Shfrytëzimi i lëndës arkivore
Abstract
E drejta për shfrytëzim të lëndës arkivore të cilat posedojnë organet publike të pushtetit rregullohen me dispozita ligjore të cilat janë në fuqi. E drejta për qasje në informata përfshinë të drejtën e të autorizuarit për kërkimin dhe marrjen e informatave, si dhe obligimet e organeve pushtetit publik që të mundësojnë shfrytëzimin e informatave të kërkuara. Ne e dimë që lënda arkivore mbahet, ruhet dhe shfrytëzohet për nevoja arsimore, shkencore, kulturore, informative, punë profesionale dhe për nevoja të qytetarëve për këtë arsye edhe shfrytëzuesit janë nga më të ndryshëm, qoftë persona publik, qoftë juridik ata duhet t’i përmbahen një vargu procedurash deri sa të vijnë tek shfrytëzimi i saj. Të drejtën e shfrytëzimit të lëndës arkivore e kanë të gjithë shfrytëzuesit, me të drejta të barabarta e të përcaktuara me ligj. Shfrytëzuesi fillimisht duhet të bëjë kërkesën pastaj të filloj shfrytëzimin në qoftë
se lënda që kërkon ka qasje në të edhe për hulumtues.. Ai të gjitha këto hulumtime i bënë në sallën e leximit dhe aty ai i përmbahet disa rregullave dhe obligimeve. Shfrytëzimi i saj gjithmonë është në pajtueshmëri me ligjin dhe rregullat e qasjes në lëndë të caktuar dhe të filloj shfrytëzimin e saj në sallën e leximit duke i respektuar të gjitha rregullat që kërkohen nga zyrtari arkivor.



