library and Information Resources, 2008), 1–4.

  4. National Information Standards Organization, A Framework of Guidance for Building Good Digital Collections, 3rd ed. (December 2007), 25–35.

  5. Kenneth Thibodeau, “Wrestling with Shaper-Shifters: Perspectives on Preserving Memory in the Digital Age,” Proceedings of the Memory of the World in the Digital Age: Digitization and Perseveration, ed. Luciana Duranti and Elizabeth Shaffer (UNESCO, 2012), 15–23.

  6. Kathleen Arthur et al., for the Association of Research Libraries, “Recognizing Digitization as a Preservation Reformatting Method,” Microform and Imaging Review 33, no. 4 (2004).

  7. Andrew Hart, “A Critique of ‘Recognizing Digitization as a Preservation Reformatting Method’,” Microform and Imaging Review 33, no. 4 (2004): 187.

  8. Paul Conway, “Preservation in the Age of Google: Digitization, Digital Preservation, and Dilemmas,” Library Quarterly 80 (2010): 64–65.

Downloads

Published

2021-11-08

How to Cite

Aliu, B. . (2021). Fondi “Gjyqi i Qarkut në Prizren”, digjitalizim apo restaurim. Arkivat Shqiptare, 54(1-2), 37–45. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/227

Similar Articles

<< < 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 > >> 

You may also start an advanced similarity search for this article.