Rreth disa çeshtjeve të leksikut të Pjetër Budit

Autorët

  • Kolë Ashta

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v23i4.2601

Abstract

Jo vetëm si e arësyeshme, por edhe si e domosdoshme do të merret kjo pyetje, kur mendon njeriu se kanë për t’u nxjerrë veçoritë leksikore të një shkrimtari, i cili shkroi e botoi ma shumë se asnjë tjetër gjatë rrjedhës së shekujve XVI, XVII e XVIII të letërsisë sonë. Katër janë veprat e tija: «Doktrina e kërshtenë» (1618), «Pasëqyra e të rrëfyemit»
(1621), «Rituali roman» (1621); kjo e fundit në pjesën ma të madhe u shkrue latinisht e nuk do mbajtë fund e krye si punë e Budit veç si vepër kishtare shkrue së tjerësh ma përpara; si punë e tij le të njehen vetëm ato rubrika»të përkthyeme shqip o të spjegueme; në fund të Ri- tualit lexohet «Spjegimi i meshës» (1621), faqet e së cilës vepërzë numro- hen në vete. Këto katër vepra, sipas një llogarie së bame, kapin shumën e 1085 faqeve; ndër këto, përveç atyne të përkthyemeve, lexohen 121 faqe origjinale si parathanie, si mbasthanie veprash e si letra (asht fjala për ato dy letra drejtue kishtarëve të Shqipnisë e të botueme ndër librat e tij). Ndër faqet e veprave të tija lexohen edhe 3096 vargje shkrue në vargun kombëtar të tetërrokshit. Kësaj pune së papushim do t’iu shtojshin edhe ato shkrime të pregatituna në Kosovë, ku Budi zuni vend për shumë vjet e nuk paska pushue, si e thotë goja e tij, «tue shkrue përherë libra të përshpirtshëm në gjuhën e tyne, si për ata të Serbisë, si për ata të Shqipnisë, sikurse sot shihet në të gjith ato vise» 1. Gjithashtu asnjeni nuk i ka ra në erë atij «Konfesjonar» të parë e të dytë, të cilët nuk u hodhën në shtyp, nësa i treti asht «Pasëqyra e të rrëfyemit». Po t’u donte me vazhdue ma tutje, për të marrë vesh se ç’masë kanë shkrimet e Budit, kishte me u përmendë edhe relacioni italisht drejtue kardinalit Gozzadini, të cilit i ban me dijtë se ka në mend me ndezë kryengritjen kundra Turqisë në Shqipni.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Pjetër Budi, Relacioni dërgue kardinalit Gozzadini «Buletin për shkencat Shoqërore» Tiranë 1958, nr. 2, f. 86. 2) Pjetër Budi, Relacioni dërgue kardinalit Gozzadini te «Buletin për Shkencat Shoqërore» Tiranë 1958, nr. 2, f. 81. 3) Kahreman Ulqini — Në «Bui. i USHT.» Tiranë 1961, nr. 3, f. 212.

  2. Kahreman Ulqini — Në «Bui. i USHT.» Tiranë 1961, nr. 3, f. 210

  3. Kahreman Ulqini — Në «Bui. i USHT.» Tiranë 1961, nr. 3, f. 210

  4. Kahreman Ulqini — Në «Bui. i USHT.» Tiranë 1961, nr. 3, f. 212

  5. K. Kristoforidhi: «Fjalor shqip-greqisht», transkriptim e përpunim i A. Xhu- vanit f. 8, 1961. 8) Eqrem Çabej: Hyrje në historinë e gjuhës shqipe. «Fonetika historike e shqipes» (dispensé) T iranë 1960 f. 55.

Downloads

Published

1966-12-01

How to Cite

Ashta, K. (1966). Rreth disa çeshtjeve të leksikut të Pjetër Budit. Studime Filologjike, 23(4), 159–165. https://doi.org/10.62006/sf.v23i4.2601

Numër

Section

Kumtesa dhe shënime