Emrat prejfoljorë asnjanës dhe togjet me vlerë foljore të formuara me pjesëmarrjen e tyre.

Autorët

  • Shaban Demiraj

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i2.2855

Abstract

Emrat prejfoljorë asnjanës dhe togjet me vlerë foljore të formuara me pjesëmarrjen e tyre, siç do të vihet në dukje edhe gjatë këtij artikulli, kanë tërhequr vëmendjen e mjaft gjuhëtarëve shqiptarë e të huaj, duke qenë se paraqisin një sërë problemesh të vështira si në planin diakronik ashtu edhe në planin sinkronik. Disa nga këto problème janë bërë objekt shqyrtimi edhe në këtë artikull, i cili është ndarë në dy pjesë. Në pjesën e parë, si trajtohen origjina e emravet prejfoljorë asnjanës të tipit të folur-i-t dhe përmbajtja semantike e tyre, bëhet i’jalë edhe për përkatësinë kategoriale të tyre në shqipen e sotme. Kurse në pjesën e dytë trajtohen togjet me vlerë foljore të tipit për të punuar, me të ardhur dhe një të ardhur. Si argumentohet përkatësia kategoriale e këtyre togjeve dhe si vihen në dukje vlerat e tyre funksionale, shqyrtohet mënyra e formimit të tyre, duke pasur parasysh edhe togjet e ngjashme me vlerë foljore të disa gjuhëve të tjera të Ballkanit. Për të vërtetuar lashtësinë e dukurive të shqyrtuara në këtë artikull, shembujt ilustrues janë marrë jo vetëm nga shqipja e sotme por edhe nga gjuha e autorëvet tanë të vjetër.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Cimochowski, 29 («participe su b s tan ti vé») ; Domi, Morfologjia hist. 5, («Pjesore e substantivuara); Çabej, BUSHT, SSHSH, 1, 1962, 95 («participi i substantivuar të fikët...»)·, Sheperi, 35 («Emërat e nyjshëm të prejardhurë nga përdorimi...i pjesorevet si emëra»),

  2. Meyer, Grammatik, 8 («die a ls su b s tan tiv ich e In fin itiv e ve rw en d e ten P a r ticipia »); Pedersen, KZ 34. 285. (si Meyer-i).

  3. Camarda, 188 («i n eu tri sostantivi de riv a ti dai participi»), Pekmezi, 105 («das Neutrum des Particip») ; Domi, Sintaksa, 214 («me asnjanësin... të pjesores»).

  4. Sheperi, 84 («me asjatëroren e mbiemërit pjesor»).

  5. S. Frashëri Shkronjëtore, 6 («E pa çquem ja kur përdore të si emër), Xanoni, 21 («Kuer vîin [emra t e gjinisë asnjanëse — Sh.D.j prej t ’pasoseve»); Brîncu?, SCL, 1, 1963, 77. («infinitiv substantivat»).

  6. Reinhold, Gr. 5 (τά έηματικά ονόματα); Dozon, 208 («Noms verbaux»·); Sandfeld, 130 («substantif v erbal»); Lambertz, Lehrgang, Teil III, 74 («Verbalsubsantiva aus su b stan tiv ie rten Partizipien»); Sp. Floqi, BUSHT, SSHSH. 3, 1958, 116 («emrit foljor»; kurse n ë f. 115 «cmri prejfoljor»).

  7. Cipo, Gramatika, 121 («...e em ra ve foljorë asnjanës»): Xhuvani, St. Gjuh., 209 («... e emërit foljor asnjanës»), Demiraj, Morfologjia (dispensé), 248, («emrat foljorë të gjinisë asnjanëse»).

  8. Kostallari, BSHSH, 4, 1955, 24.

  9. Gabinski, 57 v.

  10. Pjesoren me prapa shtesën -mduhet ta ketë pasur edhe toskërishtja . Për këtë dëshmojnë gjurmët e saja jo të paka tek arbëreshë te Italisë (P.sh. Matrënga: E mbsuame; Filia: bekuam) si edhe në të folme të Jugut (p.sh. në çamërishte: Kroji ishtë mèrguam; në Gjirokastër, sipas një kumtimi të E. Çabejt, dite e lëvruame; kurse i mënuam, i shtëpuam, i qëruam, që gjejmë tek Kavalioti, ndofta janë trajta të sajuara nën ndikimin geg.).

  11. Përformat e pjesores së shkuar dhe të emravet prejfoljorë asnjanës tek Bu/.uku shih E. Lafe, P. Gj. B., 154-160. Aty, në f. 158-160, jepet edhe një listë foljesh, që në pjesore dalin me forma të ndryshme , si 1) dam, danë, dâtë; 2) lâm, lanë, lâtë; 3) lëm, lenë, lêtë etj. Por do pasur parasysh se emrat prejfoljorë asnjanës në raste të tilla zakonisht dalin me nga një formé të veline, p.sh. të dütë (183/b). mbë të lanë-t (30/b), (të parëtë) e lenë (69/a) etj.

  12. ?.) Por në I/IV/37 Bogdani shkruan: mbëledhunë.

  13. Të kihet parasysh se si emra veprimi në gjuhën shqipe përdoren emrat prejfoljorë asnjanës të ftohur, të ngrohur, të nxehur, të tharë (geg. të ftohun, të ngro- hun, të nxehun, të tham).

  14. Shih artikullin tonë Rreth mbaresavet të shumësit të emravet asnjanës në gjuhën shqipe, «Stud. fil.», 2, 1968, 142-144.

  15. Buzuku, 49/b (ad Corinthios, II. 12/7); 188. Edhe tek Matrënga gjejmë: të përzëna, «prosecutione», të dhémburat «le pene», të sharatë «le ingiurie», té taksu- rat «le promissioni», shih Ci, 42, 182, 45, 25.

  16. Buzuku, 70/b (Luka, 11/17); 141/b (ad Galatas, 5/16; 74/a (Math. 15/19). Edhe tek Matrënga: të bëme të mira «buone opere» (Cj 29).

  17. P.sh. të pëgërët si (tek Xoxa, III/171) përdoret sot pothuaj vetëm me kup- timin e një rezultati konkret veprimi. Edhe emri prejfoljor asnjanës të vjellë përdoret më fort për të treguar rezultat veprimi.

  18. Por ka raste që kuptimi i emrit prejfoljor asnjanës është larguar pak a shumë nga kuptimi i foljes përgjegjëse, si p.sh. emri të lyer (geg. të lyen), që përdoret gjithashtu me një kuptim konkret lënde.

  19. Buzuku, 4/a (Psalmus 112/3).

  20. Budi, DC, 141.

  21. Xoxa, 1/252, 112.

  22. Buzuku, 81/a.

  23. Budi, D C, 121.

  24. Xoxa, 1/101 ; 11/116.

  25. Budi, D C, 10, 168, 99.

  26. S. Frashëri, Shqipëria, 46, 48, 49, 77.

  27. Xoxa, III/84, 171; 11/163, 238.

  28. Xoxa, 1/45; III/12.

  29. Shih § 11-14.

  30. Për këtë tip togfjalëshi shih vërejtjet tona në «Stud. fil.» 1, 1969.. 113 v.

  31. Shih Maria Moser — Philtsou, Lehrbuch der Neugriechischen Volkssprache, 137.

  32. Shih GLR, I, 59, 232. Me sa duket, gjuhëtarët rumunë shohin në këtë «supin» refleksin e supinit latin të tipit cantaium, perditum, i cili është zhdukur që nga filiimi i periudhës imperiale të Romës. Për këtë shih, ndër të tjera, IL R, I, 190, ku shtohet: «Ndërmjet gjuhëvet romane duket se vetëm rumanishtja e ka ruajtur supinin vetëm në rolin e emrit foljor, por ia ka zgjëruar shumë sferën e përdorimit.»

  33. Shih B A, I, 107 v.

  34. Shih Tagliavini, Grammatica, 310-311. Këtu Tagliavini shënon se edhe Meyer-Lübke në Rom. Gr. III, § 255, si edhe në Geschichte des Infinitivs im Rumänischen (në Abhandlungen Herrn Prof. Dr. A. Tobler...), 109-110. nuk e pra- non termin supin për rumanishten.

  35. Linguistique Balkanique, 130.

  36. B A, I, 131.

  37. Po aty, 132.

  38. Po aty, 132. Pancratz-i, duke ciituar Big. Gr. të Weigand-it, § 27, 49, shton se një ndërtim i tillë haset edhe në bullgarishte me emrat prejfoljorë të formuar me prapashtesën -anie, -enie, që, edhe kur kanë nyjen e sprasme shquese, kanë mundësi të marrin një kundrinë të drejtë; p.sh. za izutsvaneto vsitski balkanski jezici «për mësimin e të gjitiha gjuhëvet ballkanike>'.

  39. Shih Pancratz, BA, I, 133.

  40. Për rumanishten shih G L R, I, 59, ku emrat në fjalë klasifikohen si asnjanës, d.m.th. emrat që në njëjës paraqiten si mashkullorë e në shumës si femërore.

  41. Budi, SC, 58; RR, 58, 52.

  42. Bogdani, pj. Il, II/IV/18; f. 3 e Parathënies.

  43. Xoxa, 1/254; 11/83

  44. Musaraj, Para, 1/241-2: 11/397. Do pasur parasysh se në shqipen e sotme, kur ndjenja e gjinisë asnjanëse është dobësuar shumë, format e tipit të qeshura, të rrëfyeme kuptohen zakonisht si forma shumësi të njëjësit femëror e qeshur, e rrëfyeme,

  45. Për këtë shih, ndër të tjerë, Sandfeld, 130-132; Pancratz, BA, I, 147; Jokl, «Litteris», IV 203; Çabej, RRL 1-3, 1965, 107-108.

  46. Shih G L R, I, 268.

  47. Shih, ndër të tjerë, Sandfeld, 130: «Pjesorja përdoret në rumanishte si emër foljor dhe, e prirë nga disa parafjalë, sidomos nga de, kryen shpesh fun- ksionin e paskajores»; Pancratz B A.I, 147: «Ndryshe nga romanishtja, rumanishtja përdor pjasoren e kryer pësore të prirë nga de (pentru, dupa, la) si paskajore, në më të shumtën e rastevet me kuptim qëllimor.

  48. Shih kumtesën tonë F G P për + emër f. as., 213-220.

  49. Shih § 11-14

  50. Dozon, 22, 24.

  51. Pedersen, Alb. T. 59.

  52. Dozon, 22

  53. Pedersen, Alb. T., 34.

  54. Dozon, 21, 30

  55. Pedersen, Alb. T., 24.

  56. Shih Pancratz, ΒΛ, I, 87-88. Por do pasur parasysh se mbiemra pjesorë të substantivuar me kuptim vepror hasen aty-këtu edhe në disa gjuhë të tjera.

  57. Ne mendojmë se shqipja e hershme duhet të ketë pasur edhe pjesore të tashme me kuptim vepror. që duhet të jetë zhdukur prej kohësh. Por mendimi i Meyer-it (Grammatik 43, § 118) që emrat e vepronjësit më -es dhe -és, mund të jenë reflekse të pjesores së tashme të vjetër, mbetet për t’u vërtetuar. Për këtë shih Xhuvani - Çabej, Prapashtesat, 42, 36.

  58. Këtu është fjala për paskajoren e tipit sintetik, që është formuar që heret në gjuhë të ndryshme indoevropiane me anë morfemash të ndryshme (për këtë shih Meillet, «Introduction...», 280-281; Jespersen, 139-140) dhe jo për paskajoren ana- litike të tipit me qenë. Lidhur me këtë çështje shih vërejtjet tona në «Stud. fil», 1., 1969, 82 V.

  59. Edhe sikur të pranojmë hipotezën që emrat e tipit scris-ul në rumanishte të jenë reflekse të supinit I, siç pohohet me rezervë në I L R, I, 190, prapë mbetet për t’u shpjeguar çështja e kuptimit pësor të «supinit» rumun. Mendimi i shprehur në shën. 101 në fund të faqes 109 të kësaj vepre që «supini rumun (me parafjalë dhe kuptim qëllimor ose thjesht abstrakt foljor) mund të shpjegohet si një vazhdim i të dy supinëve latinë», na duket i pambrojtshëm. Sipas mendimit tonë, do t’ishte ndofta më e saktë të pranonim që «supini» rumun, me kuptim jo vetëm vepror por edhe pësor, është vazhdimi i pjesores së kryer latine më -to-, që, siç pohohet edhe në I L R, 192-195, edhe në latinishte është përdorur jo vetëm me kuptim pësor, por edhe me kuptim vepror.

  60. Buzuku, 53/a (2 herë), 69/b, 187/a (2 herë).

  61. (52) Pc aty, 27/b, 69/a, 70/b, 161/a.

  62. Do pasur parasysh se Budi përdor vetëm emrin prejfoljor asnjanës të pasun-i-të, si p.sh. në DC, 58, 60, 81, 125, 129. Po kështu edhe Bardhi: Praedium — Të pasunë.

  63. P.sh. vdekë tek arbëreshët e Kalabrisë (shih Xhuvani-Çabej, Prapashtesat, 40, shën. II.). Ndofta edhe emrat sosë e kullotë janë pjesore të substantivuara. Të kihet parasysh edhe forma nisë-të te G rigori (Marku 1/1) krahas të nisurat’ (Math. 24/8).

  64. Për prapashtesat -lë, -je shih Xhuvani — Çabej, Prapashtesat, 62, 65.

  65. Nga huazimet sllave vetëm emri plehë, i cili në sllavishte ka qenë femëror (shih Selishçev, f. 160), ndeshet si asnjanës tek Budi (SC, 47) si edhe në të folmcn e Skraparit (shih Gjinari, «BUSHT, SShSh. 1, 1958, 92) dhe në të folmen e Bregdetit të Poshtëm (shih Totoni, «St. fil.»· 1, 1964. 145). Ky asnjanës analogjik, siç shihet, ka një përhapje të kufizuar.

  66. Të kihet parasysh se në ato gjuhë që e kanë onde shumë të gjallë ndjenjën e gjinisë asnjanëse, huazimet, që emërtojnë jofrymorë, interprctohen shpesh si asnjanës në përputhje me normat, që veprojnë në ato gjuhë. P.sh. në grcqishten e re huazime të tilla si tram, aeroplan, çaj ctj. përdoren si emra asnjanës.

  67. Nuk po merremi më gjatë me këtë çështje, të cilën e kemi trajtuar më gjërë në një punim ende të pabotuar.

  68. P.sh. nga Buzuku: të abituom, të deshpëlqyem, të firmuom, të murmuruom, të përgjkgjunë, të provedudm» etj.; nga Motrënga: të anastisurë, të arësierë, të ksemolloisurë, të sarkosurë, të sinodepsurë etj.

  69. Emrat prejfoljorë femërorë të këtij tipi janë sajuar nën ndikimin e formavet të shumësit, që u kuptuan si femërore, në një kohë relativisait të vonë, d.m.th. atë- here kur pozita e asrijanësit ishte lëkundur shumë

  70. Për të njëjtën arësye mendojmë se edhe fjalët e tipit të zi-të, të verdhë-t, të ri-të etj., që në shqipen e sotme paraqiten si njësi leksikore të krijuara me anë të substantivimit të formés asnjanëse të mbiemravet përkatës, duhen quajtur emra prejmbiemërorë e jo mbiemra të substantivuar. Termi mbiemër i substantivuar, sipas mendimit tonë, do përdorur vetëm kur kemi të bëjmë me substantivime mbiemrash të karakterit gramatikor (kontekstual).

  71. Për togun foljor të tipit për të punuar shih edhe vërejtjet tona në «Stud. fil.» 1, 19G9, f.. 101-108

  72. Tek Buzuku e tek Budi në diatezat pësore-vetëvetore togu me vlerë foljore i tipit për të punuar përdoret pa pjesëzën përemërore u. Ja disa shembulla nga Buzuku... e duojtë taj i kishnë ngjeruom e prunjshinë për të nfalë timit... «fputabam] ... vestrosque manipulos circumstantes adorare manipulum meum». (Buzuku, 66/b, Genesis, 37/7); ...eu apë korpnë tem për të djegunë. . . «et si tra- didero corpus meum ita ut ardeam» (Buzuku 50/b, ad Corinthios, I, 13/3). ... e qi ashtë mâ i mirë e i denjë për të lëvduom e për të nderunë ... (Budi. SC, 214).

  73. Në shkrimet e bejtexhivet, tek Bibla e Korfuzit, në veprat e dy vëllezërvet frashëriotë. në përrallat e mbledhura prej Pedersenit etj. togjet foljore me pjesëzat parafjalore për dhe me në kuptim pësor-vetëvetor nuk përdoren me pjesëzën përemërore u. P. sh.; Erdhi vakti për të ndarë (= për t’u ndarë)...; . . erdhmë për të shëruarë (= për t’u shëruar) (M. Çami, Erveheja, B SH SH, 1, 1957, 255, 271). Edhe gjithë punërat e ture i bëjnë për të dukurë ndë njerëz... (Grigori, Math. 23/5) ; ... edhe ca nga mbretërit’ e mbëdha ... do të hyjnë në mest, për të mos ndezurë zjari... Kufit* e veriut të Shqipërisë, me të ndarë nga an’ e detit ngjitenë drejt veriut... (S. Frashëri, Shqipëria, 25). Kur erth koha për të ndarë... (— për t’u ndarë) (Naimi, I S, 221)... dhe me të larë (= me t’u larë), u bë njeri..., me të ajëruarë (— me t’u afruar) afërë kasabasë, i thotë kapetani djalit... (Pedersen Alb, I., 63, 33, 24 me të qasurë (— me t’u qasur) dëgjon që llafoseshin njëra me jatëmë... Me të kthyer (= me t’u kthyer) she dervishin që i dolli përpara. Me të ngritur (= me t’u ngritur) vështron andej (Dozon, 21, 27, 30).

  74. Bogdani, pj. II, I/VII/4; pj. I. I/I/19.

  75. K P L, 63.

  76. Mitko, 182, 184, 188.

  77. Xoxa. 1/57, 203.

  78. Kadare, 62, 103.

  79. Xoxa, III/247, 68, 130.

  80. Musaraj, Para, 11/478

  81. Megjithatë, do pasur parasysh se këto togje të pandjekura nga ndonjë fjalë përcaktuese, mund të përdoren rrallë e tek si togje të lira në ndërtime si këto: Sa për të folur, atij s’ia dilte dot njeri. — Kjo nuse — thotë plaku, — për të pam s’e ka shoqen... (D. Kurti, Prralla, II, 124).

  82. P.sh. tek Buzuku, 132/ a-b.

  83. Tek autorët e vjetër në ndërtimet e këtij tipi emri prejfoljor asnjanës haset krye- sisht në trajtë të shquar.

  84. S. Frashëri, Shqipëria, 47, 52.

  85. Bogdani, pj. II, III/III/ll; IV/IV/21

  86. S. Frashëri, vep. cit., 42.

  87. Xoxa, 11/200.

  88. Bogdani, ,pj. I, II/II/11; pj. II. III/III/5.

  89. Noli, 29-30, 32.

  90. Xoxa, 1/34; III/225; 1/34; 11/36.

  91. Musaraj, Para, 1/423, 433; 11/372.

  92. Bogdani, pj. II, IV/IV/8.

  93. S. Frashëri, SJiqipëria. 80. 79

  94. Noli, 32.

  95. Xoxa, 1/58, III/35.

  96. Pedersen, Alb. T. 35, 66.

  97. Noli, 9.

  98. Xoxa, 1/121; III/276.

  99. Shih kumtesën tonë në Konferenca I, 215-216, si edhe -Stud. fil.» 1. 1969, 105 v.

  100. Megjithatë, S. Frashëri këtë forme c përmend një herë në f. 71 të grama- tikës së tij, kur bën fjalë për kohën e ardhme. Ja si shkruan ai: «Është edhe një farë mot: i pritmë i përzjerë prej të tanis.hmit a të rrëfyeshmit të së premes’ së foljes ndihmëse pasurë edhe prej të paçquamesë, në mest të së cilave hyn për- para, për pas toskëvet. a me, pas gegëvet, si: kam për të pasurë, kam me pasunë, a kam me pasë, kisha për të pasurë, kisha me pasunë, a kisha me pasë».

  101. Da Lecce në veprën e tij formen perifrastike të tipit për të kënduem (f. 53) dhe atë të tipit kam për të kënduem (f. 47) i txajton si forma të paskajores së ardhme me nuancë domosdoje.

  102. Hahn-i në pjesën e dytë, f. 88, fë veprës së tij shënon se «konstrukti par- ticipor» i sajuar nga emri participor i prirë prej parafjalës për «lejon akoma më pak se [konstrukti] i mëparshëm [tuke tundurë] një përkthim fjalë për fjalë në gjermanishte». Pastaj ai rendit disa shëmbëlla. ku togu i tipit për të punuar është perdonar me funksion kallëzuesor, atributiv dhe qëllimor si : Kush ishtë për të ardhurë, e të vijë, kush ishtë për të mos ardhurë, e të rijë. Rushtë janë për të ngrënë. Ishtë njeri ... për të mos folë, për të mbiturë. ... kuvenduanë ... për të vrarë atë:

  103. Camarda, megjithëse në Saggio, 268, pohon se paskajorja mungon në dialek- tin tosk. duke përfshirë arbërishten e Italisë, në f. 329 shënon se «forma me para- fjalën për ka një përdorim të ngjashëm me paskajoren e italishtes të prirë nga da ose per: vajza ishtë për të martuarë...: ai ç’ishtë për të ardhurë: ... jam për të ngrënë, për të nisurë ...» Edhe në Appendice, f. 3, shën: 4, Camarda. kur shpjegon formën për të dëgjuarë me italishten për udire dhe me greqishten υπέρ τοϋ άκούειν, shton shënimin «një nga format e paskajores».

  104. Dozoni në veprën e tij, f. 313, thotë se emri prejfoljor asnjanës i prirë nga për «shërben për të shprehur paskajoren». Në f. 226 ai shënon gjithashtu se në «Shqiipërinë qëndrore» përdoret një e ardhme. e dytë e for- muar me ndihmësen kam dhe me «formën e paskajores për të ...». Sipas tij, kam për të lidhurë ka kuptimet «j’ ai à lire, je dois lier» si edhe «je lierai».

  105. Kristoforidhl në gramatikën e vet formën perifrastike për të kërkuarë (f.

  106. e trajton si një formë të paskajores së tashme. Ai jep edhe format perifrastike të së ardhmes, përkatësisht të kushtores, kam për të pasë (f. 104). kishjem për të pasë (f. 104). Por ai ka dhënë edhe forma perifrastike të paqcna si për të pasë kërkuarë (f. 123), kam për të pasë pasë, kishjem për të pasë pasë etj. (f. 105, 109). Për këto shih edhe kumtesën tonë në Konferenca I, 213 v.

  107. Meyer-i (Granmmatik. 43) shkruan: «Në një numër lidhjesh pjesorja, sidomos me nyjen e përparme të shërben për të shprehur paskajoren që mungon; p.sh. erdha për të shiturë....»

  108. Pekmezi formën perifrastike tipit për të hapur e jep si paskajore tëtoskë- rishtes (Grammatik, 73,79,195).

  109. Weigand-i, Grammatik, 135. thotë se në Elbasan përdoret «pas mënyrës tos- ke» edhe konstrukti i tipit për të hangér në vend të konstruktit të tipit për me hangër.

  110. Sheperi Gramatïka, 183, thotë se në toskërishte në vend të paskajores përdoret gjinia asnjamëse e mbiemrit pjesor me parafjalën për, p.sh. me shkrue = për të shkruar.

  111. A. Pihilippide në veprën e tij Originea romlnilor, f. 616, pohon vlerën infinitivale të toguit foljor të tipit për të punuar.

  112. Gramatika e Re, 127.

  113. )Gramatïka, 120, Sintaksa, 47.

  114. Studime gjuhësore, 211.

  115. Shih, ndër të tjera, veprën e tij Vozniknovenije infinitiva kak vtoriçnyj ballkanskij jazykovoj process, f. 161-246.

  116. Në Sintaksa, 47, Cipua e quan këtë formë edhe -«infinitivi me për të».

  117. Konferenca I, 215-228, «Stud. fil.» 1, 1969, f.. 104 v.

  118. Buzuku, 103/a (Isaia 53/7); 100/b (Math. 27/65).

  119. Budi, R R, 94.

  120. Pedersen, Alb. T. 38, 70.

  121. S. Frashëri, Shqipëria, 48-9, 8.

  122. Noli; 5, 10.

  123. Xoxa, 11/149; III/57.

  124. Xoxa, 1/36; III/225; 11/40.

  125. Musaraj, Para, 11/50, 124, 212.

  126. Kadare, 56.

  127. Buzuku, 178/b (ad Romanos. 8 36).

  128. Budi, DC, 134.

  129. Bogdani, pj. I, I/V/7.

  130. Pedersen, Alb. T. 35.

  131. S. Frashëri, Shqipëria, 35, 79. 92.

  132. Noli, 27, 123.

  133. Xoxa, 1/215; III/60, 160.

  134. Musaraj, Para, 1/347; 11/17.

  135. Funksionin kallëzuesor të togfjalëshit bëhem + paskajoren e tipit për të punuar e ka vënë në dukje edhe F. Agalliu (shih Konferenca I, 378).

  136. Por, kur paskajorja e tipit për të punuar, e prirë nga një formë vetore e foljes jam, përdoret me kuptim të qartë vepror ose intransitiv — mesor, atëhere togfjalëshi kallëzuesor nuk shpreh ndonjë nuancë detyrimi. P.sh.: Qeveri e tyrqet në Shqipëri është vetëm për të mbledhurë pagesat e ushtarëtë... Moncdhat e argjëntta e të niqelta do të jenë vetëm për të mbushurë sumat’ e vogëla... (S. Frashëri, Shqipëria, 50. 84).

  137. Buzuku, 185/a (ad Corinthios, I, 15/54)

  138. Budi. SC, 8,

  139. Bogdani, pj. II, III/I/ll.

  140. Kurti, 1/99.

  141. S. Frashëri, Shqipëria., 67.

  142. Noli, 8.

  143. Xoxa. 1/95; 11/198.

  144. Musaraj, Para, 1/332, 352-3; 11/432, 1/219, 74.

  145. Musaraj, Para, 1/212.

  146. Buzuku 59/a.

  147. Bogdani, ,pj, I, I/VI/7; pj. II, I.I/VII/8.

  148. Pedersem, Alb. T. 65, 45

  149. S. Frashëri, Shqipëria, 60.

  150. Noli, 35.

  151. Xoxa, III/130; II/7.

  152. Musaraj, Para, 11/460.

  153. Buzuku, 114/b (Esdra, II, 8/3).

  154. Bogdani, pj. I, III/IX/3.

  155. Pedersen, Alb. T.; 82.

  156. Xoxa, 1/170; 11/36.

  157. Musaraj, Isha une, 85.

  158. Budi, RR, 352.

  159. Bogdani, pj. I, I/I/19.

  160. Noli, 91.

  161. Xoxa, 11/172.

  162. Kadare, 99.

  163. Xoxa, III/63.

  164. Noli, 51.

  165. Musaraj, Para, 1/191.

  166. Shih Lafe, «St. fil.«· 3, 1964, 129.

  167. Shih «Zèri i Popullit«·, dt. 17.V.1967, f. 4.

  168. Xoxa, III/62, 1/132.

  169. Kadare, 83.

  170. Gjata, Përmbysja, 55.

  171. B. Dedja, Gaz. «Mësuesi»·, dt. 5.V.1967, f. 2.

  172. Shih BUSHT, SShSh, 3, 1958, 116.

  173. Për përdorimin e ndërtimevet të këtij tipi në rumanishte dhe në gjuhët e tjera romane si edhe në gjuhët sllave shih veprën e cituar të I. Bacinski-t, L'infinitif, 41-43.

  174. Xoxa, 11/247; 1/227,208; 11/157.

  175. Musaraj, Para, 11/501, 15.

  176. Kurti, 1/50, 68, 108; 11/55.

  177. Këto forma perifrastike të së ardhmes dhe të kushtores, sipas mendimit tonë, e kanë burimin tek togfjalëshat kallëzuesorë të formuar nga fol ja kam (kisha) dhe nga paskajorja e një folje tjetër (shih më sipër pikën 3/b).

  178. Kurti, 11/118; 1/130.

  179. Pedersen, Alb. T., 90, 91.

  180. S. Frashëri, Shqipëria, 40, 66, 61.

  181. Xoxa, III/301 ; 1/223; 11/19.

  182. Vep. cit., II, 88. Do shënuar se Hahn-i e trajton këtë tog njëherazi dhe, me sa duket, si të njëjtë me togun foljor të tipit me thënë.

  183. Dozon, 314.

  184. Dozon, 314.

  185. Cimochowski, 120.

  186. Po ai, 120.

  187. Botuar së pari në BShSh 2, 1954, dhe ribotuar më 1956 në përmbledhjen «Studime gjuhësore».

  188. «Stud. gjuh», 209.

  189. Po aty, 210.

  190. Po aty, 210.

  191. Shih BUSHT, SShSh, 3, 1958, 115-116.

  192. Po aty, 115.

  193. Po aty. 116.

  194. Po aty, 116-117.

  195. C. Haebler. Grammatik der alb. Mundart von Salamis, 152.

  196. Shih Morfologjia, f. 248-249.

  197. Në vend të së kryerës së thjeshtë (dhe në kuptimin kohor të saj më ndonjë të folme gege mund të haset koha e kryer, P.sh. Me t'ramen m’pazar ka bumullue. Me t’hymen n’shpi ka ra rrfeja (Cimochowski. 119).

  198. Togu në fjalë mund të përdoret edhe me kuptimin kohor të më se të kryerës (plus quam perfectum), në rast se folja e fjalisë drejtuese është në më se të kryerën e dëftores. P.sh. Edhe Piciruku e Rexha, që, si të qarkorit, duhej të ishin pak a shu- më më të informuar, kishin ardhur në mbledhje drejtpërdrejt nga Peza bashkë me të deleguant e tjerë dhe s’mund të çfaqnin asnjë mendim, ndërsa një numër i madh ilegalësh, kryesisht përgjegjës celulash, që vinin nga Tirana, ishin nisur me të marré lajmin dhe s’kishin patur kohë të takoheshin me asnjë nga shoikët e qarkorit. (Musaraj, Para, II/232-3).

  199. Dozon, 21, 30-31, 30.

  200. Pedersen, Alb. T., 22-23, 35, 35.

  201. S. Frashëri, Shqipëria, 47.

  202. Xoxa, 11/85; 1/131.

  203. Musaraj, Para, 1/485, 250; 11/478.

  204. Cimochowsjd, 120.

  205. Kur folja e fjalisë drejtuese është në kohën e ardhme në të shkuarën (e cila formalisht del njësoj me kushtoren), atëhere edhe togu në fjalë ka kuptimin e një së ardhmeje në të shkuarën dhe mund të zëvendësohet me të pakryerën e lidhores. P.sh. Qante e ëma edhe ulërinte, se me të vatur djal’i saj te asllani, to Xi derdhej edhe to ta bënte njëmijë copëra. . . (Dozon. 55). Zoti Ajet e dinte... se Qemali,... me të shikuar gjermanin e parë në prag të portes, do t’i vërsulej me bomba (Musaraj, Para, 1/493).

  206. Dozon, 55.

  207. Pedersen, Alb. T., 39.

  208. Dozon, 56.

  209. S. Frashëri, Shqipëria, 73, 74. ,

  210. Musaraj, Para, 1/433, 190; 11/43, 148.

  211. S. Frashëri, Shqipëria, 25, 36.

  212. S. Frashëri. Shqipëria. 21, 80. 88.

  213. Po aty, 17-18, 47.

  214. Naimi në raste të tilla përdor formen perifrastike të tipit me qënë, gjith- një me vlerën e përcjellores. P.sh.: Po hëna, me mos pasurë ujëra e me qënë shumë m’e vogëlë nga dheu, duke plasurë (cip’s saj shulmë herë, iu mbarua zjarri. (Rev. «Drita», 11/23). Dheu, me qënë m’i math se hëna, thëthiti ujërat’ e erënë hënësë (Di turi të, 6).

  215. Për përdorimin e kësaj forme tek Naimi në fjali të varura me funksione të tjera sintaksore shih Demiraj, BUSHT, SSHSH, 1, 1959, 50-51.

  216. Shih Floqi, BUSHT, SSHSH, 3, 1958, 115.

  217. Shih Thomaj, BUSHT, SSHSH, 4, 1961, 135.

  218. Shih Totoni. FZ, BUSHT, SSHSH, 1, 1962, 206.

  219. Shih Haxhihasani, BUSHT, SSHSH, 4, 1963, 138. Për një përdorim të tillë shih edhe M. Çeliku, VFK, Stud. fil. 3, 1966, 101.

  220. Xoxa, Lumi, III. 130.

  221. Shih Pedersen, Alb. T. 172.

  222. Shih Floqi, BUSHT, SSHSH, 3, 1958, 115.

  223. Gjinari, FM, BUSHT, SSHSH 4, 1958, 106.

  224. Totoni, FBP, II, St, fil., 2, 1964, 137; VFM, St. fil., 3, 1965. 120; VFQGJ, St. fil., 1, 1961, 115.

  225. Thotmaj, BUSHT, SSHSH, 4, 1961, 135.

  226. Totoni, FZ, BUSHT, SSHSH, 1, 1962, 206.

  227. Natyrisht veprimi i shprehur nga togu i tipit një + të ardhur ndjek atë të foljes së fjalisë, pas së cilës ai është bashkërenditur.

  228. Cimochowski. 120.

  229. Çështjen e dizintegrimit të gjinisë asnjanëse e kemi trajtuax në një punim tjetër ende të pabotuar.

  230. Cimochowski, 119.

  231. Çeliku, Togje foljore; BUSH T, SSHSH 1. 1963, 171.

  232. Shih Cipo, Sintaksa, 40; Xhuvani, Studime gjuhësore, 210.

  233. Sipas një kumtimi të studemtit Mehmet Elezi nga katundi Margegaj i Tro- pojës, në të folmen e asaj zone përdoren jo rrallë ndërtime të këtij tipi me emrin prejfoljor në gjininë asnjanëse, si p.sh.; T’çelunit dera, [ajo] po e kthe kryet n’njan’anë, tuj kujtue se po i vje djali. Edhe tek Mitkua hasen ndërtime të këtij tipi me emra prejfoljorë asnjanës në trajtë të shquar pa ndonjë parafjalë, por nuk jemi të sigurtë në kemi të bëjmë në këtë rast me ndërtime popullore. Ja disa shembèlla : Të marrët mjeku djalin, e shpuri në shtëpi të tijë... ; Po djali, të parët se ay iu afërua, siç e mësoi plaka, hodhi përpara gurin e krypës:.. (f. 177). Po tek Mitkua emrin prejfoljor asnjanës në trajtë të shquar në ndërtime të këtij lloji e gjejmë edhe të prirë nga parafjala me./ P.sh. Me të vaturit nd’atë fshat ay, ra ndë shtëpi të një plake. Me të kalturët atë adha ndë një vënd, kaha ku me zi i pa glishtin vetëm asajë, sakaqë i rëmbyen florinjtë... (f. 179). Me të njëjtin funksion Mitkua përdor ndonjëherë të ashtuquajturën përcjellore, siç na dëshmon kjo shëmbëll : E djali, tuke paré këtë punë të prapë, u nqas, edh' ua çkëmbeu të ngrënët (f. 177). Edhe Camarda, Saggio, 269, 329, thotë se emri prejfoljor asnjanës i prapanyjëzuar «shërben si pjesore absolute: të thënëtë këta, «detto questo», duke u nënkuptuar ndofta një parafjalë». Përsa i takon përdorimit të nyjes shquese të kallëzores (-n, përkatësisht -t a -të), kjo është bërë e domosdoshme në kete rast nga mungesa e parafjalës dhe e ndonjë fjale përcaktuese (si nyja nje, ose ndonjë përemër). Në gjuhën shqipe emrat rnund të përdoren në rasën kallezore të pashquar njëjës, pa qenë të prirë nga ndonjë fjalë përcaktuese, zakomsht, vetem kur përdoren në funksion kallëzuesor.

  234. Jamik, 10.

  235. Kurti, 1/12, 29, 85, 13; 11/103.

  236. K P L, 158.

  237. Mjeda, Juvenilia, 32.

  238. Shih Sandfeld, 122-124, 130-132.

  239. Po aty, 123.

  240. Po aty, 124.

  241. Shih § 5.

  242. Për vjetërsinë relative të këtâj togu me vlerë foljore në shqipe nuk flet vetëm ekzistenca e tij në të gjitha të folmet e shqipes, duke përfshirë edhe ato të arbëreshëvet të Greqisë e të Italisë, por edhe plurifunksionaliteti i tij.

  243. Sandfeld, 122.

  244. Shih A. Philippide, Origines Romînilor, 442, 616.

  245. Shih § 14.

  246. Shih A. Philippide, vep. cit., 434, 442.

  247. Shih § 12.

  248. Shih § 9.

  249. Noli, 50.

  250. Shih Haebler, 152.

  251. Shih Cimochowskd, 120.

  252. Tek Reinhold-i, Leks. 48 gjejmë: plëhurë për të pushtruarë panikotënë. Gjithashtu tek Haebler, Gramm. 152, gjejmë: Karavi ish për të mbarturë; plaku ish për të vdekurë.

  253. Shih kumtesën tonë në Konferenca 1, 219.

  254. Shih § 10.

  255. Shih edhe § 7, shën. 58.

  256. Shih edhe kumtesën tonë në Konferenca 1, 219.

  257. Shih Pedersen, Bidrag, 255. Shih edhe kumtesën tonë në Konferenca I, 220.

Downloads

Published

1969-03-01

How to Cite

Demiraj , S. (1969). Emrat prejfoljorë asnjanës dhe togjet me vlerë foljore të formuara me pjesëmarrjen e tyre. Studime Filologjike, 1(2), 39–74. https://doi.org/10.62006/sf.v1i2.2855