Disa vërejtje rreth artikullit: "Bibliografia e letërsisë së vjetër shqipe" të Dh. S. Shuteriqit
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v23i4.2605Abstract
Punimi i sipërm i Dh. S. Shuteriqit, botuar në katër numrat e «Buletin i USHT. Ser. Shkenc. Shoq.» Nr. I, 2, 3, 1962 dhe Nr. 1, 1963, ka tërhequr, padyshim, ve- mendjen e studjonjësve të letërsisë dhe gjuhës shqipe, për shënimet dhe informacionet e shumta dokumentare me anë të të cilave autori është përpjekur të tregojë zhvillimin e letërsisë dhe të gjuhës shqipe. Për këto arësye si dhe për metodën e paraqitjes së dokumentacionit dhe të shënimeve kritike rreth tij men- dojmë, se si titull më adekuat i punimit do të ishte «Shënime kritike mbi letërsinë e vjetër shqipe», që përputhet edhe me synimin e autorit, i cili në «Shënim» (Bulet. Nr. 1) shkruan: «jam përpjekur të jap një vepër të arësyetuar, që të mos i përgjigjet ngushtësisht qëllimit bibliofilik (sic), po të ketë të dhëna të para edhe për historinë letrare dhe gjuhësore».,
Po mbasi punimi është paraqitur si «bibliografi» dëshërojmë të bëjmë disa vërejtje lidhur me këte aspekt të tij.
Downloads
Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.
