Sokol Dobroshi: fjaluer Serbokroatisht-Shqip
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v18i1.1188Abstrakti
Asht punë e vështirë të jepet një vlerësim i drejtë rreth një fjalori që asht botue para njëmbëdhjetë vjetve , pse gjuha shqipe gjatë kësaj periudhe ka ba një zhvillim të shpejtë dhe bashkë me të edhe leksikografia shqiptare ka shku e mjaft përpara . Edhe fjalorî i gjuhës shqipe që ka hartue Instituti i Shkencave megjithese ka ba një shërbim të madh, po të botohej përsëri sot mbas dhjete vjetve , do të pësonte mjaft ndryshime . Ndër fjalorë dy gjuhësh shqip - g juhë e huei dhe gjuhë e huej-shqip që kanë dalë në këta 15 vjetët e fundit hyne dhe fjalori Serbokroatisht-shqip i Sokol Dobroshit që u botue në Prishtinë në vjetin 1953. Ky asht një nder fjalorët ma të mëdhaj që kanë dalë gja të kësaj kohe pse përmban 40000 fjalë. Auktori vetë në parathanie ka vu në duk je se ky fjaluer nuk duhet gjykue vetëm përkah randësia e tij numerike prej nja 40000 fjalësh , por edhe përkah vlefta e përkufizimeve dhe shembujve të tij. Fjalori asht mjaft i vëllimshëm, ka 757 faqe shtyp format të mesëm, pra nuk mund të hyjë në numrin e fjalorëve të vogjë l, megjithatë nuk i përfshin të gjitha fjalët e serbokroatishtes . Auktori në përpilimin e fjalorit ka pasë për qëllim t'u sjelli dobi jo vetëm studiuesve fillestarë , por edhe aty ne që dëshrojnë me e plotësue njohjen e gjuhës serbo -kroate , në radhë të parë studentave dhe intelektualve. Mbas parathanie svjen një bibliografi e veprave që ka shfrytëzue auktori në përpilimin e fjalorit ; pastaj jepen disa udhëzime që u hynë në punë konsultuesve të fjalorit. Në krye të fjalorit asht vu një gramatikë e përmbledhune gjuhës serbo kroate , që ka qëllim ta lehtë sojë përdorimin e tij.