Një sy rreth dorëshkrimit të Simonit
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v18i1.1187Abstrakti
Kjo vepër e dalë nga dora e Simonit kap 180 faqe. Me përjashtim të faqeve të bardha, puna e Simonit përfshin: shprehje, mënyra të foluri, kuvëndime, ëmra manifaturash e monedhash, prime grash për të shëruar sëmundje të njohura, si shpirrën, kollën, të ftohtit etj. dhe receta si të ngjyejmë bukur në katër pesë ngjyra të ndryshme. Një pjesë e madhe e këtij brumi, me përjashtim të primeve dhe të recetave, është radhitur gjermanisht, sllavisht, italisht (dialekti venecian) me përkthimin shqip përkrah. Fjalët e shqipes si dh e ato të gjuhëve të huaja nuk janë shkruar siç shkruajmë ne sot duke çkoqur e veçuar njerën fjalë prej tjetrës. Dua të thom që në këtë dorëshkresë çdo fjalë nuk formon një individ me vete me kufi të caktuar. Këtu pothua çdo fjalë është lidhur e qepur pas shoqes
që pason, dhe kjo e dyta pas së tretë se kështu gjersa merr fund tërë
fjalia ose edhe tërë perioda. Per të patur një ide të kësaj mënyre së lidhur, që nuk ësht’e rrallë tek ata që shkruajnë gjuhëra, të cilat kanë arrirë t ’i mësojnë vetëm mevesh, po japim, si provë. disa shëmbulla: hudhetei = hudhe tei, tibaimhesap = t ’i bajm hesap; pritemkëtusenjim-e vi = pritëm këtu se njime vi; nenjiher = ne n ji herë; shkojmegjesdisim = shkojm e gjesdisim; tishikopunëntate
= ti shiko punën tate; përtuelendisun = për tu elendisun; mëbiemupërtëluit = me bie mu për të luit; vjeneneti = vjen ene ti; mevjenu
= më vjen u; mesetaha = me se ta ha; sekushmafali = se kush ma fali; e kevjedhun = e ke vjedhun; jopomadhavet = jo po ma dha vet;
kukeqenqiskeardh = ku ke qenë qi ske ardhë etj.