Skënderbeu në letërsinë italiane
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i4.2831Abstract
Ishte e natyrshme që edhe popujt. e tjerë, të tërhequn nga heroizmat dhe fitoret e Skënderbeut, të mos mjaftoheshin vetëm me disa ndjenja a shprehje admirimi e respekti ndaj tij, por të jepnin edhe diçka konkrete në fushën e historisë e të letërsisë. Fama lavdiplotë e heroit tonë kombëtar preku e mobilizoi shu- më shkrimtarë të huej për vepra historike e letrare. Që nga shekulli XVI e këtej ne gjejmë në Itali poetë e prozatorë që këndojnë e nal- tësojnë në veprat e veta vetitë e méritât e mëdha të Skënderbeut. Pikërisht në fund të shekullit të naltpërmendun dhe nga filiimi i shekullit të pastajmë na çfaqet figura e heroit tonë në katër vepra italiane, nga të cilat tri janë poema heroike dhe një tragjedi. Faktorë të ndryshëm kushtëzuen një trajtim të tillë. Dhe me të vërtetë qysh me Petrarkën e Bokaçin. pionerë të Humanizmit. bota intelektuale përparimtare po kthehej drejt modeleve të klasicizmit greko-romak; një lëvizje e tillë kulturale plotësohej me zgjimin dhe zhvillimin e shpejtë të letërsive kombëtare. Kundrejt ndrydhjes së personalitetit të njeriut dhe obskurantizmit mesjetar po lindte një rrymë e re, që synonte ta ngrinte dinjitetin e njeriut, rrymë kjo që u pasqyrue sidomos në veprat e artit. Kështu në Itali filloi të lulëzojë i quejtuni «Rinascimento». Pikërisht gjatë kësaj periudhe zuni të rindrisë figura e Skënderbeut në sajë të pendës së patriotit dhe të humanistit tonë Marin Barlecit, vepra e të cilit shquhet për vetitë e një epope- je në prozë; atëherë gjetën jehonë në letërsinë italiane heroizmat, fitoret dhe lavdia e kreshnikut krutan.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Published
1967-12-01
How to Cite
Lacaj, H. (1967). Skënderbeu në letërsinë italiane. Studime Filologjike, 1(4), 131–142. https://doi.org/10.62006/sf.v1i4.2831
Numër
Section
Artikuj
License
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.
