Një poezi e Adham Shkabës për Skënderbenë shkruar më 1898
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i2.2819Abstract
Adham Shkaba kishte ardhur në Sofje nga Statobërdha e Korçës. Në fillim u muar me punë të ndryshme, pastaj bashkë me Spiro Garon hapën kafenenë -«Albania«·, e cila u bë çerdhe e shqiptarizmit dhe vendi më i da- shur i të mërguarve në Bullgari. I përfshirë nga entusiazmi patriotik që kishte rrëmbyer kolonitë e shqiptarëve të Sofjes, ai u bë një nga organizatorët dhe themelonjësit e shoqërisë patriotike «Dëshira«·, e cila u krijua më 1 janar 1893. Adham Shkaba nuk ishte vetëm patriot i mirë, po dhe poet me talent. Në «Kalendarin Kombiar» si dhe te «Drita«- e Shahin Kolonjës, që dilnin atëhere në Sofje, botoi shumë vjersha me motiv patriotik. Poezia e Adham Shkabës është një poezi luftarake, që grish për çlirimin e atdheut nga turku dhe kërkon zgjimin dhe bashkimin e shqipëtarëve. Poeti tregon gjendjen e mjeruar të atdheut dhe përpiqet të ngrejë popullin kundër sundonjësve duke treguar fytyrën e vërtetë të xhonturqve. Në dorëshkrimin e vjershave të Adham Shkabës, në faqen e tretë, gjendet dhe një vjershë përmbi Skënderbenë, me titull -«Shqipëria në Zi«·. Ajo përshkohet nga një afsh e dhëmbje e madhe që ndjehen në çdo varg. Poezia është shkruar në alfabetin e vjetër, prandaj po e japim të tran- skriptuar në alfabetin e sotshëm.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Published
1967-06-01
How to Cite
Kacori, T. (1967). Një poezi e Adham Shkabës për Skënderbenë shkruar më 1898. Studime Filologjike, 1(2), 167–170. https://doi.org/10.62006/sf.v1i2.2819
Numër
Section
Artikuj
License
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.
