Vëzhgime mbi antonimet me parashtesa në gjuhën Shqipe
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v19i1.1673Abstract
Antonimia në giuhën shqipe me format që ajo paraqitet është ende e pastudjuar mirë. Gjuhëtarë të ndryshëm shqiptarë në kërkimet e tyre e kanë prekur disa herë çështjen e antonimisë. Por këto .kërkime janë të përhapura andej këndej në vepra, gramatika ose tekste të ndryshme mësimore. Mungon gjer më sot një studim i veçantë që t’i përmbledhë rezultatet e këtyre kërkimeve, duke u thelluar në problemet që dalin gjatë studimit të antonimisë në gjuhën shqipe. Autorët që prekin këtë problem si p.sh. K. Cipo në Gramatikën e vet ose komentet e tij në veprën -«Histori e Skënderbeut» të N. Frashërit, hartuesit e Fjalorit shpjegues të gjuhës shqipe (1954), pedagogët Sh. Demiraj dhe J. Stefi në tekstet e tyre mësimore për shkollat e larta, në përgjithësi, nuk janë nisur nga pozita të shëndosha e të qarta teorike mbi antoniminë.
Downloads
Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.
