Periodizimi i fondeve dhe koleksioneve personale në arkivat e Kosovës

Autorët

  • MA Fikrie Berisha Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës

Abstract

Zhvillimi i ngjarjeve historike, politike ushtarake, shkencore krijuese, artistike gjatë një etape të caktuar kohore nxjerr personalitete të dalluara, në nivel shtetëror dhe kombëtar. Këto personalitete lënë pas vetes një trashëgimi të rëndësishme në formën e materialeve dokumentuese, të cilat me kalimin e kohës marrin rëndësinë e një fondi arkivor personal që është me rëndësi për arkivistikën dhe studiuesit e fushave të ndryshme. Sikurse lënda arkivore publike, po ashtu edhe fondet dhe koleksionet personale
arkivore bëjnë pjesë në kategorinë e asaj që ne e cilësojmë si memorie e një shteti, përkatësisht e një populli ose shoqërie. Një burim ose mënyrë e pasurimit të fondit të përgjithshëm shtetëror pa dyshim që është edhe grumbullimi i dokumenteve me pronësi private. Arkivat e Kosovës, përveç se ruajnë një numër të konsiderueshëm të këtyre fondeve dhe koleksioneve, vazhdojnë të pasurohen më këto lloj dokumentesh. Për të pasur një qasje më të lehtë hulumtuesit për qëllime shkencore në këto fonde dhe koleksione, si dhe të interesuarit e tjerë, rëndësia e periodizimit të tyre bëhet gjithnjë më e nevojshme dhe e domosdoshme. Prandaj, kumtesa jonë synon të shpjegojë dhe të analizojë pikërisht periodizimin e fondeve dhe koleksioneve arkivore në arkivat e Kosovës.

Keywords:

Fonde personale arkivore, koleksione personale arkivore, grumbullim, periodizim i fondeve dhe koleksioneve personale arkivore.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Fjalori shqip i termave arkivore, Tiranë 2015, f. 28.

  2. Fjalori shqip i termave arkivore, Tiranë 2015, f. 40.

  3. Pearce-Moses, Richard: A Glossary of Archival and Records Terminology, The Society of American Archivists, 2005 Chicago, f.292/ http://files.archivists.org/pubs/free/ SAA-Glossary-2005.pdf /, konsultuar on-line më 04.05.2018.

  4. / Douglas, Jennifer Lynn: Archiving Authors: Rethinking the Analysis and Representation of Archives, Faculty of Information, University of Toronto 2013, fq. 4/ https:// tspace.library.utoronto.ca/bitstream/1807/35808/1/Douglas_Jennifer_L _201306_PhD_Thesis.pdf/, konsultuar on-line më 02.05.2018.

  5. Hobbs, Catherine: “Personal Archives The Character of Personal Archives: Reflections on the Value of Records of Individuals”, Archivaria 52 - The Journal of the Association of Canadian Archivists, 2001, fq. 127, konsultuar on-line në: https://archivaria.ca/index.php/archivaria/article/viewFile/12817/14027 / më 02.05.2018.

  6. Udhëzimi Administrativ Nr.09/ 2007 Për pranim-dorëzimin e lëndës arkivore, Neni 17, fq. 9.

  7. Udhërrëfyesi i Fondeve dhe Koleksioneve të ASHAK-së, Prishtinë, 2017, fq. 33-35.

Downloads

Published

2021-11-08

How to Cite

Berisha, F. (2021). Periodizimi i fondeve dhe koleksioneve personale në arkivat e Kosovës. Arkivat Shqiptare, 54(1-2), 65–73. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/229

Similar Articles

<< < 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 > >> 

You may also start an advanced similarity search for this article.