Përpunimi i lëndës arkivore, rëndësia e saj dhe arkivisti
Abstract
Në Konferencën IV Ndërkombëtare të Arkivistikës do të paraqesim një punim tipik të punës arkivore, i fokusuar te rëndësia e përpunimit të lëndës arkivore. Ky punim merr shkas nga problematikat e hasura nga puna disavjeçare në Arkivin Qendror të Shtetit. Jo rrallëherë ndodh që të konsultosh një dosje arkivore për qëllime pune apo studimore, aty vëren se titulli i dosjes nuk përputhet me materialin e ruajtur brenda saj. Pikërisht përgjegjësia profesionale dhe njerëzore do të jenë në qendër të punimit, duke e vendosur theksin në statusin që të jep titulli arkivist. Punimi do të jetë i fokusuar në anën metodike të arkivistikës si dhe do të t’i japë përgjigje pyetjes pse është i rëndësishëm përpunimi i saktë dhe profesional i dokumenteve arkivore dhe pasojat negative që sjellin ato në informim. Punimi do të jetë i mbështetur në literaturë të teorive arkivore si dhe në përvojën personale të punës.



