Probleme të frazeologjisë së gjuhës Shqipe
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v18i2.1231Abstract
Objekt i këtij punimi janë ata togfjalësha të qëndrueshëm të formuar historikisht, që nga ana kuptimore janë ekuivalentë nie një fjalë të vetme dhe, sikurse fjala, shprehin nocione, dmth. karakterizohen nga funksioni emërtonjës. Këta togfjalësha përbëjnë frazeologjinë e gjuhës. Në një punim të vetëm si ky nuk mund të jepen në mënyrë të plote dbe përfundimtare veçoritë e ekuivalentëve të fjalëve në gjuhën shqipe. Frazeologjia është një fushë e gjerë studimi. Këtu duam të shtrojmë disa problème që meritojnë vemendje në studimet tona të ardhme dhe zgjidhja e të cilave merr një rëndësi praktike tani në prag të hartimit të fjalorit
të gjuhës shqipe dhe përgjithësisht në këtë fazë të studimeve në lëmin e leksikut të shqipes. Çdo çështje e shtruar këtu përbën një objekt më vehte për një studim më të thelluar.
Downloads
Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.
