Parimi i përndarjes së sonoritetit në gjuhën Shqipe

Autorët

  • Artan Xhaferaj

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v75i1-2.1098

Abstract

Nocioni i sonoritetit është i lidhur ngushtë me konceptin e rrokjes. Rrokja, siç dihet, është njësia bazë mbi të cilën veprojnë rregullat fonologjike, kryesisht ato të përndarjes dhe të kombinimit të fonemave. Sipas teorisë së sonoritetit, formimi i rrokjeve lidhet me shkallën e sonoritetit të tingujve, të cilët duhen klasifikuar sipas tipareve akustike të tyre, ndërsa numri i rrokjeve varet nga numri i kulmeve të sonoritetit. Sa i përket kufirit rrokjesor, ai kalon atje ku kemi rënien më të madhe, megjithatë këtë problem të rëndësishëm e shpjegojnë më qartë disa mekanizma të sonoritetit, si ligji i kontaktit të rrokjes dhe parimi i përndarjes së sonoritetit. Një rrokje më e thjeshtë me strukturë BZB është ajo në të cilën sonoriteti përhapet maksimalisht në onset dhe bie minimalisht në kodë, ndërsa profili i preferuar për strukturën rrokjesore BZ kërkon që bashkëtingëllorja të ketë sonoritetin më të ulët.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2021-06-06

How to Cite

Xhaferaj , A. (2021). Parimi i përndarjes së sonoritetit në gjuhën Shqipe. Studime Filologjike, 75(1-2), 59–68. https://doi.org/10.62006/sf.v75i1-2.1098