Disa shënime gjuhësore të mbledhura në fshatrat Arbëreshe të Kalabrisë

Po botojmë këtu një shkrim postum të të ndjerit kandidat të shkencave Ziaudin Kodrës, shkrim që autori ia kishte dërguar revistës pak kohë para se të vdesë.

Autorët

  • Ziaudin Kodra

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v20i1.2102

Abstract

Nga data 5 gjer më 18 maj 1965, gjatë 14 ditëvet, vizitova, veç Shën Benedhiktit (San Benedetto Ullano), që ndodhet në një krah të veçuar të Kosenxës, edhe këto fshatra arbëreshe të Kalabrisë të të dy anëvet të lumit Krati. 1. Shën Mitër, Maqë, Vakarico Albaneze, San Kozmo Albaneze (Strihar) dhe San Xhorxho (Mbuzat) me qendër Shën Mitrin. 2) Në krahun tjetër të lumit fshatrat Ungër, Firmo, Firmoza, Frasnita dhe Ejanina. Në këto 11 fshatra mblodha aqë sa mund të mblidhet në 14 ditë, veç të tjerash edhe disa materiale gjuhësore, që kur i lexon e i dëgjon, të bëjnë të mendosh rreth gjuhës së arbëreshëvet. Këtu poshtë do të rrjeshtoj disa shënime fonetike rreth gjuhës së këtyre fshatrave dhe të disa fshatravet të tjera për të cilat mora të dhëna nga njerës që banonin në Kosenxë e Kastrovilari, kryeqendra të dy gru- pevet të fshatravet arbëreshe në dy anët e lumit Krati. Çështja e parë së cilës i kushtova kujdes të veçantë, ishte ajo e shqiptimit të Z-së në lidhje me Ij-në, tinguj rreth të cilëvet ne diskutojmë shumë për mënyrën se si duhen shprehur me shkrim në transkriptimin e tekstevet arbëreshe. Si e konstatojmë nga materialet e mbledhura, nga bisedimet, nga njerëzit në shtëpi, në rrugë e në kafene, pranë Z-së mbizotëron Zj-ja. Ky tingull është gjithnjë Zj si në Ungër e në Firmozë, fshatra të së njejtës anë të lumit Krati, ashtu edhe në Shën Mitër dhe në Vakaric, në anën tjetër të këtij lumi.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

1966-03-01

How to Cite

Kodra , Z. (1966). Disa shënime gjuhësore të mbledhura në fshatrat Arbëreshe të Kalabrisë: Po botojmë këtu një shkrim postum të të ndjerit kandidat të shkencave Ziaudin Kodrës, shkrim që autori ia kishte dërguar revistës pak kohë para se të vdesë. Studime Filologjike, 20(1), 139–150. https://doi.org/10.62006/sf.v20i1.2102

Numër

Section

Kumtesa dhe shënime