Rreth historisë së librit Shqip dhe kulturës së njohjes së tij në një kontekst zhvillimesh evropiane (shekujt XVI-XVII)

Autorët

  • Evalda Paci

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v75i1-2.1096

Abstract

Me një disiplinë si ajo e historisë së librit lidhen një sërë interesash studimore që kanë të bëjnë me procese të njohjes së zhvillimeve që orientuan rrethet kulturore evropiane të shekujve XV e XVI drejt hapash të rëndësishëm në përurimin e teknologjive të shumëfishimit të ekzemplarëve dhe përhapjen më të zgjeruar në vise e krahina që në këtë periudhë dalloheshin për një veprimtari të konsoliduar në lidhje me kulturën e librit dhe propagandimin e saj. Po në këtë periudhë shihet qartë sa i gjallë ishte interesi për veprat e letërsisë klasike, për autorë të veçantë të saj, por dhe për variantet biblike që ishin shkruar në gjuhë që vijonin të ishin objekt njohjeje e hulumtimi nga studiues të një formimi të veçantë kulturor, të prirur për të sjellë me sprovat e përkthimit të tyre shembuj të rinj në qasjen ndaj njohjes më të afërt të tyre. Përurimi i një teknologjie që gjeti një hapësirë të gjerë zbatimi dhe konkretizimi u shoqërua me rezultate të dukshme në drejtim të prodhimit të një numri të madh ekzemplarësh të veprave që paraqiteshin themelore për kulturën dhe formimin individual njerëzor.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2021-06-06

How to Cite

Paci, E. (2021). Rreth historisë së librit Shqip dhe kulturës së njohjes së tij në një kontekst zhvillimesh evropiane (shekujt XVI-XVII). Studime Filologjike, 75(1-2), 19–36. https://doi.org/10.62006/sf.v75i1-2.1096